Kulturë
Fotografia "Nënë e shpërngulur" e Dorothea Lange
E premte, 06.04.2007, 11:27 PM
Dorotea Lenxh – autorja e fotografise
Dorote Lenxh (Dorothea Lange) është lindur në Hobokan të Nju Xhersit (SHBA)ne vitin 1895 ne nje familje emigrantesh gjermane. Studjoi për fotografi në Universitetin Columbia dhe me 1919 hapi ne San Francisko nje studjo per fotoportrete Me vone udhetoi dhe fotografoi shume ne Amerike dhe jashte saj, por shkallen me te lartete perceptimit artistik ne kete periudhe e arriti me fotot e bera ne Kaliforni. Ne fazen e pare te veprimtarise se saj, qe nuk zgjati shume, objektivin e aparatit Lenxh, e drejtoi nga portretet elegante te njerzve te ngopur ekonomisht dhe shpirterisht. Me pas behet e njohur sidomos me pershkrimete dhimbshme fotografike te njerzve te thjeshte ne kohen e veshtire te krizes madhe (1929-33), duke hedhur ne celuloid dhe leter fakte tronditse nga jeta e perditshme. Per kete ne “Dizionario Melzi, Garzanti, 1994”, shkruhet “ Lange dokumentoi kushtet e jeteses se fshatarve gjate krizes ekonomike. ”(1)
Me 1934, duke qene e punesuar ne nje agjensi shteterore , ndermori nje udhetim ne jug te SHBA per te pare gjendjen e mjerushme te te shperngulurve nga zonat me fatkeqesi natyrore. Fotot qe beri Lenxh ne kete kohe terhoqenvemendjen e Roy Stryker, fotograf dhe studjues i njohur, qe kishte organizuar nje projekt ambicioz fotografik te mbeshtetur nga administrata e Sigurimitte Fermave, per te pasqyruar jeten e njerzeve te varfer para publikut te gjere amerikan. E perfshire ne kete projekt, Lenxh me 1936, realizon ne kampin Nipomo te Kalifornise, foton”Nene e shperngulur” qe beri shume pershtypje dhe shpejt u be e njohur ne gjithe boten.
Pjesen me te mire të fotografive te saj i përmblodhi në nje album me titull “Një eksod amerikan” qe u botua ne vitin 1939. Me vone Lenxh me drejtimin e saj artistik thelbesisht njerzor, me objektivine aparatit shperfill kufij dhe dallime Kombetare. Keshtume 1942, ajo fotografoi amerikano-japonezet te grumbulluar ne kampet e perqendrimit ne Bregun Perendimor te SHBA. Sipas S. Sontag, ” keto foto ne vitet’60 shkaktuan mosmiratim per qendrimin e atehershem te qeverise amerikane, gje qe ne vitet’40, kur u bene ato nuk u vrejt”. (2)
Pas perfundimit te luftes se dyte boterore, Lenxh fotografoi zhvillimet e Konferences se San Franciskos per krijimin e OKB. Ne vitin 1955, ne Ekspoziten”Familja e njeriut”e hapur ne fillim ne NEW York e pastaj ne shume vende te tjera, organizuar me nismen e studjusit dhe fotografitEdward Steichen, Lenxh u perfaqesua me 9 foto, qe perben numrin me te madh per ndonje pjesmares. (3)
Ne fillim te viteve ’60, Lenxh realizoi foto te ndryshme me teme shoqerore ne Ameriken Latine, Azi, Afriken e Veriut dhe Europe. Krijimet e saj ne fund te fundit rezonojne me jeten jo fort te qete te vet fotografes, qe sic shprehet per te nje studjues, ka bere qe objektivi i aparatit te Lenxh te jete “nje sy i dhembshur”.
Dorote Lenxh ka vdekur nga kanceri me 1965.
Katervjecari 1929-1933, njihet ne histori si kulmi i krizes se thelle ekonomike ne te gjithe boten. Ishin vite kur ritmet e shtimit te papunesise nuk po mund te ndaleshin dhe pasojat po cfaqeshin me tere egersine e tyre saqe edhe ne SHBA, nje nga vendet me te zhvilluara, pati te vdekur nga mungesa e ushqimit. Nje gjendje e tille kishte vene para veshtirsive serioze regjimet politike liberal –demokratike per te mbrojtur rendin dhe standartin jetik te arritur. ”Vet Plani i Ri i presidentit Amerikan Ruzvelt, nuk dukeshe se do te perballonte ushtrine prej 12 milion te papunesh, dhe nderhyrjet e administrates shumkujt ju duken si kercenim per parimet liberale te ekonomise se tregut”. (4). Gjendja u kalua me veshtirsi si per humbjet e kohes edhe per pasojat qe rrodhen.
Nga kjo krize te fituar dolen regjimet diktatoriale, komunizmi e fashizmi si dhe nazizmi i sapolindur, sepse te gjitha realitetet negative ishin nje ndihmese e madhe per to ne fushe te propagandes, aq te nevojshme per totalitarizmat. Pasojat e krizes edhe pse me te zbutura, u ndjene edhe pas vitit 1933, kur plageve te pambyllura mire iu shtuan te tjera nga fatekeqesite natyrore si thatesira e jashtezakonshme (SHBA). Per kete qeveria amerikane cvendosi shume te renuar ne zona me pak te prekura, por me nje organizim jo shume frytdhenes, e kjo beri qe ata te ndeshin me dite, jave e muaj nen kercenimin e vazhdushem te urise.
Litar i gjate makinash te vjetra si te dala nga muzete, te shperngulura me njerez dhe raqet e tyre bere njesh, nisur nga vendet e demtuara si Oklahoma, Arizona e Teksasi, drejtohej per ne Kaliforni ku fatkeqet shpresonin te gjenin nje jete me te mire.
Ne keto kohera dhe pikerisht ne mars 1936, Lenxh shikon ne kampin Nipomo te Kalifornise nje grua rreth te tridhjetave qe bashke me 7 femijet e saj po germonte ne nje kazan plehrash per ndonje mbeturine te ngreneshme. Fotografen e preku mjafte pamja tronditese, por nuk i beri dora dhe zemra ti fotografonte ne ate gjendje jo shume njerzore , per te mos thene kafsherore. ”Syri i dhimbshur” i Lenxh donte te ngerthente ne film njerez te varfer, por jo te zhgardhnuar, per kete e fotografoi nenen bashke me femijet ne hyrje te cadres a te kasolles. Me ate shkrepje fotografja mbriti tek pamja tronditese e varferise, thene ndryshe ne simbolin gjithkohor te skamjes, kesaj shoqeruese te padeshirueshme te njerezimit.
Perhapja e fotografise dhe ndikimi i saj qe i shpejte dhe i madh. Lenxh e dergoi foton ne qendren e lajmeve te San Franciskos e cila ja bashkeshoqeroi nje artikulli mbi ceshtjen e te shperngulurve. Fotografi te tjera te saj, por vecanerisht “Nene. . . . . . ” filluan te botoheshin menjehere ne te gjitha gazetat e revistat e SHBA dhe jashte saj. Ato krijuan emocione te thella, por dhe ngjallen cqetesim ne opinionin publik per gjendjen e mjeruar te ketyre njerezve te thjeshte. Ky reagim i shtypit beri qe qeveria federale te leviste, ”ajo hartoi programe te ndryshme per te ndihmuar hallexhinjte ne vende me pak te prekura nga fatkeqesite natyrore”(5).
Dy jave pas botimit ne San Francisko te fotos “Nene e shperngulur” nje gazete e perjavshme londineze publikoi nje artikull me titull “Drama e pluhurit”-Nje arsye pse buka jote mund te kushtoj me shume” te shoqeruar me foton e mesiperme. Ne vitin 1938, ne kohen e luftes civile te Spanjes, fotoja “Nene…. ” U karakterizua ne posterat republikane si “Nena spanjolle”, nen dicituren; “Varferia eshte nje krim dhe njerzit tane jane viktima e saj”.
Shkrimtari i njohur amerikan Xhon Shteinbek eshte frymezuar nga kjo foto si dhe nga disa te tjera te Projektit te Administrates se Sigurimit te Fermave per te shkruar kryevepren e tij “Vilet e zemerimit”, e po keshtu regjizori Alan Parker veshtroi gjate nje nga fotografite e saj bere amerikano- japonezeve ne vitin 1942, e studjoi mire ate para se te shkruante dhe te drejtonte, me 1990 filmin me titull”Eja te shohesh parajsen”. (6)
Fotografia “Nene e shperngulur” dhe te tjera te Dorote Lenxh, perbejne nje nga rastet jo aq te shpeshta ku shperfaqen vetit rezatuese te artit fotografik ne zhvillimet shoqerore, ekonomike dhe kulturore. ”
Gjashtedhjete e ca vite kane kaluar nga ajo dite e mvrejtur Marsi 1936 kur u fotografua “Nene e shperngulur” dhe ajo vazhdon te pushtoje paprere faqet e shtypit boteror e po ashtu dhe ate shqiptar. Per kete foto jane bere dhe behen komente, analiza dhe diskutime te shumta gjithsesi jo shteruese. Kjo foto si emblema e gjithe vepres se madhe dhe dritheruese te Lenxh, e perfaqeson ate si nje artiste realiste me bote thellesisht njerezore, shpirt te gjere dhe mprehtesi mendimi qe “ percjell idene se nje person kupton dhe simpatizon njerezite e tjere me shume nepermjet kontaktit fizik se sa atij analitik (7).
Sipas nje sondazhi te vitit 1969, ”Nene e shperngulur” eshte cilesuar si fotografia me e fameshme ne te gjithe historine e artit fotografik dhe botuar ne qindra mije ekzemplare ne mijra organe shtypi. (8)
Fotografi dhe studjuesi i njohur amerikan, Andreas Feininger ne librin e tij “La nuova tecnica della fotografia”(Milano, 1965) (9), e komenton gjere e gjate foton “Nene e shperngulur” te Lenxh duke e marre edhe si shembell per te argumentuar mendimet e tij per artin e fotografise.
Kjo foto eshte e pranishme thuajse ne te gjithe albumet me fotografite me te mira nga e gjithe bota dhe per 150 vitet e artit te fotografise.
“Nene e shperngulur” ndodhet e ekspozuar ne shume muzeume te njohur te fotografise si ne The Okland Museum(Kaliforni), Museum Ludwig K0ln(Gjermani), Collection Gruber e deri ne mjediset e Bibliotekes se Kongresit Amerikan ne Uashington.
Nuk dijme me saktesi kur eshte botuar per here te pare kjo foto ne Shqiperi dhe si eshte titulluar. Me rendesi eshte fakti se sa lidhet “Nene e shperngulur”me boten shqiptare, thene ndryshe c’ndjesi te vecante perftojme duke e veshtruar ate.
Po te gervishim pak kujtesen per te shkuaren e vendit na vijne ndermend muhaxhiret e jugut te Shqiperise te ndjekur nga greket me 1914 dhe te vendosur ne Ullishtat e Vlores, e doemos ne mes tyre shume gra e nena me femije ne krah, e po ne kete vit dibranet te perzene nga serbet. Fotografia e Lenxh na bene te perfytyrojme mijra gra e nena came te shkulura me dhune dhe zjarr nga trojet e tyre shekullore me 1913 dhe 1944-45 nga bandat shoviniste greke.
Me vone, pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi fitimtaret filluan luften e klasave qe zgjati rreth 45 vjet. E ne kete kuader, fotoja na kujton vuajtjet dhe cfilitjet e nenave dhe grave te familjeve te perndjekura politike, kesaj rradhe jo nga fqinjet, por nga regjimi komunist shqiptar sidomos ato ne kampet e internim – debimeve si Tepelene, Saver, Kuc, Shtyllas etj. qendrimin dinjitoz te te cilave na e kujtojne vecanerisht rrudhat vertikale te ballit te “Nene se shperngulur”.
E po ashtu i fresket na vjen kujtimi i nenave te shperngulura kosovare gjate spastrimit te pergjakshem etnik qe ushtruan serbet ne vitin 1999.
Keshtu shqiptaret kane patur ne historine e tyre jo pak te hidhur, shume gra e nena te shperngulura, per faj te te huajve, por edhe te tyre.
“Nene e shperngulur” eshte nje fotografi qe haset shpesh ne organet tona te shtypit si perfaqesim artistik pamor i veshtirsive ekonomike qe kalon vendi.
Le te vihemi ne poziten e ndokujt qe nuk di hollesi per fotografen, si dhe per menyren e kohen kur eshte fotografuar pamja. Qe ne shikimin e sekondave te para na krijohet nje ndjenje keqardhje dhe trishtimi per kete familje te varfer, E veshtrojme ca me gjate duke u ndalur ne cdo pjese te fotos e doemos dic me teper ne syte e gruas qe flasin me shume se cdo gje tjeter ne foto. Na krijohet pershtypja e pare qe nena shikon large duke pritur dicka apo ajo qe eshte para syve te saj nuk e kenaq.
Nga shqyrtimi pjese-pjese dhe permbledhtas i fotos bie ne sy nje si kollone vertikale qe perbehet nga krahu, dora dhe ne vazhdim fytyra, qe njeherazi ngerthen edhe shtyllen kryesore kuptimore te fotografise. Kemi nje vendosje tipike te dores ne mjeker qe shperfaq ndjesi te ndryshme dhe te shumta, ghjithsesi te nje gjendje te rende shpirterore. Dora ndose prek, te themi rreshqitas fytyren duke ngecur ne mes nofulles dhe mjekres, ka peshe te madhe ne te gjithe teresin ndjesore qe perftohet nga veshtrimi i fotos.
C’veshtron kjo nene e rene ne mjerim ? Ndoshta pret te shoqin qe tu sjelli femijeve te uritur ndonje gje per te ngrene dhe ai po vjen duar bosh. Mbase femijet me te rritur, jo te pranishem ne foto, po i shpjen te gezuar dicka qe per nenen nuk ka asnje vlere. Mund te shikoje makinen e ndihmave ushqimore qe kesaj radhe ka shkarkuar shume pak gjera per te ngrene. E keshtu ndoshta, mbase, mundet jane te shumta. Shumkush ndjen dhe mendon sipas gjendjes dhe perjetimeve te tij. Keto hamendje te papercaktuara i japin, pervec te tjerave, vlerat e nje vepre te mirfillte arti fotografise tone.
Le te vazhdojme me tej kqyrjen e fotos. Verejme vetullat e ngerthyera qe synojne te bashkohen qe ndoshta tregojne se lekundjet ndjesore te grave te tjera(bukuria, tualeti, trupi etj. ) ketu jane zvogeluar dhe ngushtuar vetem ne problemin e mbijeteses. Mbase ne menyre te vetvetishme na bashkohen edhe ne tonat qe do te nderthureshin me ankimin a qortimin e vetullave te “Nenes se shperngulur” duke na percjelle keshtu natyrshem gjendjen shpirterore.
Ankthet dhe pakenaqesite i kane ravijezuar personazhit tone, rrudha te parakohshme horizontale ne balle(ne se punet do te vazhdojne njesoj, ato do te thellohen shpejt), qe nderpriten nga rrudhat vertikale te krijuara nga ndjesite e castit. Edhe buza e poshtme e heshtur dhe e palevizshme, e nxjerre pak me shume se zakonisht, flet per pakenaqesi dhe veshtirsi. Ne nuk shohim fytyrat e dy femijve te pakrehur e te palare qe ndofta flejne pas shpatullave te nenes se tyre, ata mbase bejne ate gjumin e njohur te barqeve bosh qe ndjellin endra me tavolina plot me ushqime. Rrobat e tyre tejet te perdorura e te reckosura plotesojne gjendjen e mjeruar te familjes.
Shtylla mbajtese e cadres ne te djathte te fotografise na lejon te shohim vetem nje copez te fytyres e te voglit qe fle, pak ball, nje sy te mbyllur, hunden, faqen e majte dhe buzet e vogla. Edhe ketij ashtu si dhe dy femijeve te tjere nuk u shikojme syte, pjesen me engjellore te tyre. Kete mohim brutal dhe cinik e ka bere fare mire skamja.
Ndoshta vete Lenxh, duke qene nje artiste me zemer te gjere dhe ndjenja te holla, dic ka vuajtur kur e ka fotografuar familjen e varfer dhe nje nga permasat cilesore te kesaj vepre arti, eshte se edhe sot pas 60 e ca vitesh, sikur na bene te provojme dicka nga ndjesite qe ka perjetuar ajo kur ka patur para aparatit nenen e varfer me gjithe familje.
Duke veshtruar me vemendje portretin kryesor te fotos mbase mund te bejme nje perkrahasim rreshqitas me portretin shume te njohur te Xhokondes te L. da Vncit. Ne se tek Xhokonda, e fshehta, e pazberthyeshmja, e pakapshmja qendron ne buzet e saj, kuptohet ne kumtin qe shperfaqin(ndoshta buzqeshje), ne prtretin e fotos tone ndjesite e perftuara dhe te pashtershme i japin syte qe krijojne e nje veshtrim qe aty per aty lind shume pikpyetje. Vazhdojme persiatjet mbi fotografine. Mbase dy femijet e medhenj jane ankuar disa here”sapo vonohet ky babi” e me pas i ka zene gjumi. Kjo psheretime mund te ishte edhe titulli i fotos, por Lenxh si artiste e madhe e ka quajtur thjeshte “Nene e shperngulur”. Me kete emer fotografia u krijon shikuesve hapsira ku e ku me te gjera per ta kundruar mire e bukur, per te persiatur gjate mbi te e kesodore per te patur larmi ndjesishe. Ajo te mban gjate duke e veshtruar, ndonese me nje fare pezmi ne shpirt.
Rendom ne vepra te arteve pamore, njeriu brenda vorbulles se vuajtjeve materiale dhe mendore, paraqitet me koken e perkulur pak perpara. Ne rastin tone nje krenari mbase gjenetike a dhimbsuria e Lenxh e bene ate ta mbaje drejt duke vene keshtu ne pah dinjitetin. Fytyra e saj tregon se ne rini te saj ka qene nje vajze e hijshme qe fare mire mund te ishte artiste e skenes apo e kinemase, qe mund te ishte …, por ajo eshte kjo qe ngerthen Lenxh ne celuloid dhe qe na shtyn ta vleresojme pikerisht ne kete pike halli. Artistja e ka fotografuar “Nenen…, ne hyrje te cadres a te asaj banese ku zvarite jeten familja, ngjyra e hirte e se ciles bene qe drita natyrore te krijoje nje ndricim te shperndare dhe te bute pa kontraste te theksuara tonale dhe hije te forta. Perjashte nuk ka diell, qielli eshte i vrejtur pa te kaltren e gezushme gje qe perputhet fare mire me gjendjen e familjes. Fotoja eshte mbajtur nga artistja ne tone neutrale, diku aty nga mezi i games bardhe e zi. Mbase per te na treguar se jeta e kesaj gruaje bashke me femijet e saj eshte pa larmi, e sheshte emocionalisht, ne foto nuk gjejme asnje centimeter katror te bardhe te paster. Ne se fotografia do te ishte fiksuar me ndricim diellor te drejtperdrejte, do kishim nje foto qe megjith efektet e menjehershme dhe te vetetimta, nuk do te ngerthente ato vlera kuptimore dhe nuk do te zgjonte gjithe ato ndjesi qe na lind kjo qe kemi perpara.
Gjithsesi “Nene e shperngulur” eshte nga ato foto qe nuk mund te soditen kalimthi, por te veshtrohen ngultas keshtuqe shikuesi te perthithi ndjesite e shumta qe ka dhe jep ajo.
Jo te gjithe ata qe e veshtrojne kete foto mendojne ne menyre te njellojte per te dhe nuk krijon gjithmon e per kedo ndjesi te njesojta. Dikush e sheh kete grua te varfer te keputur plotesisht, simbol te skamjes se skajshme dhe i parasheh edhe fundin e afert e tragjik, dike tjeter e sembonpamja e saj, por jo deri sa ta parafytyroje te shuar bashke me femijet. Ne fund te fundit a eshte e renuar plotesisht ekonomikisht dhe shpirterisht kjo fikane me shume femije, pra thene ndryshe, a eshte ne zgrip te jetes?
Per nje mendim te kundert me mire flasin syte me veshtrimin e tyre te vecante si dhe vetullat e tendosura. Ne ndonje cep te shpirtit te saj ka akoma forca per ta perballuar dhe kaluar kete gjendje, mendja e kesaj gruaje mund te cliroje energji te tille qe jeta e familjes te marri nje drejtim me te mbare.
Gjithsesi kjo foto eshte njekohesisht akuze ndaj padrejtesive te shoqerise njerezore, polarizimit ekonomik, luftrave dhe ideollogjike te ndryshme qe sjellin gjendje te kesaj natyre. Fotogafia “Nene e shperngulur” e Dorote Lenxh, , pervec vlerave artistike percon edhe kumte edukative, me i redesishem eshte ai qe i meson njerezit te mos e leshojne veten para veshtirsive te befta dhe te panumurta te jetes. Po ashtu kjo fotografi perben nje simbol per te nxjerre ne pah, perveç te tjerave, edhe dinjitetin ne varferi, aq te domosdoshem tani edhe per bashkeatdhetaret tane ne shume vende te botes.
1)—Dizionario Melzi, Garzanti, 1994 faqe 363
2)---Sontag S. —Fotografia—Tirane, 2000—faqe
3)---The Family of Man—MOMA—New York, 2003
4)---Tutto Novecento, De Agostini, Novara, 2000
5)---The World Enzyclopedia—Chicago, 1991
6)---Revista “Amateur Photographer”, 10 janar 1998
7)—The Photo Book—Phaidon, London, 2000—faqe 259
8)—Sozial-dokumentarische Photographie in dem USA—Luzern-Frankfurt/M—1974
9)---Feininger A. –