| E hene, 31.01.2022, 08:20 PM |
Promovohet libri
“Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë” në New Jersey
Nga
Keze Kozeta Zylo
Në
mjediset komode të restorantit RP Prime Steak and Seafood në Mahwah, New Jersey
u promovua libri me titull: “Përpjekja
për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë”.
Libri ka për autor Dr. Faton Bislimi i cili e ka shkruar në gjuhën
angleze. Libri i kushtohet Kongresistit
Amerikan Shqiptarit të madh Joseph DioGuardi dhe Ligës Qytetare
Shqiptaro-Amerikane 1985-1993.
Aktiviteti
u zhvillua me plot kulturë dhe profesionalizëm ku drejtohej nga Kongresisti
Amerikan DioGuardi dhe znj.Shirley Cloyes DioGuardi presidente dhe këshilltare
për cështjen e Ballkanit. Salla e mbushur plot e përplot me shqiptaro amerikanë
ku në fytyrat e tyre shihej qartë se kishin ardhur të merrnin librin dhe të
shprehnin mirënjohjen e pakufishme për Kongresistin Amerikan me origjinë
arbëreshe Joe DioGuardi.
Në
këtë aktivitet morën pjesë disa personalitete si Ambasadori Frymëzim Isufaj,
Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Manhattan, Prof.Isuf Buxhovi autori i
librit “Kosova” në gjuhën angleze botuar në 3 vëllime, aktivistë të njohur të
Diasporës etj.
Joe
DioGuardi ishte kongresisti Amerikan që i kishte futur frikën në palcë Hitlerit të Ballkanit dhe të
vetmin që zuri në gojë sllobodan milloshevici në gjyqin e Hagës ishte Joe
DioGuardi dhe Liga e tij. Kur dëgjoja
fjalën e Dr.Faton Bislimit këtij biri të Kosovës me edukim në Harvard në një
nga universitetet më të mira në botë duke shprehur mirënjohjen rreth figurës së
ndritur të DioGuardit, në mendje më vinin fjalët e Konicës për Nolin për të
cilin ka thënë:
“…Dita
që mëshoi për të parën herë në Kishë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit
t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.”
Mirënjohja
është kulturë, është mirësi, është civilizim ndaj le t’jua shprehim kush e
meriton sepse veprat e tyre të vyera bëhen frymëzim dhe përparim për Kombin si
në rastin në fjalë me ciftin e jashtëzakonshëm DioGuardi.
Këtë
mirënjohje të dukshme ndjeva në prezantimin e Dr.Bislimit rreth librit bazuar
në dokumente origjinale dhe materiale arkivore të SHBA-ve. Ai foli përmes dokumenteve të papublikuara më
parë.
Libri
flet qartë me fakte për përpjekjet e Amerikës dhe Kongresit për çlirimin dhe
Pavarësinë e Kosovës, si dhe për punën per të drejtat qytetare e njerëzore të
shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, e Luginë të Preshevës. Dr.Bislimi është frymëzuar nga puna e
palodhur e Ligës qytetare, nga Zoti Dioguardi, me prejardhje arbëreshe i cili
që në vitin 1986, për herë të parë në Kongresin Amerikan paraqet rezolutën e
parë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Libri ka dëshmi të një periudhe 1985-1993 të
veprimtarisë lobiste të zotit DioGuardi si Kongresmen dhe si Kryetar i Lobit
Shqiptar i vetmi i regjistruar në Uashington
Në
këtë promovim mori pjesë Senatori Veteran Amerikan Robert Menendez një avokat
me plot përvojë. Senatori Menendez vlerësoi mjaft punën e Kongresistit
DioGuardi si dhe të zonjës DioGuardi dhe tha se ata kanë bërë një punë me plot
fuqi intelektuale për cështjen e Kosovës dhe të Shqipërisë. Senatori Robert Menendez është në krye të
Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan, dhe është ekspert i
njohjes së cështjes së Kosovës dhe të Ballkanit.
Më
duhet të shtoj se senatori Menendez bashkë me Eliot Engel në një letër dërguar
më parë Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, kanë shprehur shqetësimin e tyre
mbi qasjen e administratës ndaj Kosovës dhe Serbisë duke ushtruar trysni mbi
qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, por nuk po
ushtrojnë trysni të duhur mbi Beogradin për të ndalur fushatën e tij kundër
pavarësisë së Kosovës.
Përshëndeti
aktivitetin për promovimin e librit Ambasadori Ferit Hoxha, përfaqësues i
përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.
Në
këtë promovim folën me plot kompetencë dhe përvojë të madhe anëtarët e Bordit
Executiv të Liges qytetare shqiptaro amerikane z.Agim Alickaj dhe Faik Lita.
TV
“Alba Life” i cili filmoi këtë aktivitet së shpejti do të sjellë kronikën e
përgatitur enkas për këtë ngjarje të
rëndësishme dhe do ta transmetojë në kanalin 27 në paketën digitale “TV Alb.
Mahwah, New Jersey
30 Janar, 2022