Kulturë
Albert Zholi: Libri “Rrugë dhe semafor” që tregon udhëkryqet e jetës
E hene, 28.02.2022, 06:09 PM
Libri “Rrugë dhe
semafor” që tregon udhëkryqet e jetës
Nga
Albert Z. ZHOLI (Shkrimtar-publicist)
Libri
i ri me peozi “Rrugë dhe semafor” i autorit Bashkim Isai është një ideim i ri
në konceptimin moderrn të poezisë së tij si krijues. Vetë titulli ka një enigmë,
ka një nënteks, një veshje mjegulluese ku lexuesi dëshiron të hyjë në të
fshehtën jetësore të rrugëve semafor. Në logjikën e titullimit të librit,
autori përcjell një koncept të ri, atë që jeta është një udhëkryq, një
rrugë-semafor pa mbarim, ku njeriu ecën për të gjetur semaforin e radhës apo
dhe betejën e radhës, apo disfat-suksesin e radhës. Dhe në këtë semafor do të
ketë ndalesa, pritje, ngjyra të kuqe, verdhë, jeshil. E tillë është jeta!
Luftë! Befasi! Zhgënjim dhe nga njeriu më i besuar! Sukses! Mëdyshje! Një
udhëtim ku diku ecën me shpejtësi skëterrë, diku ngadalëson ritmin nga lodhja,
nga qarkullimi i dendur dhe diku merr dritën jeshile për të vazdhuar e vazhduar
rrugën e pambarimtë ku askush nuk e di se çfarë e pret. Sipas përkufizmit
klasik semaforët funksionojnë në rrugë jo vetëm për drejtuesit e mjeteve
motorike ose elektrike, por edhe për këmbësorët, çiklistët, motoçiklistët dhe
skuterët. Sepse jeta e njeriut nuk është e vetme e shkëputur nga objektet
rrethuese. Të gjithë përdoruesit e rrugës duhet të jenë të vetëdijshëm për atë
që ndodh kjo pajisje nëse pranë tij vendosen shenja. Përveç kësaj, çdo
automobilist do të duhet gjithashtu të jetë i vetëdijshëm se si të manovrojë në
një sinjal dhe çfarë ndodh nëse ai shkel sistemin e trafikut, i cili është
ndërtuar nga fenerët sinjalizues të semaforëve. Semaforët janë të ndryshëm.
Disa në lidhje kanë një dritë jeshile ndezëse dhe një të kuqe. Ndërsa të tjerët
ndriçojnë të tre ngjyrat sipas radhës - të kuqe, të verdhë dhe jeshile. Si dhe
anasjelltas - jeshile, e verdhë, e kuqe. Ekziston një rregullim horizontal i
dritave, më së shpeshti vertikal. Paraqitjet e seksioneve diagonale ose
rrethore nuk zbatohen. Ka lloje të tjera, si dhe variacione në përdorimin e
instalimeve të tilla në lidhje me shenjat rrugore. Dhe njeriu i njeh, i mëson,
i zbaton por dhe në disa raste i nënvleftëson apo dhe i anshkalon rregullat e
semaforëve dhe këtu vijnë tragjeditë. Kjo është jeta, një kompleks idesh,
mendimesh, suskesesh, dështimesh, tragjedish si një semaor që ka rregulla por
që jo gjithmonë zbatohen. Pa këto regull, norma, sinjale, jeta do të ishte një
kaos, një anarki, ku aksidentet, tragjeditë, përplasjet do të ishin
katastrofike. Gjëja e parë që duhet të mësohet nga njeriu është të jesh i
guximshëm, të jesh i kujdesshëm, të jesh trim, sepse jemi të rrethuar me shumë
rreziqe, me shumë të papritura, dhe të papritura na befasojnë, shpërqëndrojnë,
bëjnë çrregullime. Jeta është interesante, ajo përbëhet nga hulumtimet, nga
kërkimet, lëvizjet drejt të panjohurës, sepse nuk ka asgjë më të çmuar sesa
vetë jeta dhe hulumtimi i saj. Në këtë libër do të gjeni poezi të ndryshme, për
dashurinë, për qytetin, vendlindjen, emigrimin, miqësinë, lirinë, fenomenet e
natyrës, problemet shoqërore, gjykatat, profesionet dhe hobet njerëzore. Në
libër tregohet qartazi se autori nuk është thjesht një qytetar i zakonshëm në
përditshëmri. Jo! Ai ka brenda një zjarr kryengritës ndaj fenomeneve negative
dhe problemeve që shqetësojnë njerëzimin. Ai nuk e fsheh problemin, por me
ndershmëri e bën present për të përmirësuar cilësinë e jetës. Ai nuk
nënshtrohet, por deabton dhe përballet me negativitetin jetësor. Një nga
poezitë më të bukura për mua në këtë vëllim është : KALI I
TROJES
DHE KALORËS TË RINJ
Ai
s’ha bar, ai ha shtete.
Ai
nuk hingëllin,
Por
trokun e tij e ndjejnë të gjithë.
Qytetet
bëhen të famshme duke u ndërtuar,
Ai
e bëri Trojën të famshme duke e shkatërruar.
Në
barkun e tij s’ka zorrë dhe zemër
Por
ka luftëtarë dhe shpata.
Në
barkun e tij është ndrydhur dinakëria
Ca
krimba drite hanë baltën e errësirës...
E
kush nuk e ka dëgjuar Kalin e Trojës?!
Kali
i Trojës është një konstruksion dinak që i lejoi grekëve t'i jepnin fund luftës
10-vjeçare të Trojës. Heroi i zymtë grek, Odiseu konceptoi projektin për Kalin
e Trojës. Grekët lanë një objekt gjigand prej druri që u duk sikur ishte një
kalë dhuratë në portat e qytetit të Trojës. Disa nga grekët pretendonin të
lundronin sikur u larguan, por në të vërtetë lundronin vetëm si imazh. Kali
priste te dera, ku grekët dinakë, brenda barkut të bishës prej druri qëndronin
në pritje për sulm. Ata ishin të etur për gjak. Kur trojanët e panë kalin
gjigant prej druri dhe trupat greke që po largoheshin, ata mendonin se, kali
prej druri ishte një dhuratë e ndarjes për zotat, kështu që shumica prej tyre
dëshironin ta futnin në qytetin e tyre. Vendimi për të transferuar Kalin e
Trojës në qytet u kundërshtua nga Cassandra, ku profetizmi i saj, ishte që
dhurata, apo fati i Kalit kurrë nuk duhej të besohej. Por trojanët preferonin
të besonin se tashmë grekët ishin zhdukur dhe lufta e gjatë kishte mbaruar.
Qyteti hapi portat, lejoi kalin dhe festoi në mënyrë të turbullt. Kur trojanët
ranë në gjumë, grekët zbritën nga barku i Kalit të Trojës, hapën portat e
qytetit dhe futën pjesën tjetër të trupave në qytet. Grekët zbarkuan,
shkatërruan dhe dogjën Trojën. Duke qenë se fitorja erdhi përmes barkut të
Kalit të Trojës që grekët ishin në gjendje të vidheshin në Trojë, Kali i Trojës
është burimi i paralajmërimit: Kujdes nga grekët që kanë dhurata! Aktualisht
shprehja "Kali i Trojës" është bërë popullore, parë si një objekt që
identifikon përdorimin e stratagemës ose mashtrimit kundër kundërshtarit të
tij, përmes hyrjes së fshehur në një medium për të përfituar një sukses të
pamerituar ose për të përmbushur një objektiv. Poezia e autorit është sjellë në
kohë, duke kaluar mijëravjeçarë. Ai shprehet se, sot, Kali i Trojës “Ai s’ha
bar, ai ha shtete”. Kali i Trojës” është bërë më i kamufluar, më i padukshëm,
më i sofistikuar, më moderrn, më hileqar ndaj dhe kujdesi duhet të jetë më i
madh. Si dikur, por edhe sot, me mashtrime, me spiunime, me dhurata të rreme,
me buzëqeshje false, me hipokrizi, Kali i Trojës ha shtete. Merr territore të
pasura, rrëzon qeveri dhe ndërton vartësi. Kujdes nga Kali i Trojës i kohëve
moderrne edhe në shoqëri madje edhe në fisni! Si kjo poezi me nënteks dhe të
ndërtuara bukur estetikisht autori ka disa. Në këtë vëllim poetik autori është
treguar më elekuent në gjuhë, më i ndjeshëm në figuracion, më seleksinues në
tematikë, më reflektues në dialog, dhe më i harmonizuar artsitikisht. Jeta
sipas tij është e vrullshme, plot dinamikë, plot të papritura dhe ulje ngritje,
me fitore dhe disfata, por që njeriu në këtë rrugëtim semafor duhet të jetë
koshient për befasitë dhe të panjohurat. Pra, jeta rrugë-semafor është një
metafor për kohën që jetojmë ku duhet të përgatitemi ti bëjmë ballë, pasi asgjë
nuk është e shkruar saktësisht, pasi dhe në ditën më të bukur të pranverës mund
të dalë një minutë gri, si dimër polar që venit bukurinë. Ky është mesazhi i
këtij libri, një mesazh konkret, prekës, me një lajmotiv karakteristik dhe që
është përcjellë harmonikisht në art.