E merkure, 30.10.2024, 06:39 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Missi me tre kurora

E shtune, 13.12.2008, 06:37 PM


Almeda Abazi
Do te mbahet mend sepse eshte e para shqiptare qe fiton nje kurore te kalibrit si ajo e "Miss Globe". Dhe sipas asaj qe u perfol pas spektaklit, per Almeda Abazin si rrallehere juria ka qene ne shumice absolute: Edhe anetaret shqiptare votuan "pro" pervec njerit. Por c'do te ndodhe me pas me bukuroshen?

Nga Alida Cenaj

Almeda Abazi ende nuk di ta thote se sa gje e bukur eshte te jesh "Miss Globe International". Mbremjen e se dieles se 19 tetorit i kane ndodhur aq shume gjera njeheresh sa e ka te veshtire ta mbledhe veten. Buzeqesh, ne dukje shpenguar, pret e percjell mesazhe e telefonata, por ama vazhdon te jete e hutuar. Nuk eshte rasti i klisheve te zakonshme ne keto raste, "nuk e prisja". Me Almeden ka qene vertete keshtu. Edhe pse per spektatoret qe e kane ndjekur nga salla nuk ishte krejt i paparashikueshem vendimi i jurise se ketij viti te "Miss Globe International" per te zgjedhur nje vajze shqiptare me te bukuren e botes. Ishte e lexueshme simpatia e anetareve shqiptare, por edhe drejtoreve nacionale per 17 vjecaren nga Tirana. Nje "rrjedhje" e vogel informacioni pas spektaklit te Petri Bozos thoshte se ky ka qene viti i pare ne historine e "Miss Globe" kur juria ishte unanime: Shqiptarja e meritonte te ishte fituese. Per te mos folur pastaj per entuziazmin e spektatoreve te shumte te salles, i kuptueshem per faktin se per te pestin vit, kompeticioni i bukurise, i treti per nga rendesia ne bote, organizohej ne Shqiperi. Brohorima te forta "Albania" degjoheshin sa here qe Almeda kishte radhen e parakalimit mbi pasarele, e aq here sa dy prezantuesve Hygerta Sako e Piter Bros, u mberrinin ne dore zarfet me emrat e 12-es, 5-es me te mire e me pas i fitueses. U shenua keshtu hera e pare qe nje kurore e permasave te tilla mbetet ne Tirane. 18 vjet pas shume spektaklesh bukurie, nje dyzine perfaqesimesh te bukurosheve shqiptare ne evente te ndryshme nderkombetare nje shqiptare mban mbi koken kuroren e "Miss Globe International". I perket Almeda Abazit, 175 cm e gjate, floke te gjate ngjyre geshtenje (100% natyrale), sy kafe. Eshte nje vajze e bukur, qe ka prekur nje enderr dhe eshte gati te rende pas nje tjetre.

Ne fakt, po ta marresh per nga radha, kjo eshte e treta kurore per Almeden. Te paren e ka fituar fundvitin e shkuar ne "Miss Tirana 2007", te dyten, jo me larg se ne qershor te "Miss Shqiperia 2008". E treta eshte ajo e madhja e te 19 tetorit qe e fitoi ne spektaklin e organizuar ne Pallatin e Sportit "Asllan Rusi".

"E kush do ta mendonte. Kur filloi konkursi isha gati te vija bast qe nuk do te arrija as ne pese me te mirat", thote bukuroshja. Konkuronte me 36 vajza te tjera, te ardhura nga te pese kontinentet e Globit. Secila bukuri e karakter me vete. Per Almeden, nje rivalitet mjaftueshem i forte, qe secila te ishte nje kandidate e mundshme. Nuk bindej as nga njerezit e shumte qe e rrethonin e ate nate, te cilet ishin gati ta vinin ate bast qe thoshte Almeda, jo vetem per pese me te mirat, por, pse jo, edhe per kuroren. Do te kishte qene ndryshe mbase sikur gjate javeve te turit neper Shqiperine Juglindore dhe minikonkurseve te organizuara ne Permet e Pogradec, Almeda te kishte fituar titullin "Miss Talenti" per te cilin kishte konkuruar ne qytetin liqenor. Kercimin e ka hobi dhe eshte shume e zonja ne belly dance, - kujtim nga vitet kur jetonte ne Stamboll se bashku me familjen. Ishte kandidate e forte gjate atij turi, por trofene e me te talentuares ia mori bukuroshja armene Inessa Tadevosyan. Nje tjeter prove qe ne "Miss Globe" do ta kishte shume me te veshtire se ne konkursin kombetar te bukurise qershorin e ketij viti. Aq sa duhet e forte qe Almeda te mos goxonte ta shqiptonte endrren e saj te madhe. Por nxeneseja e vitit te trete ne shkollen "Vellezerit Kajtazi" nuk e dinte se nderkohe e kishte fituar simpatine e drejtoreve nacionale qe kishin ndjekur turin e vajzave. Fliste kater gjuhe te huaja, dallohej per bukurine, por edhe tipin e permbajtur e fjalepake, nje nga ato qe nuk takohen rendom. Kjo e justifikon voten e tyre ne shumice per Almeden naten e spektaklit te "Miss Globe". Dhe jo vetem. Ne nje mendje me ta qene edhe anetaret shqiptare te jurise. Duket normale qe ata te votonin per vajzen e vendit te tyre, por eksperienca thote qe jo gjithmone ka qene keshtu. Asnjehere madje. Qarkulloi si lajm menjehere pas spektaklit: Nder shqiptaret qe ishin zgjedhur nga producenti Petri Bozo per ne juri sivjet ishin Arta Dade, Rajmonda Bulku, Arian Cani, Hervin Culi, Halim Kosova etj., dhe nga te gjithe vetem njeri ka votuar kundra. Te tjeret, pwrfshirw (ccuditwrisht) edhe "Miss Globe 2007", brazilianen Helen Cristina da Silva, bashkuan votat me nje pjese te mire te drejtoreve nacionale per te dhene ne fund ate verdikt qe nuk kishte ndodhur kurre me pare ne Tirane.

