E diele, 22.12.2024, 12:32 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Dita e Shën Valentinit

E hene, 14.02.2022, 06:15 PM


DITA  E SHËN VALENTINIT

Nga Përparim Hysi

Nesër është SHËN VALENTINI,  DITË E MADHE E  DASHURISË

Të rinjtë përshëndet Përparimi, përmjet vargjesh së poezisë

Tek i sheh që festojnë, nëpër sheshe, nëpër rruga

Dhe gëzojnë, dhe dashurojnë, dy nga dy me djem e çupa.

Me dhurata nëpër duar dhe me lule si buqetë

Që të gjithë të gëzuar, e bekuar KJO DITË do jetë.

Dhe çlirojnë vërtet gëzim, as që pyesin për covid

Sheshit shfaqin dashurinë, se është SHËN VALENTIN!

SHENJTI është"engjëllmbrojtës" që i mbron nga "infektimi"

Është bekim dhe "shëronjës", në këtë ditë tëmadhe gëzimi

Dy nga dy shfaqen të çiltër dhe të mbushur emocione

Nuk pyesin më për dimër, për"covid" me mutacione.

Ja tek japin përqafime, dhe zënë puthen dashurisht

Dhe vërtet shfaqin gëzime,  syrin "tërr" prej pandemisë

I mbush forcë dashuria dhe dëbon çdo lloj covidi

Për të rinjtë poezia! Një bekim nga PËRPARIMI:

Të festojnë të gëzuar, tek ata të buçasë jeta!

Dua t'i shoh të përqafuar(enkas për ta u shkrua vjersha)

Le të dalin  nëpër sheshe,  le të dalin npër rruga

Ju uroj këtë DITËFESTE:-Dashuroni, djem e çupa!

Tiranë, 13 shkurt  2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora