Kulturë
Albert Vataj: Sod n'ditën e Gjuhës Amtare
E hene, 21.02.2022, 07:55 PM
SOD N'DITËN E GJUHËS AMTARE
Jo
bre mërgimtarë, qysh mos me u’a msu fmive shypen, si shqypja zogjve fluturimin
Nga
Albert Vataj
S’po
du me nguc kërrkend, por, dru se s’muj me nej pa i mëtu dy fjalë, n’se m’leni
ju, e n’se keni me pas mirsinë me e përcjell me mu kyt zoritje, për prindërit
mërgimtar, fmit e t’cillve flasin pak ose aspak shqyp.
Gjuha
tue ken nji formë e epërme komunikimi, mes vedi, botve dhe kulturave, ngulmeve
qytetnuse, ndër shum’ n’ju asht pranu me ken gjithnji e ma shum’ nji
panevojshmëri për me përdor si gjuh nane, n’familjet tuja, atje n’dhe t’huej.
Ma
zorshëm, por ma mir’ po asht me u përdor prej jush n’përditshmëri, nji gjuhë e
huej, qi bahet e juja, e gjuhën me t’cillën keni thirr s’pariher nan, me u lan
mas doret tue mos e fol, e tue i’a lan harrimit.
Turravrap
për me zotnu gjuhët e tjera, natyrshëm ka lind si nevoj për me ju qas mundësive
ma t’mira për me jetu, e kjo gjehet e përligjun, derikur, gjuha am vërehet dhe
trajtohet si diçka e huej për fmit tuj, ata qi kan me ken, ma saktë po duhet me
ken, njata qi kanë me trashëgu vendin e origjinës, dheun e t’parvet, historinë,
doket, zakonet e gjithçmos tjetër shqiptare, si gjuhën.
Shqypnia
mundet t’mos u ket dhan ju shansin me u ndi vendali n’trollin e t’parve, kjo
për shkak t’keqeverisjeve qi e përndoqën si nji mallkim kyt tok t’bekume, por
kurrnjeni n’ju, s’ka se si me u pajtu me kyt zezon, tue ju mohu fmive gjuhën e
nans, ndoshta edhe si nji hakmarrje për vendin qi u vra andrrat, për truallin
qi i ka dëbu e vazhdon me ja ba t’huej gjuhën dhe gjinin e nans.
N’pamundësi
me u ndesh në nji betej t’humbun, tue ik, s’ka se si, njaty ku keni fmininë,
keni kujtimet dhe ju djeg malli, me lan mrapa gjithçka, edhe gjuhën, si nji
çlirim prej nji robnimi.
Ne
nuk e meritum kyt fat t’keq, qi na e shkruen bijë bastard e gjakprishun, por
njajo qi kena ken, e kem me mbet kso jete, s’jan t’mujtuna me u braktis
n’ç’farëdo shtërngimi e zoritje.
Ban
vaki se kjo asht pikërisht njajo, qi kjo pjellë e qitun politikanësh e sojin e
tyne t’flligt, qi kan fatin tonë n’dor, po don me na mohu edhe shypen,
gjithqysh, na s’duhet me u’a dhan kyt shpërblim, edhe pse po gjejn turli lloj
mënyrash për me dominu nxanjen ndër shkolla t’gjuhve t’huja, e t’tone me e lan
mas doret, si nji gjuh t’vogël.
Ata
ju morën t’tana qi patët, edhe andrrat, tokën, vorret, historin, kujtesën, e
tash po duen nëpërmjet jush me grabitë edhe gjuhën, tue e fshi nga dëshira
juaj, me u’a mësu fmive tuj. Assesi nuk duhet qi kjo me ndodh. Duhet me luftu
me shpirt me mbet t’gjalla n’ne, ç’ka kena ma t’shjet e t’shtrejt.
Ju
ikët kush mujti e si mujti, kjo jo për fajit tuj, për t’adhmen e qi meritoni,
por asht nji nga mkatet ma t’randa, n’se farën e shqyptaris nuk e leni me çil
n’shpirtin e tyne, e nuk i shërbeni qi kjo bime m u rrit si n’trull t’vet kudo
qi ndodhet. S’asht e huej për ta, njajo qi n’ju asht dhimbje, njiherash asht
djepi juaj dhe vorri i paraardhësve tuej.
Ndoshta
ka me kan von, por kan me ken ata qi kanë me ju gjyku ju, jo sesi dhe pse ikët,
tue e braktisë luftën n’mbrojtje t’vatanit, ksaj toke qi ju desht dikujt me e
kthye n’çifligun e vet, e po u duhet do tjerëve me e shit e leçit, por se ju,
tue ikë, s’deshtët me marr ç’ka ishte e juaja e asht sod e tynja, njaja qi ju
jeni, anipse n’dhe t’huej.
Pse
bre vllazën dhe motra s’po mundni e s’po doni qi fmive tuej me ju mësu shqyp?!
Nëse
n’Gtreqi, dikund shteti e dikund kisha, nevoja dikun tjetër, tue ushtru presion
banen qi shqiptart me pas frikë për me fol gjuhën e tyne, e për ma tepër me pas
andrra, megjithses n’dhe t’huj, me gjet mundsi me ua mësu fmive gjuhën e nanës.
Edhe pse n’kto kushte ksenofobie, prep nuk gjehet e përligjun ky mohim i
shqypes. Kujtesa historike bahet dëshmitare e përpjekjeve titanike qi patriotët
e mëmëdhetarët banen, për të shtypun shqyp e për të hapun shkolla shqype, tue
shpenzu krejt pasurinë e tyne, edhe tue rreziku jo pak ndër ta, jetën. Dhe
arritën me ba atë, nan nji represion të egër osman, e varfrnijet mbytëse, tue
u’a msu fmive shqyp nan hanxharë e bajoneta, mes tumit e arës së barutit,
gjakut e gjamës. Ndër ta kjo e shejt njajo gjuh e Perenis, njaq sa asht edhe
ndër ju amanet me u’a msu fmive tuej, e përmes tyne, ata t’vetve, për mos e u
shue ky za bylbyli.
Jo
bre vllazën e motra mërgimtarë, qysh bre mos me ua mësu fëmijëve shtypen?!
Sa
nana mbyllën syt me shpirtin e vramun t’pamujtunes me fol me fmit e fmive
t’vet, me qesh e me ladrue me ta, shyp bre. Sa e sa gjusheve ju shurdhuen
veshët e u plasi zemra, tue ndigju uladin qi i flet nji gjuhë qi nuk e merr
vesh. Sa prej tyne u banën me faj se s’mësuen nji gjuhë t’huej për me e pas
t’mujtun me kuvendu si gjushja me nipin a mbesën, jo bre, jo!
Ti
mundesh me ardh te unë, unë kurrë kso jetë s’kthehem ma te ti.
Vërtetë
gjuha shqype asht gjuha e nji vendi të vogël, por asht gjuhë qi kanë folë e
shkru njerëz legjendar. Shqypja asht gjuhë e vjetër e nji prej njatyne gjuhëve
ma t’lavdishme n’historinë e origjinës së gjuhëve t’botës dhe kyt e kan thanë e
provu ma t’mdhejt e mendimit t’njatyne vendeve e njatyne gjuhve qi flisni ju
tash.
N’se
fjala jeme s’ka me pas njat pesh sa me zgju nër ju ndërgjegjen kombëtare, tue
mos e konsideru kurrë vonë nji korrigjim qi na shfajëson para amanetit t’parve,
mundet me lejen tuj me ju përcjell dy kangat ma t’amla të shqipes, hymnet epike
t’gjuhës.
Prej At' Gjergj Fishtës,
"Gjuha Shqype"
Porsi
kanga e zogut t'verës,
qi
vallzon n'blerim të prillit;
porsi
i ambli flladi i erës,
qi
lmon gjit e drandofillit;
porsi
vala e bregut t'detit,
porsi
gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi
ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu
â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah!
po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi
gjumi m'nji kërthi,
porsi
drita plot uzdajë,
porsi
gazi i pamashtri;
edhè
ndihet tue kumbue;
porsi
fleta e Kerubinit,
ka'i
bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat
valle t'amëshimit.
Pra,
mallkue njai bir Shqyptari,
qi
këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim,
që na la i Pari,
trashigim
s'ia len ai fmis;
edhe
atij iu thaftë, po, goja,
që
përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi
n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet
e t'veten e lèn mbas dore.
Në
gjuhë shqype nanat tona
qi
prej djepit na kanë thânun,
se
asht një Zot, qi do ta dona;
njatë,
qi jetën na ka dhânun;
edhe
shqyp na thanë se Zoti
për
shqyptarë Shqypninë e fali,
se
sa t'enden stina e moti,
do
ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp
na vete, po pik' mâ para,
n'agim
t'jetës kur kemi shkue,
tue
ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp
mâ s'pari kemi kndue:
kemi
kndue, po armët besnike,
qi
flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah
kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në
këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i
rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në
këtë gjuhë edhe Kastriota
u
pat folë njatyne ushtrive,
qi
sa t'drisë e diellit rrota,
kanë
me kênë ndera e trimnive.
Pra,
shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë
e toskë, malci e qyteta,
gjuhën
t'uej kurr mos ta lini,
mos
ta lini sa t'jetë jeta,
por
për tê gjithmonë punoni;
pse,
sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi
juej, vendi e zakoni
kanë
me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper
gjuhë shqype bota mbarë
ka
me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka
me ju njohtë për shqyptarë;
trimi
n'za, sikurse jini.
Prandaj,
pra, n'e doni fisin,
mali,
bregu edhe Malcija
prej
njaj goje sod t'brohrisim:
Me
gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Prej Dom Ndre Mjeda,
"Gjuha Shqype"
Përmbi
za që lshon bylbyli,
gjuha
shqipe m'shungullon;
përmbi
er' që jep zymbyli,
pa
da zemren ma ngushllon.
Ndër
komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku
e shkoj jetën tash sa mot,
veç
për ty m'rreh zemra e mjera
e
prej mallit derdhi lot.
Nji
kto gjuhë që jam tue ndie,
jan'
të bukra me themel
por
prap' kjo, si diell pa hije,
për
mue t'tanave iu del.
................................
Ku
n'breg t'Cemit rritet trimi
me
zbardh, Shqipe, zanin tand,
e
ku Drinit a burimi
që
shpërndahet kand e kand.
Geg'
e tosk', malsi, jallia
jan'
nji komb, m'u da, s'duron;
fund
e maj' nji a Shqipnia
e
nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftë
mallkue kush qet ngatrrime
ndër
kto vllazën shoq me shoq,
kush
e dan me flak' e shkrime
çka
natyra vet' përpoq.
Por
me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si
nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për
t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte
kush për motër t'vet.
E
njat tok' që je tue gzue,
e
ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria,
që mbet mblue
sot
nën dhe, edhe shqip flet.
E
shkrova kyt apel n’dialektin geg si nji homazh për tan’njata mendjendritur e
zelltar, t’cillët na banen me gërmat dhe gjuhën qshype, tue luftu dham për dham
me armiqt e ksaj gjuhe Perëndie, tue mos kursy mund dhe para, qi ne me pas sod
nji gjuh sa t’bukur aq dhe t’rrezikume prej asimilimit e shkombtarizmës, qi ka
shku tu ezan gjithnjë e ma shum vend n’ne. Se na po duam ma fort t’jera gjuhë,
gjuhë qi na japin lek tue na grabit tançka derimsod erdh me ken e jona, e
pluguese me varre dhe e vaditun me gjak.