Mendime
Nafi Çegrani: Guri i padrejtësisë!
E diele, 06.02.2022, 12:38 PM
Refleksione :
GURI I
PADREJTËSISË!
Shkruan Nafi
Çegrani
( Ose: Gjatë gjithë
jetës jam përpjekur të eci në rrugën e drejtë që mund të ec NJERIU normal, duke u munduar që të mos shkeli
në shtigje të gabuara . Kam ecur me bindje dhe educatë si njeri i
arsimit, duke qen i kujdesshëm që të mos shkeli të tjerët në themër, por të ec
me vetitë pozitive të popullit që i takoj, sepse në gjithë jetën time jam përballë me shumë sfida,
batica e zbatica jete…Dinjiteti im si
shqiptar jam kacafy me intriga të tmerrshme dhe prapavija të rrezikshme
të nëntokës kriminale komuniste
jugosllave, të cilët kurdisën akuza të rrejshme dhe Proces të inskenuar me motive nacionale dhe politikike më1981 në Zenicë të Bosnës për vepër jo që
nuk isha autor por as që kasha në dijeni… Pesha e rëndë e padrejtësisë me
përmasa globi dhe intrigat kriminale
shoviniste vazhduan me vite në
pranga gjatë regjimit të rrënuar, gjersa
UDB-a ishte dhe sundonte me fytyrë djalli në shtigjet
ballkanike !)
... Ishin vite dhe stinë
të vështira pikëllimi të një epoke djalli me ideologji moskovike !
…
Sizifi është heroi mitik, të cilin e shtjelloj me shpirt e ndjesi në zhvillimet
e këtij shkrimi, krahasuar ose ndërlidhur e ngjeshur me fatumin tim tragjik,
sepse edhe ai dhe figura e tij, janë të tillë që duket se
kanë një lidhëshmëri me kontinuitetin e tragjikës sime si njeri i vuajtur me padrejtësitë i ecur përballë intrigave dhe
rrëmeteve jetika që i jerova dhe
përjetova si tufane që nga stinët e rinisë sime. Ai është i tillë si për pasionet,
ashtu edhe për vuajtjet e tij. Sizifi ishte i dënuar nga Perënditë, që të
ngjiste pa pushim në një shkëmb në majë të një mali një gur të rëndë, por sa
guri arrinte në majë, ai rrokullisej tatëpjetë e përfundonte përsëri në rrëzë,
në fund. Ai nuk do të mundte kurrë të plotësonte detyrën, do ta ngjiste deri në
majë gurin, do të mundohej, do të lodhej, por guri përsëri do t’i kthehej
poshtë. Qëllimit do t’i afrohej deri në buzë dhe për një fije, ai kurrë nuk do
të mundte ta plotësonte atë...
Nuk
ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë. Miti i
Sizifit është metafora e një pune të
frytshme të cilën jam duke e bërë si process punë në shkrimet e mia gjatë një kohe disavjeçare gjersa jam duke kërkuar
drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës nga Gjykatat e Zenicës, Shkupit dhe
Sarajevës si dhe duke parashtruar kërkesë për këtë qëllim gjitha organeve të
Drejtësisë, madje edhe Gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në
Strasburg dhe Komitetit për Drejtësi
pranë OKB në Njujork… Pra, është një punë në vazhdimësi e një pune dhe një qëllimi të mire e të drejtë, për
zbardhjen e një çëhtje të komplikuar nga akuza të kurdisura me plan secret nga
persona të autorizuar nga organet hetuese dhe gjyqësore, por që në fakt, kanë
qenë vetëm një rrjet I caktuar shovinist dhe antishqiptarë të nëntokës
kriminale që kanë vepruar sipas direktivave të Shërbimeve të fshehta dhe
spiunazhit jugosllav të derigjuar nga UDB-a dhe KOS-i ushtarak i atij regjimi
komunist dhe të rrënuar…
…
Sizifi dhe Guri i rëndë tunxhi, si peshë e padrejtësisë, në gërshetimin dhe
shtjellimin e shkrimeve të mia, janë metafora e stërmundimit në tehun e viteve të gjata, lodhjes pa
fryt gjatë të shkruarit organeve
gjyqësore, i përballur me heshtjen dhe
intrigat e tyre, ankesat apo kërkesat e
mia në kërkime të gjata vitesh, të diçkaje që njeriu e humb edhe
shpresën, duke menduar se vërtetë mes njerëzve
NUK KA DREJTËSI , mbetesh me shpresë të humbur se atë nuk e arrin dot
edhe pse mundimi ka qenë i përditshëm, i tejlodhshëm, rraskapitës dhe i
paarritshëm, duke shkruar dhe kërkuar zbardhjen e çështjes edhe gjatë viteve
Brenda mureve dhe hekurave të burgut,
njashtu madje në vazhdimësi, edhe pas daljes në “liri”,shpesh më binte
ndër mend afera e Drajfusit, apo tragjika e Prometheut, Gillgameshit dhe Guri i
Sizifit mbi supe, apo rasti i tmerrshëm i Xhingis Kanit, të cilët
vazhdonin të jetonin si viktima tragjike
të PADREJTËSIVE edhe nga Perënditë, me mendim
sepse je i “dënuar” të sillesh në këtë mënyrë, të zvarritesh me një barrë
të rëndë mbi kurrizin e përgjakur, ashtu siç ta kanë ngjeshur “më të fortit” apo “Zotërat e fuqishëm” të shtetit, që tregojnë legjendat… Dhe në
rastin e fatumit tim tragjik, mbetën të dhunshëm ata që sajuan akuza të rreme,
apo edhe Gjykatat që nënshkruan vendimet e tyre
“ Në emër të Ppopullit” apo ligjit, në saje të akuzave të rreme dhe
për rast të inskenuar në stilin Stalinist, të nxjerrin të pafajshëm para kordonit për pushkatim, për
vepër apo “krim” që nuk ke bërë…!
***
…
Për jetën e tij dimë shumë pak, por më tepër dimë mbi vdekjen e tij. Në të
vërtetë, nuk ka qenë variantë e Gilgameshit babilonas i cili e dëshironte
pavdekshmërinë. Megjithatë, nuk ka dashur të vdesë. Për diç të tillë kishte
shumë arsye, sepse vdekja e tij është dashur të jetë dënim që e ka parë Zeusin,
zotin suprem në momentin kur Ezopit, zotit të lumit, ia vodhi, të bijen, Eginën
dhe se për këtë nuk ka heshtur. Kur vjen ai i cili ia merrte shpirtin Tanatit,
në mënyrë të zhdërvjelltë i rrëshqet prej duarve, e lidh dhe e mbyll në labirinthet e errëta të koridoreve të
gjata dhe bodrum, të ngjajshme me ato të burgut famkeq të Zenicë tëBosnës gjatë
viteve komuniste, të rrënuara mëpas, ku
autori i këtij libri kaloi vite e vite Brenda hekurash ku nuk dukej dielli…!
Kjo
pati pasoja të papashme: njerëzit më nuk vdisnin dhe nuk u ofronin zotërave
flijime, kuptohet, sepse nuk u frikësoheshin. Me këte në themel është lëkundur
rendi mbi të cilin qëndronte vetë ekzistenca e zotërave ( si ajo që ndodhi me
rrënimin e Murit të Berlinit dhe shteteve komuniste, siç ishte edhe Jugosllavia
titiste).Prandaj, si shqiptar dhe intelektual, jam i mendimit se njeriu NUK
DUHET TË HESHT edhe ndaj dukurive negative, blozake dhe dogmatike të cilat me
rrjetet e tyre të intrigave dhe intrigante e injorante, kanë caktuar fatin e njeriut nga rradhët e
popullit apo masave të varfëra, me të vetmin qëllim që atë, NJERIUN , ta
heshtin , ose ta bëjnë “leckë” në
aspektin moral dhe të dinjitetit!
…
Këshu ka ndodhur me fatin e shqiptarit gjatë sistemeve e regjimeve të
sulltanëve dhe krajlave, gjatë sistemit bollshevik e komunist gjer në shembjen
e artij sistemi famkeq…Por, mjerisht, si duket ende krimi dominon edhe pas
regjimeve gjakatare, edhe pas tranzicionit, kinse jemi në “demokraci” por, për
fat të keq, heshin edhe Europa plakë dhe
institucionet e saja si BE, dhe në shumën e rasteve dominon frika dhe tmerri,
anarhija dhe turpi…!
Mjerisht….
!
Andaj
them se unë nuk heshti gjersa të jem gjallë, sepse jam i dënuar me urdhëresa
tinëzare shteti dhe të organeve pot ë atij shteti të cilit i shërbenin edhe ata
që ishin betuar të ndanin drejtësi. Por, në fakt, këtë nuk e bënin, dhe
mbushnin burgjet me njerëz, në mesin e atyr që kishin bërë shkelje ligji,
fusnin edhe persona që atij shteti ia kishin “turrbulluar” ujin si intelektual
ose si shqiptar !
(
Prandaj, po dëshmoj edhe tani, se që kur isha arratis në Amerikë, u betova në
Qiellin dhe në Tokën që I ka falë Perëndija, do kthehesha në Jugosllavinë
titiste dhe se nuk do të loejoja që ndokush nga rradhët e UDB-së apo
KOS-it ushtarak jugosllav, nuk do të
lejoja të vente nën thunder apo të shkiljte dinjitetin e familjes sime, në
veçanti të gjyshit tim si balist I përbetuar, madje as të babait si veteran I
Frontit të Sremit I vili kishte marrë plagë në mallet e Shumadisë, të zhgënjyer
se do luftoni për një Flamur kombëtarë dhe të drejtat e barabarta shqiptare…) E
cila gjë kishte qenë vetëm një zhgënjim dhe mashtrim moskovik dhe I ideologjisë
staliniste-rankoviqiste…!
…
Isha i gatshëm të vdisja për çdo pike loti të Nënës që lindi dhe të familjes
sime aq krenare, sepse rrënjën e kasha
të tillë, me rrënjë nga trimi i trimave dhe burri i pathyer përballë furtunave,
haxhi Sulë Muja… Dhe, u ktheva nga Amerika, pa e ditur dhe pa e menduar se
UDB-a dhe spiunazhi jugosllav komunist kishin përgatitur me vite plane të
tmerrshme secrete për arrestimin tim në saje të akuzave me motive nacionale dhe
antishqiptare, motive politike, dhe tamerrnin kokën time, edhepse askujt në
jetë nuk i kasha bër ndonjë të keqe ose t’i kasha ecur kujt me ndonjë
hile…sepse kasha edukatën, dinjitetin dhe kulturën e kombit që i takoja, JAM
SHQIPTAR !
…
Gjatë atyre viteve, pas kthimit tim nga bota andej Oqeanit, ndodhën shumë gjëra
në Gadishullin e Ballkanit, frynë shumë erëra e stuhi, uragane dhe tmerre… Në
vizitë Jugosllavisë erdhi edhe presidenti kinez Hua Kua Fen, ( Udba përgatiti
me alarm duke “hap lajme të rrejshme” me
popicitet kinse një grup gazetarësh shqiptarë në krye me Nafi Çegranin , “do të
bënkan “atentat” ndaj kryetarit kines” me motivacion përse Kina i paska “prish”
marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.
Në këtë plan spiunimi ishin përfshirë disa persona nga udba të njohur si
antishqiptarë dhe shovinista siç ishin Sllave Vasovski, Nikolla Ilievski, Kiro
Koshtanov dhe në mesin e tyre treshqipfolësa si Bexhet Bexheti, Saqip Kollanri
dhe Vullnet Preshova …Por. Ky plan dështoi… Vullnet Preshovën si njeri i besimit nga babai avokat Abdulla
Preshova, ugraduar duke e emruar si diplomat në Stamboll…)
Ndodhi
edhe djegja e banesës sime, që vunë në flake dokumente, libradhe çdo gjë që kam
pas në shtëpi… Edhe sot ky akt criminal mbeti i pazbardhur… Madje vjen vdekja e
Titos… Ndodhin ndryshime dhe veprime
antishqiptare, sidomos shovinizmi jugosllav priste të vinte pranvera e
vonuar e vitit 1981 dhe demonstratat në Kosovë… Me këtë rast dhe “shansë” të
politikës kapituluesee Beogradit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, nisin bastisje,
kurthe, burgosje dhe beteja të tmerrshme antishqiptare, madje edhe ndaj
Shqipërisë para dhe pas vdekjes së Enverit…
…
Apsolutikisht,nuk më binte nër mend se, mua ma kishin pregatit në mënyrë
perfide arrestimin, akuzat e kurdisura dhe depërtimin në qelitë skëtera të
burgut famkeq, në Zenicë të Bosnës, ku njeriu nuk kishte mundësi ( as avokatët,
bile) se çfarë ndodhëte brendame fatprerë e pandehur, duke i shqye si ujqr t
trbuar, duke i shtri n dajak e terror me muaj të tërë, duke i detyruar t
“pranonin” do gj se ata ishin “fajtor” siç
i kishin pregatitur akuzat e imagjinuara, xhelatët kishin duart me gjak
shqiptari…!
Unë,
nuk kasha çfarë të “pranoja” diçka që nuk kasha njohuri dhe nuk isha actor i
ndonjë “krimi” që kishin kurdis nëntoka
kriminale e UDB-së, siç kam shkruar edhe më herët në Ankesat dhe Kërkesat e mia me vite, në
shkrimet e mua në burg dhe pas daljes nga burgu në “liri” !
Pse
kështu,vallë?
Këtë
shkruaj edhe sot, edhe pas rrënies së regjimit komunist, por edhe në
“demokraci” dikush nuk dëshiron që e vërteta të del në dritë të diellit… Por,
unë Zotin kam dëshmitar !
***
Prandaj
Zeusi e dërgoi në botë Aresin, zotin e luftës për ta shpëtuar Tanatin i cili më
pastaj e zë shpirtin e Sizifit dhe menjëherë e çon në botën nëntokësore. Apo
atje ku kalamendej Gillgameshi! Sizifi ka ditur të gjendet në çdo situatë dhe
çdo gjë e ka menduar më parë. Me largëpamësi i urdhëroi bashkëshortes së vet,
Meropes, që me rastin e vdekjes së tij mos t'iu ofrojë zotërave flijime.
Sundimtari i botës nëntokësore Hadi dhe bashkëshortja e tij Perzefona, më kot i
pritnin dhuratat e caktuara dhe për këtë arsye urdhëruan që Sizifin ta sjellin
para tyre. Sizifi u thotë se punën menjëherë do ta rregullojë, vetëm se ta
lëshojnë për një moment që të shkojë në botën nëntokësore. Do të shkojë te
bashkëshortja e vet dhe me një seriozitet do ta përkujtoj në detyrat e saja,
sepse, siç mendon ajo në vete, i ofendon zotërat, e tjerë. Hadi u bind nga
gojtaria e Sizifit, ndërsa Sizifi i humbi edhe mbresat e fundit të respektit
para mençurisë dhe luciditetit të hyjnive. Mbeti i qetë në Korint dhe e
shijonte jetën siç ka ditur më mire. Hadi, i zemruar, sërish e çoi Tanatin pas
tij. Zoti i vdekjes e priti rastin kur pa se një pije iu dobësua të gjykuarit e
Sizifit dhe atëherë në mënyrë të pamëshirshme ia kap dhe ia rrëmbeu shpirtin.
Këtë herë Sizifi më nuk ka dalë nga bota nëntokësore. Pasi që ekzistonte rreziku
që shembulli i Sizifit t'u shërbejë njerëzve për të dyshuar në
gjithëdijshmërinë dhe autoritetin e zotërave, Hadi e dënoi në mënyrë
shembullore: që përjetë ta rrokullisë gurin në kodër të lartë, i cili në maje
do të rrëshqasë për herë nga dora dhe tërë veprimin do ta filloj sërish. Kjo
nuk është vetëm punë e rëndë, por edhe punë pa kurrfarë qëllimi që e bënë të
marrë pa kufi. Vetëdija se në këtë nuk do t'i ndihmojë kurrfarë dinakërie e
mundon Sizifin njësoj sikur se edhe dëshpërimi i tij. Puna e Sizifit është bërë
fjalë e urtë edhe sot dhe do të na vinte mirë sikur ta njihnim vetëm nga mitet
e antikës, të përkuojtojmë Mitin për Sizifin , ose tregimin
mbi te, kur me emrin e Sizifit,
për herë të parë, ndeshemi në Odisenë e Homerit. Në skenë e kanë sjellë Eskili
dhe Euripidi në dramat me të njëjtin emër dhe tragjikën e Sizifit,
që e kujtojmë edhe sot .
***
O
shqiptarë, patriotë e fatkeqë! – të vetmuar, të tradhëtuar, të braktisur, të
zhgënjyer, të mashtruar, shpresëhumbur e shpirtsfilitur, ziliqarë e me
botkuptime injorante, me shpirtëra blozak hakmarrës, ose trima e patriot të
vërtetë, atdhetarë, ju që keni mandje të ndritur ose shkrimtarë, edhepse ende
kush nga ju nuk u shpall Nobelist i ndonjë fushe të caktuar. Mendja ma thotë,
dhe po ju pyes me këtë rast: a thua, vallë, ende ju duket se nuk jeni të
kapluar nga tragjika individuale dhe ajo kolektive, apo ende doni sikur të
mashtroni veten e të besoni edhe në diçka e cila është apsurde!? Ju pyes: vallë
a nuk ju ngjajnë vuajtjet, sfilitjet e sakrificat tuaja njëzetshekullore, me
stërmundimin absurd të Sizifit. Ap ende
jeni të ngërthyer nga injoranca dhe absurditeti, dhe kjo sacrifice, ndoshta ju duket e HARRUAR!?
Ndoshta….Ndoshta
!
…
Apo, ndoshta vallë, vetë dukeni dhe jeni të harruar, e që këtu, me këtë rast, ende nuk është e
shkruar, apo e gjithë kjo vlenë vetëm për njerëzit e zakonshëm, për ata të
cilët jetojnë me hatër apo me hallet e tyre larg rrëmujës e rrëmetit, përtej
viteve dhe shekujve blozak në këtë cep të Ballkanit!...Por, po ua them edhe
këtë se kjo “harresë” është “pamja e
sbërthimit të njëzet shekujve shqiptare” (Branko Merxhani). A nuk ngjajnë
sakrificat dhe përpjekjet tuaja 500 vjeçare nën sundimin otoman me stërmundimin
absurd të ngjajshme me ato të Sizifit? Absurd sepse pikërisht kjo periudhë e
hidhur dhe më e errëta e robërimit tuaj nga Turqia , apo nga kralja e satrapa
moskovik , dekada e shekuj kur dukej, ndoshta në një mënyrë, sit ë “ishte koha
më e pasur dhe më e lumtur e historisë , ose disi ndryshe që mbeten vetëm
gjurmë…dhe kjo me qenë se në atë epokë stërgjyshërit tanë të gjorë përpiqeshin
me zemër trime në vijat e luftës së zaptonjësit, po një ditë ktheheshin, në
vatërën atërore të shkretuar, të ngarkuar me flori boll, me plaçka të shumta
dhe me “kuaj të bukur” të fushave të largme të Arabisë, që nga Çamëria e
Tepelena e gjer në Kosovë e Dardani, përtej stinëve nga Molla kuqe! Paraja, dyfeku, “kuajt e bukur” dhe të
gjitha baulet e plaçkave me se u shpërblyen? Me sakrificën dhe përbuzjen e
atdheut, të familjes dhe të Djalit. Kuptohet, shqiptari as brezat gjitha këto
zhvillime dhe gjurmë nuk duhet harruar”
A
nuk vazhdon ende kjo “sagë” ballkanike,
stërmundimi absurd sizifian shqiptar!? A
nuk ngjajnë sakrificat dhe betejat e mia
me vite ( madje edhe ato si në aspektin individual, njashtu edhe në ate kolektiv të popullit të vuajtur me
vite e dekada), në relacione të ndrushme, bile edhe në baza nacionale, në
kthesa të rëndësishme të historisë, me stërmundimin absurd të Sizifit, apo në
këtë rasdt personalisht lidh me kërkesat e mia për drejtësi, në luftën kundër
peshës së padrejtësisë dhe njollosjes së personaliteit tik dhe barren e ndëshkimeve që mbaj me vite e
dekada mbi supe, a për diçka që nuk jam fajtor as që jam autori ndonjë “krimi”
përëka nuk kam dijeni, pos bindjes se e tërë kjo dramë është kurdisj nga
imagjinata dhe akuzat e inskenuara komuniste nga regjimi dhe Shërbimi komunist
tëviteve të rrënuara e quajtur UDB!?
Absurd,
se në këto momente dhe me vite as
organet kompetente të jurispondencës dhe Gjykatat sin ë Maqedoni njashtu edhe
ata në Bosne, nuk kanë arriturose nuk kanë dash
sipas ndonjë urdhëri që të zbardhet e vërteta dhe PAFAJSIA IME, ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe
motive që unë nuk i kam në dijeni, nuk
kanë mundur të orientohen drejt për të arritur në kohë “qëllimet e mëdha”, se , në rastin konkret
kanë mundguar çfarëdoqofshin fakte dhe argument, sepse AKUZAT FUND E KRYE JANË TË MONTUARA, dhe
Procesi i 1981 apsolutikisht I inskenuar ! A nuk ngjajnë përpjekjet, qëndresa
dhe lufta e nëntokëskriminale e cila ka vepruar sipas urdhërave të Shtetit i cili ka qen SHTET MBI SHTET dhe gjykata ka sjellë vendime
ashtu sië kanë realizuar planet
keqbërëse dhe antinjerëzore, dhe kundër ligjore… Absurd sepse gjykata me ndërgjegje të vrarë shpall
denim ndaj meje, për vepër që as nuk kam motiv apo ndonjë nevojë të
kryej një “krim” apo “vrasje” personi që as nuk e kam pare as nuk e kam njohur.
…
E gjithë kjo, sipas mendimit dhe logjikës sime, nuk gaboj nëse e krahasoj me
fatin tragjik të kombit që i takoj, apo fatin tragjik të Atdheut tim, me
ndarjen e PA TË DREJTË të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha , duke ua vë
kombit shqiptarë Gurin e madh dhë të një peshe me përmasa mali mbi supe të padrejtësisë sin ë aspektin individual
njashtu edhe në atë kolektiv në kohë dhe hapësirë… Madje edhe sot po heshtet
qëllimisht, duke na e thye krenarinë dhe DINJITETIN me intrigat e çutitshme, heshtin, kinse
nuk u intereson fakti, që kombi ynë
është i copëtuar gjeografikisht dhe po copëtohet çdo ditë e më shumë
kombëtarisht, moralisht, psiqikisht duke ekzistuar në një kaos social e
individual, me paragrafe, ligje apsurde e lojëra diplomatike, politike , duke
mbajtur çdo gjë larg ligjit dhe drejtësisë apsolute njerëzore, madje edhe pse
egzistojnë KONVENTA ndërkombëtare për të
drejtat racore, kombëtare e njerëzore, duke
na mbajtur në epoka të ndryshme djajsh, duke na mbajtur me GURIN E SIZIFIT mbi shpatulla! Një gur të tillë shkëmbi me
akuza të rreme, të kurdisura si akuza, duke më njollosur si shqiptar, me vite e
dekada mbajë mbi supe peshën si një
Promethe i prangosur me vite Brenda hekurash, atje ku nuk dukej as rrezja
ediellit apo dritës , ku gjykatësit dhe hetuesit gjakatar zgërdhiheshin gjersa
korrbat shqyenin mëlqin…
Një
fatum të tillë tragjik kushte edhe
Xhingis Kani, e ata që mbanin DREJTËSINË
dhe çekanin në dorë, zvariteshin me kohën dhe mes njerëzve sikur kjonuk
ishte punë e tyre pë zbardhjen e të vërtetës dhe drejtësisë në këtë cep të
Ballkanit....