E enjte, 26.12.2024, 02:42 PM (GMT)

Mendime

Mina Hysa: Dy firmat historike dhe xhelozia për suksesin e Bashës

E shtune, 13.12.2008, 03:50 PM


Dy firmat historike dhe xhelozia për suksesin e Bashës

Nga Mina Hysa

Në 18-vjet të pluralizmit shqiptar në drejtim të politikanëve ka pasur akuza publike të artikuluar nga media, vet politikanët ndaj njëri - tjetrit si dhe institucionet si KLSH-ja apo strukturat e tjera antikorrupsioni për abuzim me detyrën. Ditët e fundit i gjithë arsenali i opozitës, mediave rreth saj, segmenteve të prokurorisë të kapura nga opozita, analistëve që paguhen në borderotë e PS-së (jo në zyrat e saj por të biznesmenëve që kanë përfituar nga qeverisja viteve 1997-2005 me tenderat dhe aferat e tjera madje dhe të paligjshme) është zbrazur në drejtim të ish-kreut të MPPTT, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme Lulëzim Basha. Fakti që të gjithë ndihen të karikuar në këtë sulm të paprecedentë në historinë e pluralizmit shtrohet pyetja: Përse një atakim i tillë ndaj zotit Basha?! Shefit të diplomacisë shqiptare i duhet të përballet me akuzat politike, siç me del nga analiza e fakteve që unë bëj të prokurorisë për abuzim me detyrën dhe favorizim në tendera për investimin historik të shqiptarëve, autostradën Durrës-Kukës. Duke mos qenë jurist në profesion nuk mund të gjykoj profesionalizimin në ngritjen e akuzës, nëse prokuroria ka shkelur apo jo vendimin e gjykatës së Faktit për ndërprerjen e procesit të hetimit para se ajo të çonte akuzën në Gjykatën e Lartë, por po merrem me argumente të tjera se përse ka nisur ky sulm ndaj zotit Basha dhe tendenca e të gjithë palëve të sipërpërmendura për të vënë në shënjestër një nga ministrat absolutisht më të suksesshëm të kabinetit Berisha.
Së pari në 18-vjet qeverisjes të majtë dhe të djathtë qeveria Berisha është i vetmi kabinet që shpalli prioritete të qarta.
Një ndër më kryesorët është bërja e Shqipërisë me rrugë të standardeve perëndimore. E vërteta është se vendi ynë ka një infrastrukturë të rrënuar rrugore dhe investimet e MPPTT gjatë këtyre viteve kanë qenë shumë të rëndësishme jo vetëm për lëvizjen e qytetarëve por edhe për zhvillimin ekonomik. Përjashto investimin më të rëndësishëm në 100 vitet e fundit si autostrada e veriut ajo që bashkon shqiptarët e ndarë një shekull më parë, prioritet ka qenë dhe mbeten edhe rrugët në zonat turistike, investime të cilat kanë dhënë efektin në rritjen e turistëve në Shqipëri deri në dyfishimin e tyre, pa lënë pas dore as rrugët rurale. Për këtë nuk ka se pse zoti Basha të mos ndihet krenar. Mirëpo si për çudi, përgjigjen e së cilës e dinë vetë drejtuesit e opozitës dhe prokuroria, në këtë autostradë na qenka abuzuar me paratë e shqiptarëve dhe ndaj Rama veç daljes së tij publike ka vënë grafikun e daljes në konferencë për shtyp në PS, për të hedhur baltë mbi këtë investim. Sigurisht këtë e ka bërë pas kapjes së pari që i ka bërë prokurorisë. Vallë opozita të jetë e shqetësuar për abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë?! Të jetë e vërtet kjo?! Në sulmet e opozitës pa argumente nuk kemi të bëjmë fare me një dhembshuri të saj për abuzim apo siç e quajnë ata vjedhje të taksave të shqiptarëve, por vetëm me një xhelozi të saj rreth superprojektit të qeverisë së Partisë Demokratike. Natyrshëm lind pyetja kujt i dhimbsen taksat e shqiptarëve: Edi Ramës me disa dosje në prokurori të mbuluara nga pluhuri apo ish-ministrave të korruptuar të ish-qeverisjes së majtë të cilët e kthyen Shqipërinë në dele të zezë të korrupsionit dhe u larguan në mënyrë plebishitare nga pushteti me votën e shqiptarëve në 2005. A mundet sot një shqiptar të besojë se Edi Rama dhe lukunia e tij e hajdutëve nën strehën e tij t’ju vijë keq për abuzim me fondet në rrugën Durrës-Kukës dhe pse kjo nuk është një e vërtet, kur taksa qindra milionë euro e mbledhur nga qeveria Majko është zhdukur, ose të paktën askush nuk thotë se për çfarë është përdorur?! Jo vetëm si gazetarë por edhe si qytetarë, pa dashur të hyjë shifrat e fondeve publike të tenderëve të bashkisë së Tiranës duke mos qenë ekspert me duhet të them se ka një abuzim marramendës. Logjika me çon ta them këtë kur mendon që në 3 mandatet e kreut të PS-së aktualisht kryebashkiaku në korrespodencë për qytetarët e Tiranës pjesa dërrmuese e rrugëve është shtruar nga 2-3 herë në harkun e kësaj kohe, kur specialistët thonë që për çdo investim të kryer koha e shfrytëzimit të një rruge duhet të jetë 10 vjet. Më konkretisht; rruga e Kavajës, “Hoxha Tahsin”, Bulevardi “Zogu I”, e plotë rrugë te tjera që nuk është momenti të përdoren në këtë shkrim janë asfaltuar disa herë duke i përdorur paratë e taksa-paguesve kryeqytetas sipas orekseve të kryebashkaikut. Vetëm cilësi punimesh nuk ka pasur dhe ka në rrugët e Tiranës. Për këtë nuk ka nevojë të bëjmë ekspertin pasi kalojmë çdo ditë në to dhe konstatojmë që pas inaugurimit të një rruge, vetëm ca muaj më pas hapen gropa, lëvizin pllakat e trotuareve etj. Na duhet të kujtojmë këtu që një Lanë bëri Rama me gjoba vënë ndërtuesve për pastrimin e saj falas si kusht për të marrë pjesë në tenderat e bashkisë dhe propagandoi si një investim të rëndësishëm. Në duhet të kthehemi në kohë mbrapa të kujtojmë pseudoinvestimin e fasadave ku mjafton të përdorim një elementë abuziv ku një llampë merrej me 3-4 fishin e çmimit në treg. Dy ish-ministra socialistë (Luan Rama dhe Esmeralda Uruçi) kanë çuar dosjet në prokurori për kryebashkiakun sot kreu i opozitën dhe mediat që sot ai ka nën kontroll i botonin dosjet e plota. Nuk duhen harruar as gjobat e Ramës për lejet e pallateve ku të paktën një nga ndërtuesit, presidenti i firmës “Lura”, Dod Doçi e bëri publike shumën që i kërkohej për një leje ndërtimi. Në këtë mes mund të përmendim dhe plotë dosje që ndodhen në prokurori për ish-zyrtarë të lartë të qeverisjes së PS-së për abuzim me tendera deri te apo vjedhje tokash në mënyrën më skandaloze të mundshme si Tiranë apo zonat bregdetare. Në këtë histori duket një xhelozi e pastër e Ramës për këtë superinvestim të qeverisë shqiptare dhe kohës kur u bë ai me Ministër të Punëve Publike Transporteve dhe Telekomunikacioneve z. Lulëzim Basha duke i rritur besueshmërinë  jo vetëm në Shqipëri por dhe Kosovë. Marrja përsipër e një investimi të tillë dje ishte një ëndërr, sot një realitet. Në pranverën e ardhshme pritet vetëm inaugurimi i autostradës ditë në të cilën me siguri do të jenë me dhjetëra mijëra shqiptarët në të dyja anët e kufirit që do të marrin pjesë dhe me lotë në sy do të thonë: Bravo qeverisë shqiptare dhe Lulëzim Bashës. Çfarë do t’i mbetet kësaj opozite atë ditë të madhe. Besoj se socialistët e ndershëm do jenë vetë prezent në ditën e inaugurimit dhe do ta duartrokasin investimin e përfunduar. Rama do të ngujohet sikurse e ka bërë deri më tani duke mos kaluar dhe parë punimet që po bëhen në veprat gjigandë në aksin kombëtar. Argumenti se përse sulmet e Ramës janë një xhelozi e tij për zotin Basha vijnë dhe rreth faktit se pikërisht shigjetohet kjo rrugë duke qenë një bast i fituar për mazhorancën dhe asnjë rrugë tjetër nuk shigjetohet për abuzime. Me këtë nuk duam të ngremë akuza për rrugët e tjera, por nuk ka qenë vetëm ky investimi i madh kryer në kohën kur z. Basha ka qenë në krye të MPPTT. Ndaj Rama&CO, pas kapjes që i ka bërë prokurorisë jo vetëm që ka siguruar që asnjë dosje e tij të mos hapet, por dhe ta ndërsejë atë ndaj mazhorancës si në rastin konkret ndaj një ministri që po shkëlqen. Rama i cili mundon ta shes veten si lider të një politike të re me xhaketat e vjetra që ka në kryesi, asamble dhe parlament nuk mund të durojë dot lulëzimin politikë të Lulëzim Bashës. Duke e ndjerë kompleksin e krijimit të raporteve më të huajt ai xhindoset tek sheh ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Lulëzim Bashën në takimet kokë më kokë me liderët evropiane dhe amerikanë. Fal aftësisë së tij të shkëlqyer në diplomaci është i pari MPJ që komunikon si i barabartë me të huajt dhe jo inferior sikurse mund ta themi me plotë gojën ka ndodhur me ministrat e mëparshëm të jashtëm të Shqipërisë sidomos gjatë qeverisjes së PS-së. Lulëzim Basha ka fatin që të jetë i vetmi ministër i cili ka hedhur dy firma historike si; ajo për rrugën Durrës-Kukës krahas anëtarëve të tjerë të kabientit qeveritar, si firmosen e protokollit të pranimit të Shqipërisë në NATO, ku pranimi me të drejta të plota pritet në prill 2009, pa harruar këtu as momentet e tjera emocionuese për të si; pavarësia e Kosovës. Si në krye të MPPTT, ashtu edhe aktualisht si MPJ të Shqipërisë, zoti Basha ka treguar se e ka justifikuar besimin e dhënë nga mazhoranca duke treguar profesionalizim, integritet të plotë dhe ky sukses i tij nuk ka pse të xhelozojë askënd në politikën shqiptare e sidomos ata të cilët kanë veshur gëzofin e politikës së re dhe në darkë flenë me ish-sigurimsa.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora