Kulturë
Përparim Hysi: Albert Zholi - Dashuri pa kushte
E hene, 07.02.2022, 07:22 PM
"Felias Fogu" i ZHYL VERNIT shkruan tregime dashurie
Libri
"Dashuri pa kushte" i ALBERT ZHOLIT
(ese)
Nga
Përparim HYSI
Mos
ju duket fare si sensacion ky"atribut" imi për ALBERT ZHOLIN. Në
rininë time, kur lexova"Rreth botës për 80 ditë" të ZHYL VERNIT, u befasova nga FELIAS FOGU, personazhi
homonim i romanit të sipërshënuar dhe thosha me vete:-Nuk është e mundur dhe
vetëm fantazi e autorit dhe aq. Mirëpo kot nuk qëndron në këmbë
aforizma:-Njeriu plaket duke nxënë dhe unë jo vetëm rrëxova hamendjet e
dikurshme për FELIAS FOGUN që i binte botës përqark për 80 ditë, por e takova
atë, të ngjashmin e tij, që për 80-ditë bën
kiametin. Jo kiamet me ngjyrimin pak tronditës të kësaj fjale. por
një"kiamet" që duhet ta kesh zili. Është atribut i tij dhe, të
paktën deri tani që po shkruaj, nuk njoh
tjetër të dytë:me një jetë kaq dinamike dhe kaq vitale sa të tij. Tek shoh
biografinë e tij, befasohem. Është një befasi e bukur, gjithësesi!
Sidoqoftë,
kur thotë VOLTERI, çdo gjë ka nevojë për provë, veç të bukurës!
***
ALBERT
ZHOLI alias "FELIAS FOGU" është 62-vjeç. Është autor i 23-librave
artistikë. Ka kryer katërmijë e tetëqind intervista(enkas e shkrova pa shifra);
ka redaktuar 302 libra artistikë. ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunoj me
33 gazeta;
Më
1995, në ATHINË, krijoi SHOQATËN SHQIPTARE"VËLLAZËRIMI"
duke bashkëpunuar me ARISTIDH KOLËN(të gjithë shqiptarët e dinë kush ka qenë
ARISTIDH KOLA) dhe agjensinë e tij botuese"Tharima", Libri i parë, i
shkruar nga ALBERT ZHOLI"Ikja e madhe" është ribotuar katër herë.
Ja
dhe disa vlerësime për të:
-Personalitet
i shquar i SHOQATËS "Polifonia SHQIPTARE" 2010.
-Personalitet
i SHQUAR i SHOQATËS"LABËRIA"-NDERI i KOMBIT 2016.
-Ambasador
i PAQES 2018.
-Qytetar
Nderi i TEPELENËS 2019.
-Gazetar
i i vitit nga Institutit Cinema Menec Kinema.
-Mirënjohje
për SHKENCËN e Jetën 2019.
-Nderi
i Shoqatës "PËRMETI" 2020.
-Nderi
i SHOQATËS"vëllezërit FRASHËRI" 2020.
-Gazetar
i vitit nga "Jehona SHQIPTARE" 2020.
-Personalitet
i SHQUAR për QARKUN E VLORËS 2021.
Dhe,
duke lexuar gjithë këto vlerësime për të,
unë mund t'ju them: u kam rënë ca kalimthi punëve të këtij"FELIAS
FOGUT tIm", se për të si krijues,
promovues, si gazetar dhe si kudo ku ka
punuar e ka bashkëpunuar, sado me shkurtime,
nuk kam si mos ndalem në vlerësime të tilla, si: ISMAIL dhe HELENA
KADARE; DRITËRO AGOLLI; MARGARITA XHEPA;RESHAT ARBANA;LUFTAR PAJA;NASHO
JORGAQI;BARDHOSH GAÇE;JORGO PAPINGJI e të tjerë.
Libri
i shkruar nga ju, - i shkruajnë KADARETË, - hyn drejt e në zemër të
lexuesit." Krenohem me ato që shkruan dhe të jemi mirënjohës",
ARISTIDH KOLA. "Ligjëron me
shkrimet e tua, -MARGARITA XHEPA." Kanë vërtetësi personazhet e tu",
LUFTAR PAJA."Intervistat e tua, janë plot jetë", RESHAT ARBANA."
Lënë gjurmë mbresëlënëse shkrimet e ALBERT ZHOLIT, -thotë XHEVAHIR SPAHIU.
Shkrimtari NAUM PRIFTI që nga AMERIKA i shkruan:" I lexova tregimet e tua
dhe përjetova kënaqësi të papritur".AGO NEZHO e quan"maratonomaku i
letërsisë" dhe mund të vazhdoj edhe
më, pa i "stenografuar" këto
vlerësime për ALBERT ZHOLIN.Autori, ALBERT ZHOLI, të më falë që po u bie si kalimthi,
vlerësimeve të këtare PERSONALITETEVE të LETËRSISË, të KULTURSË dhe të
ARTIT, por e ndieva të nevojshme që të
justifikoja nominimin tim.
***
Gjithçka
që shkruaj në këtë ese, e bëj nën efektin e asaj që shijova në librin me
tregime të ALBERT ZHOLIT"Dashuri pa kushte". Vet titulli duket sikur
e ka domethënien brenda, Të shkruash një
libër nuk është fort e lehtë.Por nëse ALBERT ZHOLI shkruan këtë libër me
tregime lirike, është para një fakti
shumë domethënës. Me autorin ka ndodhur ai ngashnjim, në mund të shprehm
kështu. CEZARE PAVEZE thotë:"Të shkruash është bukur , se çliron dy gëzime
njëherësh:flet me veten, por dhe me të tjerët.". Dhe vërtet kështu ndodh:
autori rrëfen dhe ne, si lexues, ndjekim
rrëfimin e tij. Nëse gëzohet ai,
gëzimi vjen dhe injektohet tek ne dhe na relakson. Dy të tretat e
tregimve në këtë libër janë me dashuri ose për dashurin. STEINSALTZ në një nga
thëniet tij, thotë:"SOLOMONI është i pari që tha:-Bëni dashuri dhe jo
luftë. DHe ALBERT ZHOLI nuk shkruam me apriori:përkundrazi. Në tregimet e tij,
sado lirizëm që ka, përcillen mesazhe. Autori e di mirë se me të rinjtë ndodh
ajo që me kohë e ka thënë ALFONS DAUDET:" Tek rinia ekziston një zjarr apo
një nevojë, që, me prekjen e vogël, shpërthen". Dhe "këtë prekje të
vogël që shpërthen" e gjen tek tregimi"OLTA";e gjen tek "Dashuri
e humbur" apo dhe në tregime të tjera. Ti ndjek tregimet njëri pas
tjetrit, dhe mbresat që përfiton lënë
gjurmë tek ti si lexues. Të mbetë në mendje ajo, gjyshja që jep
frymë"vetëm duke dëgjuar një këngë polifonike". Sa mesazh i bardhë
dhe prekës ku mali për mëmëdhenë, është
mbi gjithë dashuritë. Autori e ka provuar mërgimin dhe di mirë si kullojnë
plagët e mallit. Pyetjes përse ndodh kështu me autorin, e ka thënë me kohë SHATOBRIANDI:"Nëse
vuan më shumë se të tjerët, mos u çudit:ke një shpirt të bardhë që vuan më
shumë se të tjerët". Dhe, padyshim, shpirt të bardhë ka dhe Albert ZHOLI.
Nëse ka arritur këto"maja" dhe këto vlerësime, nuk i ka arritur
për"sytë e bukur", po për punën ngulmuese se ai e di mirë atë që ka
thënë LEON TOLSTOI:"Pa punë dhe talentet e mëdhenj shuhen".Ai në
tregimet e tij investon mirësi, se mirësia, sipas SOKRATIT, është dituri. Siç
shihet në tregimet e tij"Dashuri pa kushte" kemi një realitet sa
koherent dhe aq artistik. NIKO KAZANZAQI thotë:"Një libër, para se ta
shkruaj, është në zemrën time". A
nuk ka ndodhur dhe me ALBERT ZHOLIN kështu? Padyshim. Por që ta shkruah një
libër, patjetër duhet të lexosh dhe të
përfitosh nga leximi. Se, ndryshe, ndodh sç thotë ROBERT
ANTHONY:"Disa pijnë ujë nga shatervani i dijes dhe ka të tjerë që bëjnë
gargarë". BERT ZHOLI u takon atyre krijuesëve që nuk bëjnë gargarë.
Tregimet
e ALBERT ZHOLIT kanë tri vlera të stilit: qartësinë, shkurtësinë dhe kuptueshmërinë .Duke qenë të
tilla, të duket sikur kanë ndjekur atë që kanë thënë WALTR BEUMAN dhe, veç
tyre, RICHARD LAHON shton dhe sinqeritetin. Janë atribute që i gjen tek
tregimet e ALBERT ZHOLIT. Dhe në mbyllje të kësaj eseje, mund të them me plot
gojën:" Shpirtërat nuk duhet të jenë të robëruar:duhet ta jetojnë jetën;të
thërrasë, të qeshë, të qajë, të shajë,
të zihet dhe, mbi të gjitha, të
dashurojë", këto fjalë janë të MAKSIM GORKIT dhe kështu ndodhë dhe"me
shpirtërat e personazheve në tregimet e Albert ZHOLIT.
Tek
e mbyll, besoj se e kam justifikuar atë
që kam thënë për FELISA FOGUN tim.Urime ALBERT ZHOLI!
Tiranë.7 shkurt 2022