Kulturë
Kalosh Çeliku: Pabesia
E marte, 22.03.2022, 07:04 PM
PABESIA
(Monodramë
për Ditën e Nesërme. Ditëlindje,
mikut
të Penës rebele, Fadil Bekteshi)
NGA
KALOSH ?ELIKU
Fadil Bekteshi
lindi më 23 mars 1955 n? fshatin Muhoc të komunës së Bujanocit në Kosovën Lindore. Familja e
tij në vitin 1960 u shpërngul nga ky fshat dhe u vendos në fshatin Llopat të
komunës së Kumanovës, në IRJ t? Maqedonis?.
M?simet e para
i mori n? sh. f. “Jeta e Re” n? fshatin Sllupçan, pastaj shkollën
fillore e kreu në Llopat dhe Kumanovë, të mesmen në Kumanovë. Ndërsa,
Fakultetin filologjik, Dega për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe e kreu në Prishtinë, n? vitin 1979. Punoi në Televizionin e
Prishtinës në redaksinë për fëmijë, e pastaj në Shkup si lektor në revistat për
fëmijë. U p?rjashtua
nga puna, i etiketuar si “armik i shoq?ris?”, si pasoj? e ndjekjes permamente
nga UDB -ja, iu montua procesi gjuq?sor n? Shkup nga prokuror? gjakpir?s
ushtarak dhe u d?nua me 2,5 vjet burg, t? cilin e vuajti n? burgun
fam?keq t? Idrizov?s (IRJ e Maqedonis?) n? vitet 1984 - 1986.
Hovin
m? t?
vrullsh?m letrar e publicistik ia nd?rpreu m? 1981 dora e zgjatur e UDB -s? n?
redaksin? e gazet?s “Flaka e v?llaz?rimit”, kur iu botua libri i par? (tregime
p?r f?mij?) “Baloni”, por pas nj? muaji botimi, ende pa dal? nga depoja
e k?saj redaksie, edhe libri iu anatemua, u p?rndoq si vet? autori dhe nuk u
lejua t? lexohet dhe t? vler?sohet nga lexuesit. M? pastaj p?r n?nt? vjet me
radh? e kishte t? ndaluar me dekret t? polic?s? letrare botimin n?p?r revista
letrare e gazeta shkrimet e tija letrare - publicistike, kurse p?r t? botuar
ndonj? lib?r t? ri, autori as q? mund t? ?nd?rronte n? at? koh?.
M? 1991 arriti disi t? pun?sohet
n? redaksin? e gazet?s “Flaka e v?llaz?rimit”, ku konkuroi p?r t? ushtruar
detyr?n e gazetarit n? rubrik?n e kultur?s, porse u hodh, pa d?shir?n e tij, n?
detyr?n e pun?s s? lektorit q? t? neutralizohej me çdo kusht dhe, q? t? mos mjaftonte kjo, redaksia
n? fjal? e kusht?zoi me pun? “provuese”, p?r ta suspenduar pas gjasht? muajsh
me etiketat m? t? paskrupullta dhe kriminale si “i rreziksh?m” p?r kolektivin e
redaksis?!... Nd?rkaq pas pes? muajsh, u rikthye n? pun? me rrug? gjuq?sore dhe
prap? ushtroi detyr?n e lektorit n? k?t? gazet? t? p?rditshme.
Fadil
Bekteshi qe edhe kryeredaktor i revist?s “Doruntina”, revista e par? e pavarur nd?r
shqiptar?t n? IRJ t? Maqedonis?. Gjithashtu, ishte edhe kryetar i Klubit t?
Shkrimtar?ve t? Kumanov?s: “Jehona e Karadakut”. Iku nga mesi yn? papritmas, m?
30 maj 1998 n? katundin Llopat t? komun?s s? Kumanov?s.
Fadil
Bekteshi pas vetes la k?to vepra letrare: Baloni - tregime (1981), Udhëtim nëpër skëterrë - reportazhe letrare
(1993), Na ishte njëherë një gjeneral - publicistikë (1995), Filxhan
i dashurisë - poezi (1995) dhe Dashni qyqare - përzgjedhje poetike
(2001).
Let?rsia shqipe edhe sot e
k?saj dite e ndjen shprazt?sin? q? e la papritmas autori n? luft?n me pen?.
Pena e tij prej kaçaku sa qe gjall? pa m?shir? i goditi Rrospit? Meshkuj.
Librat e tij edhe sot u shtin? frik?n dhe tmerrin kulturofag?ve q? jan? strukur
n?p?r redaksi, kabinete e parti politike duke dh?n? shpirt. Vargu i tij fshikulloi
dhe goditi p?r vdekje.
Z?ri i kryengrit?sve e
ngriti nga varri...
Akuza nga Tabuti
Skena: (Rezidenca te
“Pazari Grave”. Errësirë. Zëra nëpër natë. Ulërima e ujqve: ulu-lu-luuu… kënga
e Zogut të keq: Hu… Hu… Huuu… Krrokatja e sorrave: krrau, krrau… Krrauuuu…
Lehja e qenve: Ham-ham… Haaam… Një pushkë: kauuu… Drita ndizet ngadalë në skenë
dhe ndriçon një tabut, në të cilin shihet një gjenaze… Dikur përqendrohet,
ndalet në fytyrë… )
ZËRI NGA
AUTOPARLANTI:
Fadil Bekteshi
Tash pse hesht.
Goja ç’t’u mshel?
(T’u mbylltë!)
T’shushatën, t’rrafshuan përtokë
Tërmetet e Mallit tim!
Kasabë!
Seç po flasin
Ç’po thonë mbi kokën time?!
Mos m’bëhet veçse ëndërr
Sall një Ankth
Një Lemeri?
Me ty
A do t’jem zhgëndërr?…
Ç’po rritet Gjëma!
Zëra mahmur zëra funebër
Të ndërprerë zëra gulçima…
Oh, plagët
Po m’terin
Bre
Plagët!
Mos më qani me kuje mbi Varr
Po me këngë Dashnie më nderoni!
ZËRI NGA TABUTI:
Hi-hi-hiii… Qenë…
Këlyshë me zgjebe të Buçës… Më vratë pas shpine… Në terr… Nuk menduat se mua
nuk më zë plumbi. Me Zonjën Vdekje natë për natë kemi ngritur dolli… Deri në
agim kemi shkruar poezi… E dikur para agimit kemi bërë dashuri… Gjithë “Pazarin
e Grave” e kemi ngritur në këmbë.. Luftë kemi bërë si burrat. Luftë. Përderisa,
ju e keni lëvizur bishtin sa herë që ua kanë hudhur nga një asht shpërblim. Një
torbë taxhi. Edhe atë, vetëm e vetëm që të më ndërseheni pas shpine me gjuhën
jashtë dy pëllëmbë. Eh, sa më dhimbseni që ende i vazhdoni lehjet pas shpine. E
mashtruat veten kur menduat se shpëtuat nga unë te “Pazari Grave”. Vetëm,
gabuat keq kur më shpallët se mua më vrau dashuria… Jo. Jo, ore të mjerë me
bishtin ndër këmbë. Jo, nuk më vrau dashuria, po pabesia…
E dini se unë jamë
gjallë te “Pazari Grave”. E vazhdoj luftën me penë. Në çdo librari ju kam vënë
pusi… Bibliotekë… Në një tavolinë ngrej dolli me motrën Doruntinë… E solli
Vëllai i Vogël nga varret. E shpiu amanetin e Nënës në vend. Ju, do të thoni, e
solla unë motrën! E di unë, ju jeni të poshtër. Qen?… Këlyshë me zgjebe… Por jo, e keni
gabim. Motrën Doruntinë e solli Vëllai i Vogël… U ngrit nga varret… Vetëm e
vetëm që ta shpie në vend amanetin e Nënës…
Vështirë e kam mes
këtyre dërrasave, në këtë tabut. Dita-ditës ngushtohen, më shtrëngojnë në
errësirë. M?i mbyllin veshët të mos dëgjoj zëra… Sytë të mos jua shoh, lehjet,
marrëzitë… Tradhtinë… E dini ju se, unë të gjitha i hedh në libra. E dini. Edhe
dashurinë edhe pabesinë. Vallë, a nuk ua thashë të gjitha te libri: “Filxhan
i dashurisë?! Por, kot. Ju, posa e morët librin në dorë, i mbyllët sytë…
Veshët… Mua më shpallët të marrë te “Pazari Grave”. Ndërseheni pas shpine. E
keni shitur veten për një asht shpërblim. Gjuhën e keni nxjerrë dy p?ll?mb? nga vapa… Përjargeni… E zvarritni veten me
gjithë zgjebe në shpinë me vite e vite. Vetëm pak ta lëpini ashtin. Vetëm pak
ta lëkundni bishtin pas ndonjë porte. E kokën? kokën kurrë nuk do ta nxirrni
nga kontinierët e bërllokut. Ja, edhe pse i keni sytë e lidhur. Gojën me jargë…
Bythën e shitur te Vetëshërbimi kukullave…Hi-hi-hiii… Edhe këtu në tabut ju
dëgjoj, përmes dërrasave, që më thoni: Është i çmendur. E kanë hallakatur
librat… Poezia… Dashuria… E ka zënë gjumi në një faqe. Natën e ka bërë ditë. E
ditën natë. Por, e keni kot. Unë e di rrugën për në Baba Tomorr. Vendin e
perëndive. Majën ku pihet vera, shkruhet poezia dhe bëhet dashuri… E doni t?jua them edhe këtë: Unë sytë nuk i kam të lidhur me
shami. Unë nuk jam i mençur si ju, që ta shes veten… Atdheun… Ja, edhe pse e
pëlqeva Varrin… Parajsën… Xhehnemin ua lash juve te Pazari Grave… Lugatin e
Koçeve… Dexhallin… Doruntinën nga varret e solli Vëllai i Vogël… Sa herë doni t?jua them nga ky tabut?! Njëqind herë. Po, mua kush më
solli këtu në skenë?! Kush e hoqi kapakun e Tabutit që t?ju flas marrëzira, t’jua mbush mendjen se nuk më vrau
dashuria, po pabesia…
Heshtni! Ja, vjen
Doruntina. Hapat ia dëgjoj nëpër errësirë. E shoh si e hap derën, këndon këngë.
Në dorë ka një qiri. Rrugë të gjatë ka bërë për të ma vënë mbi kokë nj? qiri. (Dera hapet dhe hyn një grua me një qiri të ndezur në
dorë. Ngadalë i afrohet Tabutit, duke vajtuar):
Të vranë natën, o vëlla të vranë
E mbi varr ditën të qanë:
Ca rrufjanë e ca xhandarë!
Po, ty s’të vrau dashuria
Ty të vrau Pabesia…
O vëlla, o trim me fletë
Hakun do të ta marr vetë!...
O Imzot, si do ta
bëj copë-copë Tabutin! Vetëm edhe një herë të ngrihem në këmbë. Penën ta rrok
përsëri në dorë. Gjokun ta lidh te Rrapi. Armët t’i var në degë. Edhe pse
tashti e shoh se gati të gjithë më harruat mes varreve. Edhe miqt?... Edhe armiqtë… Vetëm Doruntina e ka mbajtur
fjalën. E hapi derën e Tabutit dhe ma ndezi një qiri mbi kok?. Ju të tjerët i keni ngarkuar këmbët në
shpinë. Ikni sa mundeni, me të katra nga Atdheu. Nuk e dini ku e keni kokën, ku
bythën. Sytë ua kanë lidhur me shami. Zingjirin ua kanë vënë në qafë. Zgjeben
në shpinë…
E kuptuat tashti
si hyri Doruntina te “Filxhan i dashurisë“. E hapi derën mes atyre
faqeve, ndezi një qiri. E varrosi veten mes vargjeve. Vetëm e vetëm, që unë të
ngrihem nga Varri me gjithë tabut në shpinë. E dini tashti se, ne gjithmonë
kemi pasur dikend në shpinë. Me të katra na ka kalëruar përmes “Pazarit të
Grave”. Na ka mëshuar sa ka mundur me kamxhik. E ne, jemi turrur sokaqeve duke
