E shtune, 19.04.2025, 03:07 AM (GMT+1)

Faleminderit

Islam Lauka, kush është ambasadori ynë në Kosovë

E shtune, 13.12.2008, 01:46 PM


Islam Lauka
Nga Anisa Pëllumbi

 

Islam Lauka u emërua ditën e djeshme ambasador i Shqipërisë në Prishtinën zyrtare. Ai është i pari ambasador zyrtar në Prishtinë pas shpalljes së Pavarësisë. Lauka e njeh mirë Kosovën dhe kjo për faktin se ka shkruar disa libra mbi çështjen e Kosovës, “Kosova rast universal apo su generis” dhe “Shkëputja e Kosovës nga Rusia”, dy libra me studime. Vetë kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë tha se Lauka është një nga diplomatët me eksperiencë të Ministrisë së Jashtme, një diplomat që ka vepra të tëra kushtuar Kosovës.

Por kush është ambasadori i Shqipërisë në shtetin më të ri të botës? Ka lindur në Tropojë, ka mbaruar studimet e larta për rusisht, ka kryer një sërë kualifikimesh duke mbajtur edhe titullin doktor i shkencave politike etj. Të gjitha këto në portretin e gërmëzuar të Islam Laukës.
 

A AMBASADOR. Islam Lauka është emëruar ditën e djeshme ambasador i Shqipërisë në Kosovë. Ai është emri i parë zyrtar për ambasador në shtetin më të ri të botës.

B BERISHA. Kryeministri Berisha bëri të ditur dje në mbledhjen e qeverisë se Lauka do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

C CEREMONIA. Ende nuk dihet se kur do të jetë ceremonia e emërimit të Islam Laukës si ambasador i Kosovës, por është Ministria e Jashtme është ajo që do të merret me këtë punë.

Ç ÇËSHTJA E KOSOVËS. Doktor Islam Lauka ka marr pjesë në një sërë konferencash ndërkombëtare, ku si temë ka qenë pikërisht çështja e Kosovës.

D DOKTOR I SHKENCAVE POLITIKE.
Kjo është një nga gradat që ka Islam Lauka, i sapo emëruar si ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

DH DHËNIE. Islam Lauka ka dhënë një sërë referimesh dhe shkrimesh në shtypin e përditshëm, por edhe në konferenca të shumta studimore.

E EKSPERIENCA. Kryeministri Berisha u shpreh dje për Laukën se ka një eksperiencë të gjatë në fushën e diplomacisë.

 

Ë ËSHTË i pari ambasador zyrtar që emërohet në Kosovë, pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt.

F FAKTOR. Tani Islam Lauka do të jetë një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe e pret përpara një detyrë shumë e lartë.

G GRADË PERSONALE DIPLOMATIKE.
Islam Lauka mban dhe gradën personale diplomatike, me titullin “Këshilltar”, të cilin e ka marrë nga një kualifikim.

GJ GJASHTË. Islam Lauka në CV-në e tij ka gjashtë kualifikime, si doktor i shkencave politike, grada personale diplomatike “Këshilltar”, kurs diplomacie, kurs filozofie dhe pjesëmarrës në shumë konferenca.

H HAPJA E AMBASADËS. Në një vendim të djeshëm të qeverisë urdhërohet hapja e ambasadës shqiptare në Kosovë, ku ambasador do të jetë Islam Lauka.

I INSTITUTI SHQIPTAR I STUDIMEVE POLITIKE.
Islam Lauka mban edhe detyrën e drejtorit të Institutit Shqiptar të Studimeve Politike. J JETSHKRIMI. Islam Lauka ka një background të pasur si diplomat, duke nisur që nga puna Referent në Drejtorinë e Parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe më pas në detyrën e Përgjegjësit të Sektorit.

K KRYETAR I BORDIT DREJTUES.
Që nga janari i vitit 2007, Islam Lauka mban edhe postin e kryetarit të Bordit Drejtues pranë Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

L LIBRI. “Kosova rast universal apo sui generis” është një nga librat e doktor Islam Laukës për çështjen e Kosovës. Ky është një nga librat e shumtë që Lauka ka shkruar për Kosovën.

LL LLOGARI.
Tani për Laukën nuk do të jetë më vetëm ministri i Jashtëm, për të cilin do të japë “llogari”, por do të jetë edhe qeveria shqiptare.

M MULTILATERALE. Prej një viti Islam Lauka ka qenë drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

N NGARKUAR ME PUNË. Për katër vite, ’91- ’95, Lauka ka qenë i emëruar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Moskë me gradën e Sekretarit të Parë si dhe me pozicionin e të Ngarkuarit me Punë.

NJ NJERËZOR. Nga kolegët e tij kemi mësuar se Lauka është një njeri tepër njerëzor, por edhe korrekt gjatë gjithë punës së tij.

O ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE. Drejtori në varësi, që ka për detyrë të ndjekë, përpunojë, sugjerojë dhe zbatojë linjat e politikës së jashtme të Shqipërisë në marrëdhëniet e saj

P PRISHTINË. Tani kryeqyteti i ri për Laukën do të jetë Prishtina, ku ai do të ushtrojë detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në shtetin më të ri të botës.

Q QENDRA SHQIPTARE E STUDIMEVE AMERIKANO-BRITANIKE.
Krahas detyrës si drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, Lauka është edhe president i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike.

R RUSISHT. Kjo është edhe gjuha që ndoshta Lauka di edhe më mirë. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Histori-Filologji, për rusisht.

RR RRESHTA. Janë të panumërta rreshtat që Islam Lauka ka shkruar për Kosovën, për çështjen e saj, të cilat janë paraqitur në dy librat e tij studimore.

S SFIDA. Për Islam Laukën sfida që e pret është më e madhe dhe më e vështirë nga detyrat që ka pasur më përpara.
 

SH SHKËPUTJA E KOSOVËS NGA RUSIA. Ky është një tjetër libër i Laukës lidhur me çështjen e Kosovës, një libër studimor.

T TROPOJË. Qyteti i Tropojës është qyteti i lindjes së Islam Laukës. Ai ka lindur më 26.06.1954 në këtë qytet.

TH THELBËSORE. Për ambasadorin e ri të Kosovës tani detyrë thelbësore ngelet integrimi i Kosovës dhe marrëdhëniet e saj bilaterale më Shqipërinë.

U URË. Islam Lauka do të jetë tani një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe më gjerë me të gjitha shtetet evropiane dhe botërore, me qëllim integrimin e shteti të shekullit të XXI.

V VEPRA PËR KOSOVËN. “Një nga diplomatët me eksperiencë të kësaj ministrie, një diplomat që ka vepra të tëra kushtuar Kosovës dhe që e njeh mirë problemin”, u shpreh dje kryeministri Berisha.

X X-RAY. Në shqip do të thotë një radioskopi dhe në mënyrë figurative mund të themi që Islam Lauku, ashtu siç u shpreh dhe kryeministri për kontributin e tij, ka bërë një “radioskopi të Kosovës” në veprat e tij.

XH XHENTIL. Krahas vlerësimit nga kolegët e tij si njerëzor, Lauka është edhe një njeri xhentil dhe i dashur me miqtë e tij.

Y YNË. “Shteti ynë...”, shprehja tipike për ambasadorët dhe diplomatët, tani do të bëjë pjesë edhe në fjalorin e ambasadorit më të ri të vendit tonë në Kosovë.

Z ZYRTAR. Islam Lauka është nga zyrtarët e parë në nivel ambasadori që shkon në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj.

ZH ZHVILLIMI. Zhvillimi i Kosovës dhe i marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë do të jetë në qendër të vëmendjes së ambasadorit të ri të Shqipërisë në këtë vend.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx