E shtune, 21.12.2024, 03:36 PM (GMT)

Kulturë

Meti Rexhepi: Vrastarë të mjerë

E merkure, 02.03.2022, 07:17 PM


VRASTARË TË MJERË

(Motive atdhetarie të Ukrainës)

Nga Meti Rexhepi

udha  për te dita ishte zënë prej kuçedrës me tyta

andej e këtej ura aortë zemrash që e shqiptojnë amësinë

dy trupa urë mbi urë nuk i ngopte rrjedha

kjo urë e dy shpirtrave nuk shikohej si pamje as si arkitekturë

Vitaliy Skakun  të dukshmen dhe të padukshmen urë

nën goditje tytash shtypej mbi dy dashuri

duhej t`ia rrënonte kalimin dhe për dashurinë e tretë

kuçedra e shëmtuar e shtanguar e kishte copëtuar

shpirtit i pati dëftuar për ardhjen e një pastërtie të amshuar

tri dashuri etërish  i mbillte edhe në erë kufomash

*

dashuria e kokrrave të grurit i mbulohej me jorganin e bardhë

t`i rrëshqisnin përmbi shtrëngatat  (ulë)ruse prej të egrit acar

mes arash kallinjsh lule-diejsh me simbol portokallie

galerë e vjetër në detin e nderë hambarë të zbrazur galdimesh

në trasta të zeza ecejakesh bartej e zeza për të verdhën

e bardha për lëbyrje pamjesh

e kaltra për fundosje ujërash

e kuqja për lumenj gjaku trupash

si do të çelë nesër në cilin sfond i bie Perëndimi i të zezës

djersë të tymosura gjak i ngjizur ose mugullim gjenesh

hullitë ishin hapur farë ishte hedh

në vorbull  llahtarie kush do të vjelë

*

Vitaliy: ja si bëhet akti im shkëmb

edhe një kumt për lëvrim

për lëvrimin e thellë  e më të thellë

mbjellje me farën e pastër të gjakut

*

e hodha urën në erë

për tri dashuritë përnjëherë

të bëhej kodër midis rrafshit

të behej mal tej malesh  mbi barbarë

*

e hodha urën e jetës në erë

liria ime të shqiptonte shije

dhe Krishti të mos mbetej vetëm ikonë dhembshurie

ja: matanë le të më shikojnë vrastarët e mjerë

Gjilan, më 27 shkurt 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora