| E diele, 20.03.2022, 03:20 PM |
ÇAMËRIA, DIAMANT I KOMBIT SHQIPTAR
Nga
Atdhe Geci
Kur
viset e populluara zbrazen nga gjindja njerëzore, letërsia dhe arti janë të
fundit që i braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet e fisit, të
heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i
vjetër. Atje ku ndodh shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku çamët i ndal
shenja e kufirit të ri, shenja e vendimeve të traktateve dhe marrëveshjeve të
konferencave të padrejta. Paqja e detyruar kurrë nuk është paqe. Çamëria
(diamanti i Shqipërisë) bën pjesë në hartën më të dhimbshme të Evropës. Çamëria
u godit rëndë nga ndjekjet dhe, gjenocidi i vazhdueshëm dhe shpërnguljet.
Lexojmë në një shkrim të Abdyl Frashërit.
Abdyl
Frashëri është personaliteti i parë shqiptar që e shtriu origjinën e
shqiptarëve deri në Parahistorinë Pellazgjike. Ai nuk ishte as historian, as
gjuhëtar, as etnolog. Ai ishte personalitet i shquar politik i lëvizjes së
Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në një varg korrespodencash, si pjesë të një
traktati mbi të drejtat e kombit shqiptar, që ai botoi në frëngjisht në pragun
e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organin diplomatik austriak
Messagier de Vienne, ai shprehej:
‘’Historia
flet për një komb përrallor, për pellazgët hyjnorë, për këta heronjë të
lashtësisë, të cilët pandehet se kanë vdekur dhe janë fshirë nga faqja e dheut,
duke lënë pas vetëm disa gjurmë në gjuhët greke dhe latine. Është gabim:
pellazgët rrojnë edhe sot e kësaj dite. Ata jetojnë tek shqiptarët. Shqiptarët
e sotëm janë vetë pelllazgët e lashtësisë me gjuhën e tyre, me doket e tyre dhe
me vetë zakonet e tyre.
Ati
i historisë (Herodoti), thotë se pjesa më e madhe e emrave të perëndive të
Olimpit grek i përkasin gjuhës pellasge. Mirë pra, ne i gjejmë sot ato emra në
gjuhën shqipe. Janë disa fjalë që shqiptarët i përdorin edhe sot e kësaj dite.
Ata nuk kanë fjalë tjetër për të quajtur detin, perveç fjalës Det, Thetis ishte
perëndia e Detit. Afrodita, që ishte emir i Venusit, do të thot në shqip afrimi
i ditës, pra kuptohet lidhja midis tyre. Unë mund të përmend një seri fjalësh
shqip që dëshmojnë ngjashmërinë e shqiptarëve të sotëm me pellazgët e lashtë,
por unë po i kursej kolonat e gazetës tuaj dhe nuk dua të përpiqem të vërtetoj një gjë që tashmë është vërtetuar
së tepërmi nga eruditët më të mdhenj të shekullit tone”.
Çamëria
është një teritor shqiptar për të cilën flitet me kujdes, për të mos nxitur
acarime të reja, në këtë botë të shqetësuar, shkruante para dy dekadave
pinjolli i frashëllinjve, Kristo Frashëri. Ndërkaq, heshtjet gjithashtu mund të
acarojnë, madje edhe më keq. Shumica e çamëve që u shpërngulen mizorisht nga
vatrat e veta, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore janë ende të gjallë. Janë
shuar dy ose tre breza, ata që mezi çapiteshin drejt Shqiperisë, por janë
gjallë. Ata janë shumë djepa në Shqipëri, Evropë dhe SHBA. Të gjithë ata, në
një mënyrë ose në një tjetër, mbajnë mend netët greke mbi Çamërinë. Asnjë ligj
i botës, asnjë formim kulturor nuk mund t`i bëjnë njerëzit të mos kenë kujtesë,
e aq më pak të mos kenë nostalgji. Shkruante Kristo Frashëri me rastin e
botimit të librit të Sami Frashërit, „Gjeografia e Çamërisë“ e vitit 1989,
Konstantinopoj.
E
themi hapur se kombi ynë ka nxjerrë
atdhetarë e burra
shteti t? pushk?s
dhe t? pen?s.
Të dheut tonë janë tre
kolosët e Rilindjes
Kombëtare Abdyli, Naimi
dhe Sami Frashëri. Shqipëria
u b? e shquar nga puna
dhe p?rpjekjet vetmohuese të dhjetëra e qindra patriotëve
shqiptarë. Ata punuan p?r ndriçimin
dhe nd?rgjegj?simin e
shqiptarve ndaj detyr?s q? kan?
p?r atdheun, p?r
gjuh?n dhe historin?. Rilindësit e thonin hapur: Atdheu
ynë duhet mbrojtur e zhvilluar në çdo cep të tij. Evropës duhet t´ia themi
hapur, ne jemi këtu dhe, jemi gjallë dhe atdheu ynë është,- Shqipëria.
Republika
e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës, nga Kuvendi
Gjithëpërfshirës çam dhe arbanit, u lind 15 mijë vjet pas qytetërimit pellazg,
5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 500 vjet pas
Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të
Epirit, të hyjshmit, - Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë
qytetërimi, Epiri i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të
kulturimit; artit, shkencës dhe filozofisë.
Por,
udhës së vështirë nëpër epoka, Epiri pellazgo-iliro-shqiptar, përjetoi lufta
dhe gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake,
një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb.
Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët kurrë të padënuara. Epiri i
pellazgo-ilirisë, Çamëria, jo pa të drejtë quhet folea e gjithë qytetërimit
Evropian e botëror. Çamëria pellazgo-shqiptare, njihet për figura të shquara
shqiptarësh që i dhanë vepra të çmuara
vetes dhe kontribuan në qytetërimin gjithëbotëror. Për këtë diamant të kombit
shqiptar, shqiptarët s´kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut me Çamërinë, kur
atë e ka qepur vet përëndia, - Shqipëria deri në Prevezë e më përtej!...
Fragment nga libri i Atdhe Gecit, „Çamëria, kthim në
histori-mision“