kënduar këngë. Vetëm se, dihet, nuk kemi guxuar ta hedhim me gjithë samar në
mes të rrugës. E dini pse?! Ngaqë, kemi qenë të dëgjueshëm dhe na ka pëqlyer
robëria. Kemi pasur shpinë të butë, tamam për samar. Ja, pse gjithmonë të
tjerët na kanë hipur në shpinë…
E di se do të më
thoni: po ti, pse e hudhe samarin?! Pse nuk e vazhdove rrugën, po e zgjodhe
tabutin. Një samar edhe më të rëndë, me dërrasa. Edhe këtu do t?ju përgjigjem: Shpinën ma kishte bërë varrë. Këmbët më ngatërroheshin për
në Baba Tomorr. E me këmbë të ngatërruara e me samar? në shpinë, nuk hipet në majë. Rruga
për në Baba Tomorr është larg… Larg… Vendi i perëndive ku pihet vera, shkruhet
poezi e bëhet dashuri edhe më larg… Larg këtyre varreve… Kontinier?ve të bërllokut… Këlyshëve që t’i ndërsejnë
pas shpine…
Natë për natë me
anë të zërave ju dërgoj porosi nga varret. Nuk e di pse, nuk i dëgjoni matanë
hekurave. Nuk u përgjigjeni. Vallë, thua ende i keni sytë të lidhur e veshët të
shurdhuar, apo nuk ju lë bërlloku. Megjithatë, është dashur t’i dëgjoni
cicërrimat e Ciu Ciut. Sqepin e tij në dritare, se është afër agimi. Dielli që
është varë në një lis. Dy Motrat në të cilat është dashuruar Ciu Ciu, që
udhëtojnë me tren. Nuk i shihni dhe dëgjoni gjithë këto shenja, që jua përcjell
me anë të zërave?! Hiqeni shaminë! Mos i shtuponi veshët me copa gazetash!
Zgjidhni këmbët! Hidheni samarin! Dëgjoni porositë që jua përcjell me anë të
zërave dhe shenjave të dritës: Dielli zbret matanë maleve…
Ende asgjë nuk
shihni në lëmë. nuk dëgjoni në errësirë. Edhe nuk më besoni në këtë Tabut. Po,
deri kur unë mes këtyre dërrasave do të pëlcas për ju para derës së Xhehnemit?!
Nuk e dini se, te dera e kam të lidhur një Qen me zgjebe. Ndërsehet pas meje.
Leh. Nuk më le të hyj n? Xhehnem. Brenda te kazani. Frikë kam, thotë se ty nuk të mban Ura e Xhehnemit. E dini
sa është e gjerë, sa një qime floku… Ti, thotë, je plot mëkate. Ndodh të
këputet e bie në mes të Zjarrit të Xhehnemit. Qesh. Ngase, nuk besoj të ketë
mbetur gjall? ende kjo Urë Xhehnemi. Përpara meje kanë kaluar
nëpër atë urë Hoxha i Çelojcës… Haxhi Deputeti… Doktorziu… Faqekuqi… Daudija pa
dimia… Këlyshi i Llagut… Këlyshi i Sharrit… Këlyshi me zgjebe… E dini sa janë
të ngarkuar ata me mëkate?! Nuk e dini. Edhe më mirë që nuk e dini. Fundi i
fundit edhe çka ju duhet kjo urë, kur ju e meritoni Xhehnemin… Zjarrin… Nëntë
muaj janë dimër, i ka th?n? Xha Deralla hoxhës, kur e ka pyetur pse nuk vjen në
xhami t’i lutet Allahut. Dhe, se: në atë dynja do ta djeg Zjarri i Xhehnemit.
Plaku me mjekër të bardhë i është
përgjigjur: Vetëm tre muaj janë verë. Dimrit, do të vish të më lutesh të të jap
pak zjarr, por nuk të jap. Rri, mërdhihu në Xhehnet! Edhe, përderisa të vij unë
në Xhehnem, ti veç më do ta kesh shuar zjarrin. Megjithatë, ju jeni të mençur.
Nuk doni të mërdhiheni gjithë dimrin…
Edhe shumë gjëra
dua t’ju them nga Tabuti. Vetëm se, ju nuk keni nevojë për fjalë… Vargje…
Libra… Jeta është luftë. E lufta kërkon heronj. Ju nuk dini t’i rrokni armët…
Samarin ta hudhni nga shpina në përrua. Zotëriun… Ja, edhe pse ju pëlqen
robëria… Samari… Zotëriu, që ju ka hipur në shpinë... Nuk e dini rrugën për në
shtëpi… Dhiaret p?r n? Baba Tomorr…
Qerrja moti ju
është thyer në rrugë. Zgjedhën e keni në qafë… Zgjedhën… E tërhiqni
njëri-tjetrin zvarrë nëpër ara… E shtyni nëpër ugarë… Po zgjedhën, kur do ta
thyeni?! Zgjedhën…
Një ditë edhe Lopa
ju kërceu në shpinë… Hiç shenjë e mirë. Lopa i kërceu Kaut. Kurrë, Mëzatit…
Kurrë… Mëzati e bën na kaq, në mes të livadhit. Gjithë këto nuk janë tjetër,
përveç se shenja të Kiametit. Dita kur do të bëhet Përmbytja e madhe. Bota do
të pastrohet nga mëkatet. Të vdekurit do të dalin mbi varre…
Dexhalli me Varkën
e Noes do t’ju ngarkojë si kunguj të kalbur dhe do t’ju hedhë në mes të
peshqve. Bota do pastruar nga këto bërlloqe. Peshqit nuk e zgjedhin ushqimin.
Ndodh të mendojnë se jeni krimba. Fundi i fundit çka mund të jeni përveçse:
qenë, këlyshë me zgjebe, krimba… Kafshë të buta, që vetëm përdridhni bythët,
lëvizni bishtin dhe hapni sytë naaa, si Lopa kur i kërcen Mëzati…
Hi-hi-hiii… Çka
nuk e keni këtu të qartë?! Edhe Lopa kur i hap këmbët krenohet në Livadh. E
dini pse, Cufa ia mban bishtin me dorë?! Nuk e dini. Punë e madhe. Po, edhe ta
dini, çka ju duhet juve që bëni jetën e kafshëve të buta… Edhe njëherë t’jua
them: nuk meritoni jetë tjetër. Vazhdoni të jetoni si kafshë!… Kullotni në
livadh... Fusni kokat nëpër kontinierët e bërllokut… E shitni veten për një
torbë taxhi…
Doruntina që ma
ndezi këtë qiri, është profete. Doruntina. Doruntina fluturoi nga minarja e
xhamisë në qiell… E mori me vete Babashehu… Profeti ynë i ndritur dhe e dërgoi
të ma ndez këtë qiri. Ju kurrë nuk i keni dashur lartësitë, por plehërat. Majë
tyre keni dashur të fluturoni në qiell. E kur keni rënë në xheriz, ia keni th?në këngës. Ndonjëri nga ju edhe ka
shkruar vjersha. E ka hequr veten si poet, i ka kënduar Mbretit… Oborrit… Nënës
Parti… Këlyshçe është ndërsyer pas shpine. E kanë shpërblyer me një asht për
“poezi patriotike”… E kanë lidhur te Vetëshërbimi kukullave, në “Bit-Pazar”… E
kanë stërvitur t’u ndërsehet rebelëve. Mirëpo, rebelët me vjershat e tilla
“patriotike” nuk e kanë fshirë as bythën…
Tjetër, çka t’ju
them sonte tjetër, kur çkado që ju them është vonë. Edhe pse më merr gjumi. Ju
do të thoni: Po edhe ti vuan për gjumë?! E di, ama nuk shoh ëndrra. E kam ditur
se Këlyshi me zjgebe e ka futur kokën në një kontinier? bërlloku. Bythën e ka qitur në hava…
Bishtin nën këmbë… Buça e Katundit është rrotulluar pas shpërblimit. Edhe ajo e
ka lëvizur bishtin. E ka përdredhur bythën, i ka nxjerrë jashtë cicat. Vetëm e
vetëm për një shpërblim. I kam ditur të gjitha. Të gjitha. Po, nuk kam dashur
