Faleminderit
Mevlud Buci: Luftëtari dhe qëndrestari dibran Bajram Bardulla
E hene, 28.02.2022, 06:59 PM
LUFTËTARI DHE QËNDRESTARI DIBRAN BAJRAM BARDULLA
NGA
MEVLUD BUCI
Historia
e qëndresës popullore dibrane si ajo mbarëkombëtare i ngjan një galerie me plot
thesare të çmuara.Sa herë kthen kokën pas nëpër vite e shekuj, çdo studiues
beasohet dhe ka çfarë të thotë nga atdhetaria e atyre burrave të
pamposhtur dhe shpirtstuhi, që luftuan për flamur dhe tërësinë e trojeve
shqiptare.
Këtu
e dyzet vite më parë, në kuadrin e 100-Vjetrorit të Lidhjes së Prizrenit, botova shkrimin”Trim, ndër trimat dibranë”, në gazetën”Ushtima e
maleve”, një shkrim kushtuar Bajram Bardullës, besimtar, filozof e prijës
popullor, sheherli i Dibrës.
Pas
kaq kohe ndjeva sërish se figura e tij kishte nevojë për një ndriçim të ri, si
qëndrestar në ballë të betejave, gdhendur në kujtimet e brezave, në fakte të
pamohueshme historike e veçanërisht në
epikën popullore.Bajram Bardulla në këtë përvjetor të Lidhjes së Prizrenit u
dekorua me medaljen “Për veprimtari
patriotike”, por drejtuesit monistë të Dibrës e shihnin figurën e tij disi
shtrembër, për shkak të luftës së
klasave, ndaj nuk bëheshin përpjekje për ta sje llë më të plotë figurën e
tij.Edhe fisin e nderuar Bardulla e shihnin si të padëshiruar, si antikomunist.
Mbaj
mend se kur u botua shkrimi im modest,
më falenderoi Hazis Ndreu, Velo Cfarku(kryeredaktor i gazetës)Kamber
Faruku e Hysni Bruçi, studiuesi Iliaz Kaca etj.Edhe pse të shkruaje në atë
sistem për figura të tilla ishte një guxim, kur cilido vërehej me lente dhe
duhej të përballej me një psikozë miope,
se shkruaje për fetarët, unë sërish e ndjeja si një detyrim moral të
shkruaja për këtë figurë të patriotizmit dhe të besimit, sepse figura të
tilla janë poliedrike, të çmuara,
thesare lavdie.
Bajram
Bardulla u lind në një familje të shquar
sherlerësh, më 1810 në qytetin e
Dibrës.U rrit dhe u edukua përmes shkollës por edhe nga odat dibrane, me
traditat e fisit dhe të familjes.Qysh në fëmijëri u mëkua me patritotizëm, ndaj
sapo shkoi te dajat në qytetin e Dibrës së Madhe ra në kontakt me patriotët,
bashkëpunoi me ta, që kur ishte në moshën 25-vjeçare.Qysh në betejën kundër
urdive të Hajredin Pashës, në korr ik 1844 e deri në bêtejën e Nishit 1877,
Bajrami u shqua si luftëtar besnik i çështjes shqiptare dhe i lirisë me
mesazhin e tij që vjen nëpër kohëra:S`je besimtar, nëse nuk je atdhetar !”.
Ai
ishte bashkëkohës dhe bashkëpunues i Iliaz Pashë Dibrës, Molla Bajramit(Hoxhë
Bucit), Sheh Zerqanit, Isuf Dodës, Isuf Bej Karasanit, pa e lëshuar armën nga
dora.Bajram Bardulla qëndroi për çështjen kombëtare, duke mbrojtur Dibrën dhe
kufijtë etnikë të popullit tonë, të copëtuar padrejtësiht nga Fuqitë e
Mëdha.Kur u vra Isuf Murrja(prijës popullor nga Hoteshi i Luznisë)Bajrami u çoi
fjalë bijve të Isufit(siç e dëshmon epika popullore e asaj kohe):
Merrni
Luzninë e dilni në Qenok,
Se
do të shkoj në Shehër e t`mor nji top”.
Bajrami
ishte gjithmonë në krah të prijsve popullorë, qëndrestar i lirisë dhe burrë i
karareve, kurdoherë i vendosur, i thjeshtë trim i provave ndër beteja.Si fakt
që vjen nga gojëdhënat është edhe përleshja e këtij luftëtari në
Kuben të Dibrës së Vogël(afër Peshkopisë).Bimbashi turk e kap Bajramin për jake
të kopranës(kajukes), por Bajrami i bie
dhe e godet, duke mos u trembur nga urdia turke.
Fjala
dhe veprimtaria e tij, ngado që shkonte, zinte vend dhe linte gjurmë në
ndërgjegjen e malësorëve.Si luftëtar, tashmë, ai ishte i shkëputur nga jeta
familjare duke iu përkushtuar luftës.Mori pjesë aktivisht në betejën e Nishit,
ku, ndonëse iu vra i vëllai, Sheh Fejza,
luftoi si trim kundër serbo-malazeze.
Bashkëpunëtorët
e tij si Isuf Prençi në Reç, Mustaf Mziu në Muhurr, po veçanërsht epika e
poezisë popullore e ka përjetësuar figurën e tij:
N`Fushë
të Nishit, mu ke ura
Xherek
paska Dibra burra.
Sulmojnë
llogoret pa kësula
Pa
kësula e pa jakuce
Bajrami
thrret ta mbrojmë kët nuse
Nusja
jonë është vatani
Bini
burra ktij dn-dushmani.
(Dosja
3, Muzeu i Dibrës).
Ndonëse
ishte i goditur nga rënia e të vëllait, ai nuk e uli madhështinë e qëndresës,
as hovin e sakrificës në emër të fitores e të flamurit.
Epika
popullore, shpirti dhe mençuria e popullit nuk e kanë harruar Bajram Bardullën
dhe qysh prej asaj kohe dhe sot, kjo këngë
ngjan si testament i t ij dhe si dekorata më e lartë për të.
Bajram
Brdulla nji burrë plak,
Ban
luftë me serb në Karadak,
Bajram
Bardulla ni trim si zana
Ksi
burrash rrallë le nana,
U
çue në kam e t`madhe briti
Din
Dushmanin e tronditi
Kur
u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, tashmë Bajram Bardulla ishe një
luftëtar me emër, prijës popullor, i formuar dhe i kalitur në zjarrin e kryengritjeve të njëpasnjëshme,
kundër pushtuesve turq dhe serbë.Ai u bë i dëgjuar në Dibër dhe në Prizren. Dhe
ishte ndër atdhetarët më veprimtarë të Lidhjes.Deri në maj 1891, kur në moshën
81- vjeçare u nda nga jeta, ai nuk e ndau pushkën nga dora.
I
paharruar do të mbetet takimi i tij me Abdyl Frashërin, i cili, kur ishte në
Dibër, i dhuroi Bajramit një abetare me mbishkrimin:”Vetëm gjuha dhe pushka
kanë me na ndritur kombin, kanë me na
lanë të pavdekshëm nën hijen e flamurit tonë”.
Ndonëse
ka kaluar kohë nga ndarja e tij nga jeta, ai nuk harrohet, sepse ka lënë pas
pasradhës fisnikë të fisit të Bardullëve si dhe miqtë e fisit bardulla si
Dollmeni i Dibrës së Madhe, Sevdari i Deshatit dhe i Dibrës së Madhe, Shehu i
Brezhdanit, Rexhepi e Kryemadhei në Grevë, Alku në Dohoshisht, Joniku i
Kosovës, Shehu i Zerqanit e deri te Duka i Qafë Murrës e Nasufi i Maqellarës.Agolli
i Dohoshishtit etj;nipa të nnderuarAdnan Nasufi, Rustem Bardulla, Nezulla
Shehu, Bajrami i Ri, Rasim Bardulla, Demir Fetah Bardulla, Sami Bardulla, Mitat
Bardulla;burra të fisit, pasardhës të denjë, burra me karare e bujarë si: Musa
i Parë, Dine Bardulla, Iliaz Bardulla, Rustem Bardulla, Dine
Bardulla;intelektualë të shquar si:Agim Bardulla, Genc Bardulla, Bilbil
Bardulla, Adriatik Genc Bardulla, Sul Bardulla, Rexhep Bardulla, Përparim,
Flamur, Demir, HajredinBardulla etj.
Bijë
të thjeshtë, besimtarë e të përkushtuar për jetën si HajredinDemir Bardulla i
cili në moshën 63 –vjeçare u diplomua në fakultetin Ekonnomik të Tiranës.
Bajram
Bardulla e pasardhësit e tij janë një gjerdan i artë për Dbrën e
kombin.Madhështorët e historisë, ndonëse i harrojnë presidentiët partiakë, ,
mbeten drita e atdhetarisë, ata kanë në mbështetje historinë dhe muzën
popullore.
Kënga
popullore buçet me tërë madhështinë e saj duke e përjetësuar atë me shpirtin e
tij luftarak:
Tunë
moj e mjera Tunë
Shumë
nana ke lanë kërcunë,
Nuse
të veja vërtet kanë met
Por
burrat e tyre kanë met shahjat,
Luftën
e Najshit kush e bani
Bajram
Bardulla e Sufë Karasani.
Për
vëllanë e tij, Sheh Fejzë Bardulla, populli thuri vargjet:
O
Bardulla i nanës arbnore, o kreshnik, trim i lirisë,
Në
mejdan, mbajte në krah,
Vlla
Sheh Fejza, martir ka ra.
Vlla
Sheh Fejza martir ka ra,
O
kryetrim, bir dibrani,
Veprat
flasin, mbete kala,
Bini
burra, ktij din-dushmani.
Ende
kumbon dhe mbetet si një thënie lapidare
fjala e tij:”Bini burra, ktij din-dushmani”, si një amanet i çmuar për
brezat, për të mbrojtur lirinë, tërësinë
tokësore, traditat dhe gënin shqiptar.