Kulturë
Nue Oroshi: Vlera e atdhetarit të mirëfilltë nuk varet me fjalët që flet por me punët që i bën
E marte, 15.03.2022, 05:22 PM
Vlera e atdhetarit të mirëfilltë nuk mvaret me fjalët që flet
por me punët që i bën
Nga
Nue OROSHI
Sot doli nga shtypi vepra
enciklopedike:"Tomë Mrijaj një jetë në shërbim të nacionalizmit,
humanizmit dhe kulturës shqiptare".Vendosëm për këtë titull për faktin se
vetë jeta e studiuesit, atdhetarit,veprimtarit,publicistit dhe humanistit Tomë
Mrijaj për pesë dekada ishte i përcjellur në këto tri shtylla që me shekuj e
kanë ruajtur shqiptarizmën. Shtylla e parë: Nacionalizma Shqiptare -
Toma tërë jetën e tij e kaloj në shërbim të nacionalizmës shqiptare duke punuar
që trojet etnike të bashkohen në një shtet të përbashkët dhe të lirohen prej
komunizmit pansllavist. Kjo ka të bëj me faktin se Toma kishte besimin e qindra
atdhetarëve e nacionalistëve të Shqipërisë Etnike, ai punoj me ata dhe u ndejti
në krah shumë burrave të kombit shqiptarë.
Ai duke punuar dhe shkruar për ata
atdhetar shqiptarë vetvetiu hyri në histori si njëri nder nacionalistët më të
mëdhenj të Shqipërisë etnike.Shtylla e dytë është: Humanizmi - Toma
gjatë gjithë jetës është treguar human në shumë drejtime.Në përkrahjen e qindra
aksioneve për të ndihmuar Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptaret anë e kënd trojeve
etnike shqiptare në shumë projekte të ndryshme, duke ju qendruar në ballë edhe
shumë aksioneve të komunitetit shqiptarë në Amerikë.Jo rastësisht gjatë
tubimeve për grumbullimin e mjeteve për aksione të ndryshme Toma ishte i pari
që e fuste dorën në xhep duke përkrahur aksionet dhe me pas kërkonte përkrahjen
nga të tjerët. Një gjë që e dallon Tomën nga mërgimtarët e tjerë është
mbështetja e kulturës shqiptare. Ai gjatë gjithë kohës për gjysmë
shekulli bëri financimin e aktiviteteve kulturore dhe shkencore duke ndihmuar
botimin e shumë veprave shkencore dhe kulturore qoftë autorëve në mënyrë
individuale qoftë institucioneve e shoqatave të ndryshme.
Toma nuk hezitoj që tani e 18 vite
me radhë ta përkrah financiarisht edhe shoqatën e intelektualëve shqiptarë
"Trojet e Arbrit". Libri që po i japim në dorë lexuesit është një
libër i veçantë dhe i ndarë në tri pjesë.Në pjesën e parë:Tomë Mrijaj në
fokusin e studiuesve mendimet dhe kujtimet e tyre i kanë paraqitur në këtë
libër enciklopedik 25 studiues dhe studiuese.Gëzon fakti se autorët që shkruan
për Tomën janë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe nga diaspora në Evropë
dhe Amerikë. Kjo tregon se Toma ka krijuar një emër në të gjitha trojet etnike
shqiptare dhe diasporë. Pjesa e dytë ka 13 analiza dhe recensione që kanë të
bëjnë me librat e botuara të Tomës.
Këtu autorët kanë nxjerrur në dritë
punën voluminoze që ka bërë Toma në ndriçimin e historisë shqiptare e në
veqanti të portreteve historike të cilët kanë dhënë një aktivitet të shquar
kombëtar. Shumë prej tyre Toma i ka njohur dhe ka vepruar bashkarisht me ata.
Toma shumë rrallë jep intervista për opinionin e gjërë shqiptar.Në pjesën e
tretë të librit kemi përfshirë pesë intervista të Tomës që kanë një vlerë jashtëzakonisht
të madhe që japin dëshminë në vetën e parë per jetën dhe angazhimet e tij në
aspektin kombëtar.Toma përveqë se ka zhvilluar një aktivitet të madh kombëtar
ai ka krijuar edhe një familje të mrekullushme me katër fëmijë dhe shumë nipa e
mbesa.E krejt në fund po e shprehi një falënderim personal si djalë i familjes
së Bajraktarit të Oroshit familjes Koka për gjithë atë që ka bërë Toma për
ndriçimin e historisë së familjes princore të Kapidanëve të Mirditës si personi
më i besueshëm i Kapidanëve në Amerikë,ku e udhëheqi edhe funeralin dhe të
pamën pas vdekjës së dy kapidanëve në Amerikë, Kapidan Ndue Gjonmarku dhe
Kapidan Nikollë Gjonmarku, pasi e kishin lënë me gojë një veprim të
tillë.
Falendërimi vjen edhe për atë që
Toma ka bërë për Monsinior dr. Zef Oroshin.Këtë punë mund të bëjnë vetëm
atdhetarët me zemër dhe shpirt të madh duke botuar katër vepra enciklopedike
për Monsinior dr. Zef Oroshin dhe duke dhënë edhe idenë për ndërtimin e bustit
të Monsinior Zef Oroshit që u konkretizue në vitin 2021.Dhe krejt në fund mund
të them se vlera e një atdhetari, veprimtari e humanisti të mirëfilltë nuk
mvaret asnjëherë nga fjalët që flet por nga punët që kryen për nacionalizmën
shqiptare, për vlerat humane dhe përkrahjen kulturore.Pra,Toma i takon plejadës
së nacionalistëve shqiptar i cili çdo ditë, javë, muaj dhe vit jeton jashtë
atdheut por punon për atdheun pa u ndalur asnjëherë.