t’ua them për së gjalli. E kam ditur edhe pse ti, Këlyshi me zgjebe, na fute në
grevë urie. Kush të kishte kërcyer në shpinë. Ç’do të thuash për ndryshimet
demokratike… Patriotizmin… Kulturën shqiptare… Apo, për gazetarinë pa censurë…
Hi-hi-hiii.. E pranoj, një gjë nuk e kam ditur: me cilin je shkërdhyer në
politikë… Kush ta ka rrasur deri në herdhe, që ti sot të na shesësh kulturë e
patriotizëm. ti, që nuk di t’i fshish as qyrrat. Ti, që nuk di t’i lidhësh
brekët. Ti, që ec rrugës me brekë mbi pantallona. O Imzot, si do ta nxjerr dhe
do t?i pëshurr shkarravinat nëpër gazeta policore. Ku di ti
ç’është arti, kultura… Kur gjithë jetën je zvarritur pas bishtit të Lopës. Ose
për ndonjë kalemi të Mëzatit me brirë. Në ndonjë bajgë e ke futur kokën. Ashtu
me kokë të përlyer e ke rrokur fyellin në dorë. Por, nuk ke ditur t’i ndërrosh
gishtat, ore i mjerë. Vite e vite ke nxjerrë vetëm tinguj të pakuptueshëm. E
këndej ke dashur ta heqësh veten si kalemxhi. Nuk e ke ditur se art kanë bërë
bejlerët dhe aristokratët… Elita… Kopeja me zgjebe ka bërë bajga… Pordhë e
piskamë… Hi-hi-hiii… Vallë, nuk e ke diur se deri në majë nuk ngjiten këlyshët
me gjithë asht në gojë. Atëherë, pse na more më qafë?! Vetëm e vetëm që
“gazdallarët” të të lënë pasardhës. Kulturës sonë t’i vësh censure policore.
Këlysh buçe, që kurrë nuk do të rritesh qen, po do ta vazhdosh jetën me një
asht në gojë. I tërbuar do të ndërsehesh me të katra pas Mikut tim rebel. E di
pse, ë? Nuk e di. Ja, po të tregoj: pjellë vjen nga soji i qenve. Edhe atë, me
zgjebe…
Hi-hi-hiii…
Doktorziu të ka lidhur me zinxhirë, një asht ta ka hudhur shpërblim dhe të
ndërsen pas mikut tim Poet. Vetëm, se: e ke kot, o i mjerë! Kot. Ai është Ujk.
E ujku nuk e qan kokën për këlyshë me zgjebe që i lehin pas shpine. E lëvizin
bishtin… Bythën… Kokën kurrë nuk e nxjerrin nga kontinierët e bërllokut. E kanë
shitur veten për një asht. Natë e ditë shkoni pas Buçës në ndonjë park, që t’i
kërceni në shpinë. Por, kot. Buçës i turren përmbrapa qindra qen? me zgjebe që t’ia bëjnë atë punë pas ndonjë
gërmushe… Këlyshë… E lëviz bishtin ajo kuçk?. E lëviz, por nuk ka qen Sharri që t?i kërcej në shpinë.
Jo. Ju nuk dini
t’ia bëni atë punë… E keni të lidhur nyje… Bishtin jua kanë futur në gojë…
Frikën në bythë, e vazhdoni rrugën. Dhiareve as nuk hyni, ngase keni frikë mos
e zhveshni lëkurën mes ferrave. E dini se, pa lëkurë nuk mund të hyni në vathë.
E keni frikë Bariun. Bariu që i bie fyellit dhe i ruan dhentë. Ose keni frikë
mos t’ju mjelë me kusi Tata e Madhe… Hi-hi-hiii…
E di, tashti të
gjithë derdhni lot. Edhe Qikllopi… Edhe Daudia… Edhe Këlyshi i Llagut… Edhe
Këlyshi i Sharrit… Edhe Këlyshi me Zgjebe… Edhe Hadum Somuni… Edhe Faqekuqi…
Edhe … Edhe… Vetëm, mos i harxhoni fjalët!… Mos e lodhni veten. Ruani lotët për
përurimin e ndonjë partie. Vetëm Nëna Parti ju do si këlyshë me zgjebe.
Rebelët, mund t’ju lidhim nga një teneqe për bishti. E keni merituar. Nesër,
mund të shtriheni para ndonjë dere, porte me gjuhën dy pëllëmbë. Çka, doni të
thoni se e keni nga vapa?! Jo. E keni nga teneqja… Ashti që e keni në gojë…
Torba me taxhi për qafe…
Vallë, mendoni se
i kam harruar të gjitha. Jo. Jo, ngase edhe sot jua dëgjoj lehjet. Ende keni
ashtin në gojë… Dhe, sa herë që jua bëjnë me gisht, më ndërseheni pas shpine. E
njhni mirë artin e lehjes. Për këtë edhe keni marrë shpërblime. Nuk ju
kujtohet, sa herë më keni paraqitur në polici?! Pastaj, sa herë më keni
kurdisur linçe intelektuale e fizike?!… Kërcënime telefonike… Dënime partiake…
Nuk ju kujtohet?!… Po, edhe sa herë më keni përzënë me polici nga puna, sa herë
e keni ngrënë kafshatën e fëmijëve të mi në Katund. E di unë, me dy qese
bonbone më keni detyruar t’jua uroj Vitin e Ri. Nuk ju kujtohet, kur ato dy
qese bonbone ia përplasa shefit në fytyrë. Ë? Ju këlyshë të Buçës me zgjebe, që
sot më bëni kulturë, letërsi, politikë “madhore”… E hiqni veten patriotë. Edhe
atë në kurriz të shqiptarëve. Popullit që i prijnë para poetët, udh?heqsit shpirt?ror. Qiririt t? Naimit,
që digjet e
tretet përditë. Vetëm e vetëm, që të na “japë pakëz dritë”, ta njohim
njëri-tjetin në errësirë…
Heshtni! Ja, vjen
përsëri Druntina. Qiririn e ka në dorë… Ndizet… Ndizet… Digjet… Tretet… Na bën
dritë… Po, kush jeni ju, ore të mjerë?! Që, doni ta shuani, të na lini në
errësirë?! Vallë, nuk e dini se ju nuk e keni ndezur këtë qiri?! Atëherë, pse i
fryni me gojë? Nuke shihni se si tretet në kët dritë të vërtetë. Përpiqet të na
ndrijë sa më mirë, natën të na e bëjë ditë…
Çka?! Doni të
thoni se, e doni errësirën.?! Nuk ma merr mendja. Ju e doni ashtin… Taxhinë…
Kontinierët e bërllokut… Buçën e katundit, që një ditë të rriteni në qen me
zgjebe. Tashti e kuptoj se, kishte të drejtë Miku im, edhe ai i vdekur, kur
pati thënë për Buçën se shkon pas qenit e kurrë pas luanit. Eh, miku im poet.
Të gjithë ne, gati të thuash kemi një fat mes këtij bërlloku. Këlyshët me
zgjebe, gjithmonë na janë ndërsyer pas shpine. Buça e katundit na ka tradhtuar
me ndonjë qen me zjgebe. Megjithatë, ne nuk i kemi dorëzuar armët. E kemi
vazhduar luftën me penë. Edhe nga varret kemi ditur të godasim në kokë. Lufta
vazhdon me penë, thotë një mik imi poet. E di ai se pena është ajo që godet për
vdekje. Ja, edhe pse i është ndërsyer pas shpine Kopeja me zgjebe… Këlyshi i
Sharrit… Këlyshi i Llagut… Këlyshi me zgjebe… Buça e Katundit… DokturZiu…
Faqekuqi… Daudija pa dimia… Hadum Somuni…
Ë? Thoni se duhet
dorëzuar armët?!… Penën. Jo. Jo, ngase nuk i ka dorëzuar strëgjyshi… Gjyshi…
Babai… Brez pas brezi jemi në luftë… Herë me Kral e herë me Mbret… Në një
betejë të Dervish Carës edhe i kemi prirë luftës… Armikut, kurrë nuk i kemi
zënë besë. Kurrë. E kemi ditur se me të gjithë jetën bëjmë luftë. Vetëm se, nuk
e kemi ditur se kemi kaq shumë këlyshë me zgjebe… Qen? me zgjebe… Edhe aq më keq, që shiten për një asht
shpëblim…
O Imzot, si do t’i
thyej dërrasat?… Ose me gjithë Tabut të dal nëpër Qytet. Edhe një herë të më
ndërseheni pas shpine. Moti nuk jua kam dëgjuar lehjet. Zvarritjet nëpër
kontinierët e bërllokut. Ose, si i kërceni njëri-tjetrit në shpinë…
Hi-hi-hiii… Buça e
Katundit e ka fajin… E lëviz bishtin… Qentë i turren përmbrapa t’i kërcejnë në
shpinë. Mbyten njëri me tjetrin, kush i pari t?ia bëjë atë punë.
E ajo, vetëm njërit ia kthen bythën. E nxjerr gjuhën dy pëllëmbë. Ulëron në mes
të rrugës. E thirr Doktorziun. Kërkon ndihmë. Por kot, Askush nuk e lëviz
këmbën. E kanë frikë Buçën e Katundit, se mund t’u bëjë ndonjë sherr. Ku ta
dimë ne, për shembull, se e kanë dhunuar në ndonjë kontinier? bërlloku. Ose, se i kanë kërcyer në
shpinë pa i zbritur fare plot një javë… E kuptuat tashti, pse u ngrita nga
varret? Jo.
Erdha edhe një
herë me gjithë Tabut në shpinë në mesin e të gjallëve. Edhe një herë jua thashë
të gjitha të mirat e të këqijat në sy. Vetëm se, asgjë nuk keni bërë me
çifteli… Ende e doni robërinë… Frikë e keni lirinë… Frikë… Shkurt, nuk jua kam
për asgjë lakmi. Ama, hiç, për asgjë, Miku im shkrimtar, rroke dhe një herë
penën, zgjohu në mesin e të vdekurve!… Varreve, ku nuk të vret pabesia, po
dashuria…
(Errësira
ngadalë lëshohet në skenë. Një reflektor ndalet mbi Tabut. Dikur shtegton te
fotografia e shkrimtarit, autoit të librit “E përcolla Natën”. e hap librin dhe
papritmas dëgjohet zëri nga altoparlanti.)
Kalosh Çeliku
PROTESTË TE PAZARI
GRAVE
(Mikut tim të
Penës: Fadil Bekteshi)
Miku im, të vdiqën
të Ri
Para kohe se linde
Poet.
Të çmendën me
dashuri
Pse e ngrite nga
varret Doruntinën.
E shkrove
“Filxhanin e Dashurisë”:
Për ta shpënë në
vend amanetin
E Vëllait të Vogël
në LUMELOT.
Miku im, të vdiqën
të Ri
Rrospitë Meshkuj
në Shtëpinë Publike:
Që, shkërdhehen si
qentë te “Pazari Grave”
Për një karrierë
të sëmurë politike.
Dhe, i shkruajnë
Qeverisë letra dashurie
Në rolin e
Patriotit melez:
Në kurriz të
viktimave të Idrizovës
E dëshmorëve të
Atdheut në Drenicë.
O Imzot, më
pështyhet, më villet
Kur i shoh si e
tërheqin veten zvarrë:
Rrospitë Meshkuj.
Rrospitë.
Që, gjithë jetën
ta hëngrën shpirtin
He, hëngshin
veten, AMEN!...
(Erë e
stuhishme... Fishkëllimë dhe përplasje dere... Vetëtimë… Dikur, shtie
rrufeja... Doruntina hyn dhe e merr Tabutin... Edhe një vetëtimë. Edhe një herë
shtie rrufeja... Errësira e plotë bie në skenë...
(Fund)
Shkup, 7 qershor 1999
Nga libri: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000).