| E hene, 14.03.2022, 06:08 PM |
Një regjim kundër shqiptarëve
Nga
Kastriot Dervishi
Në
vitin 1969 u arratisën nga Shqipëria gjithsej 21 persona, 11 në Greqi dhe 10 në
Jugosllavi. Interesant është fakti se të 10 personat e arratisur në Jugosllavi
u rikthyen nga autoritetit jugosllave në Shqipëri. Tipik është këtë vit rasti i
familjes Capa (7 persona, ndër të cilët fëmijë të moshave 2, 3 dhe 5 vjeç) nga
Rrethi Dibër, të cilët u arratisën më 12.1.1969. Numri i shqiptarëve të
rikthyer nga pala jugosllave gjatë viteve të komunizmit, ka qenë shumë i madh.
Të rikthyerit renditen ndër personat që kanë vuajtur më shumë vite burgime nga
regjimi i E.H., i cili ishte në marrëveshje me regjimin jugosllav për dënimin e
shqiptarëve.