"Eshte kaq e cuditshme. Ditet pas spektaklit po rrjedhin kaq shpejt sa akoma nuk e kam marre veten. Me duket kaq e pabesueshme, sa nuk di ta gjykoj gjendjen ne te cilen jam. Ende nuk di ta them sa gje e bukur eshte te mbash mbi supe fashen e me te bukures se Globit", thote Almeda. Eshte nje nga ato 17-vjecare qe kudo ndiqet nga e ema. Ka qene ajo njeriu qe e ka shtyre per se pari ta provonte ne "Miss Tirana 2007", ne nje kohe kur ne planet e Almedes konkurset e bukurise as qe dukeshin ne horizont. Tani, mamaja eshte kudo pas saj, e ndjek kur jep intervista, kur pozon para aparatit, kur takohet me te panjohur. Ne festen e organizuar pas konkursit te bukurise Almeda i prezantoi adhuruesit e saj, - qe gjate gjithe kohes e mbajten te rrethuar per nje foto kujtim me te, - me te motren, Ilden. Eshte tre vjet me e vogel se Almeda, por ngjajne aq shume, si nga fytyra e fiziku, sa kushdo mund te betohej se edhe Ilda ne te ardhmen mund ta ndjeke shembullin e se motres. "Jane gjithmone me mua dhe nuk ka sesi te ndodhe ndryshe, sepse familja eshte mbeshtetja ime me e madhe. Pa ata nuk do te kisha arritur asgje". Per hir te atyre tre kurorva e qe mban Almeda sot, edhe ata kane rene dakort te ndryshojne te gjithe itinerarin e familjes Abazi. Sipas planeve ata duhej te ishin rikthyer me kohe ne Stamboll, ku kane jetuar per kater vjet. Prinderit e bukuroshes kane ngritur atje nje biznes udhetimesh turistike, por tani qe bija e tyre mban kaq shume tituj, kane ndryshuar mendje: Do te vendosen ketu pergjithmone. Me punet mund te merren edhe duke udhetuar shpesh drejt Turqise. E rendesishme eshte qe Almeda te mos i humbase shanset qe do te sjellin kurorat. Sa per fillim e ka nje burse studimesh "Nuk e di se si do te rrjedhin gjerat, por nuk do t'i them "jo", botes se spektaklit. Endrra ime me e madhe, ajo qe ruaj ne sirtar qe kur kam qene femije ka qene tapeti i kuq", thote Almeda". "Kam filluar ta prek kete enderr, "Miss Globe" eshte i tille. Por dua akoma me shume. Dua Ameriken". Ka filluar me kohe t'i ndjeje ndryshimet qe i fal nje kurore. Nga koha kur u kthye ne Shqiperi, rreth nje vit me pare, Almeda ishte nje vajze e zakonshme kryeqyteti, qe studionte ne nje shkolle private dhe kerkonte te arrinte rezultate te larta, vishej thjeshte me atlete dhe xhinse dhe jetes publike i rrinte sa me larg te mundej. Tani metamorfoza ka ndodhur jo vetem brenda garderobes, por edhe ne krejt jeten e saj. Ka filluar t'ia ndjeje lezetin edhe ketij stili te ri te jetuari. Muajt e fundit i kane mjaftuar te shnderrohet ne nje vajze te lirshme, qe takat e larta dhe veshjet chic nuk i ka me problem. Pozon lirshem edhe para aparatit fotografik, sikur te kishte vite qe ben modelen. Aktualisht u ka hapur dyert edhe ofertave per t'u kthyer ne imazhin i ndonje kompanie te madhe. Do te pranoje ndonje te tille pasi te kete peshuar mire nese eshte e pershtatshme per personazhin qe perfaqeson apo jo. Mund te shfaqet shume shpejt edhe ne rolin e prezantueses ne spektaklet e sezonit te ardhshem televiziv. E ka bere nje here kete lloj pune ne koncertin "Zjarri i Anadollit" dhe nuk e pengon asgje ta provoje edhe nje here te dyte. Sepse tani jeta e Almeda Abazit perfundimisht ka bere nje kthese te forte.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora