Mendime
Enver Bytyçi: Tranzicioni sipas Lulit dhe Gridës
E premte, 04.02.2022, 07:16 PM
Tranzicioni sipas Lulit dhe Gridës
Nga
Enver Bytyçi
Më
parë Luli e më pas Grida po na reklamohen si njerëzit që "do t'i japin
fund tranzicionit në Shqipëri"!
Fjala
tranzicion është një nocion me të cilin në Europën Lindore post komuniste
asocohet kalimi nga diktatura në demokraci. Në thelbin e këtij nocioni qëndron
realizimi i një demokracie funksionale dhe liberale. Një lloj e këtillë
demokracie kërkon minimumi ligje e praktikë drejtimi të shtetit të së drejtës,
si dhe kontrollin e sovranit.
Megjithatë
Luli dhe Grida po përpiqen që nocionin tranzicion në Shqipëri ta asocojnë me
gjeneratat dhe brezat, pra me moshën e politikanëve. Meqenëse ata të dy e
konsiderojnë veten të rinj mendojnë që këtë avantazh ta shesin si aftësi të
kapërcimit të tranzicionit. D.m.th këta hiqen sikur janë demokratët e mëdhenj
që bëjnë demokraci në këtë vend për shkak të moshës që kanë, por jo për shkak
të ideve dhe praktikave që prodhojnë.
Por
njerëzit nuk janë drunj, nuk janë as brava, nuk janë gjithashtu blinde!
Njerëzit gjykojnë në prova. Demokratët dhe shqiptarët e dijnë sa herë është
betuar Lulzim Basha për një "Republikë të Re" dhe se çfarë republike
bravash, blindesh e bandash instaloi në godinën e Partisë Demokratike.
Qytetarët shqiptarë janë lodhur me mashtrimet e "të rinjve" Brava dhe
Çelësi dhe e dinë se pa demokraci në parti nuk ka demokraci në shoqërinë
shqiptare! Minimumi i kërkesës për demokraci është t'i nënshtrohesh votës!
Luli, Lulja, Edi dhe Eri i ikin votës lepuri shqiponjës.
Kjo
do të thotë se tranzicioni në Shqipëri kapërcehet me pjesmarrjen në
vendimmarrje të sovranit. Sovranin në vendimmarrje e pranon Berisha 77 vjeç,
por nuk e pranojnë Luli dhe Lulka në moshën mbi 30 vjet më të rinj sesa
Berisha! Fatkeqësisht tranzicioni në gojën e mashtruesve është përsëritje e
gënjeshtrave pa fund që na dëgjojnë veshët në këto kohë të trazuara!