Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Të humbësh tre fëmijët në internim
E diele, 13.02.2022, 06:18 PM
Kastriot Dervishi:
Të
humbësh tre fëmijët në internim
Familja
e Ramë Habilit u internua në Kampin e Beratit kur nisën internimet e para në vitin
1945. Bashkëshortes së Ramës, zj.Vathe (në qendër të fotos), i vdiqën në
internim tre fëmijë; në Berat vajza Nexhmije (3 vjeç) dhe në Tepelenë dy
fëmijët e tjerë: Mukadesi (djathtas në foto) më 3.6.1949 në fshatin Turan dhe
Xhevati (majtas fotos) më 8.7.1950 në zonën e njohur të kampit, përkatësisht 6
dhe 9 vjeç.
Nga
të dhënat paraprake, rezulton se Mukadesi është fëmija i parë i vdekur në
Kampin e Tepelenës së bashku me një foshnje tjetër disamuajshme me emrin Fijar
nga Thethi i Shkodrës.
Fotografia
besohet se është bërë në Berat, gjatë internimit atje.
_______
300 mijë dollaro
Mbledhja
e Byrosë Politike e datës 12.2.1985, e njohur si e marmelatës dhe reçelit,
kishte në rendin e ditës katër pika. E para ishte mbi gjendjen në industrinë e
lehtë dhe ushqimore. Procesverbali në letër, është shumë i ndryshuar nga
origjinali i incizuar. I shkruar, në një pjesë paraqitet kështu:
Shoku
Enver Hoxha: A do të realizohen investimet që janë caktuar për vitin 1985?
Shoqja
Vito Kapo: Për sa u takon investimeve, ato që kishim për vitin 1984 i
realizuam, tani ecim mirë, nuk kemi ndonjë problem. Edhe investime e vitit 1985
mendojmë se do t’i realizojmë.
Shoku
Enver Hoxha: Po investimet e 5-vjeçarit të tetë, si do të realizohen, të
shkëputura e të ndara me kuota: më 1988 300 mijë dollarë, më 1989 po 300 mijë
dollarë dhe më 1990 300 mijë dollarë?
_______
Krahina
e Kolonjës ka qenë ndër më të gjakosurat në luftën civile të viteve 1943-1944.
Nuk kishte pushtues atje. Një gazetë e vogël, "Oshëtima e Korçës",
organ i rinisë korçare, nr.3-4, maj-qershor 1944, faqe 37, boton lajmin e
vetëhelmimit të një vajze së cilës i kishin kërkuar mobilizim me forcë në çetat
komuniste, "për nevoja lufte".
_______
Trakt
i vitit 1944 hedhur në Tiranë. Kur mendon rreth 2 mijë të vrarë nga terrori të
kuq në vitet 1943-1944 (shifra në Kosovë e vende të tjera jashtë kufijve të
shkaktuar nga ky terror nuk dihet e saktë), bindesh për simbolikën e gjetur në
këtë trakt.