| E diele, 30.01.2022, 04:01 PM |
“Populli qen” i Rexhep Qosjes
Nga
Sylejman Aliu, 2002
Rexhep
Qosja i rikthehet letërsisë, shkruan profi Xhevat Lloshi në shpinë të librit
pamflet “I ringjalluri i penduar” të Rexhep Qosjes. Ky konstatim i këtij profi
vjen si një britmë gëzimi e këtij penëshkruesi shpinëlibrash dhe, kjo britmë
gëzimi shpërndahet si jeh “historik” brenda periudhës më të sëmurë, në të cilën
ka mbetur “babai” i vetëquajtur i kombit – Rexhep Qosja. Si “baba i kombit”,
natyrisht është i prirë, edhe të jetë i sëmurë nga virusi vdekjeprurës i
vetvetes, por edhe si një “autoritet”, i cili sa herë dëshiron mund ta
shkërdhejë kombin. Në librin e tij “I ringjalluri i penduar” e pati këtë qejf
që edhe një herë, për të njëminjtën herë, ta shkërdhejë kombin. Kombi i tij
është vetëm ai i “revolucionit të e vonuar demokratik” të cilët u ngritën dhe e
shkërdhyen për vdekje Shqipërinë, të cilët u ngritën dhe e shkërdhyen për
vdekje kombin, që u ngritën dhe e shkërdhyen “zonjën e rëndë, të cilën burrat e
dheut e quanin nënë”. Pjesa tjetër e kombit, pjesa më e madhe e tij, nuk janë
gjë tjetër pos “një fermë qensh”, që do të thotë, sipas këtij autori dhe sipas
“librit” të tij pamflet neuropsikiatrik “I ringjalluri i penduar”, i cili e
“riktheu në letërsi” këtë autor serial të pamfleteve, është vetëm një grumbull
qensh në fermën e kryeqytetit. Ta ilustrojmë këtë sëmundje të tij me vetëm disa
të thënme të vet autorit në “librin” e tij pamflet “Ringjalluri i penduar”, me
të cilin ai “iu rikthye letërsisë”, e në të cilin flet për ardhjen e
Skënderbeut në Kosovë. Ai thotë: “Por, ja, ishte shkruar që para se të
mbërrinte në Kryeqytet, Skënderbeu të përjetonte befasinë më të befasishme në
këtë udhëtim të këndshëm prej pikës kufitare deri në kryeqytet. Pikërisht
atëherë kur priste që para syve të tij të shpërthente pamja e Kryeqytetit do të
shohë çka nuk kishte pritur dhe çka në asnjë mënyrë nuk kishte ëndërruar se do
të shihte: fermën e qenve!… Qen të të dy gjinive: të gjinisë mashkullore dhe të
gjinisë femërore. Në qoftë se pamja e jashtme është e mjaftueshme për të
caktuar gjininë e qenit, atëherë do të mund të thuhej me siguri të plotë se numri i qenve meshkuj
ishte shumë më i madh se numri i kudrave, i bushtrave, i kuçkave, i qeneve!
Asgjë e çuditshme: gjithmonë e gjithkund mes qenve duhet të ketë edhe qene. Nuk
shumëzohen as nuk frymëzohen pa to.” (faqe 60-73).
E
kuptoni tash se ç’popull qen ka Kosova? E kuptoni se, sipas këtij autori,
Skënderbeu erdhi në kryeqytetin e Kosovës, i cili s’qenka gjë tjetër, përveç
një ferme qensh? E kuptoni se ky grumbull qensh, që qenka populli ynë, me lotin
më të pandalshëm të gëzimit dhe të entuziazmit doli ta priste Skënderbeun, jo
me të lehura qensh, jo me të kafshuara qensh. Edhe lotin e gëzimit, edhe
pritjen e madhe të heroit, z. Qosja këtë popull e përjetoi si fermë qensh.
Vrapi i popullit, vrapi i “qenve meshkuj dhe i kudrave”, për ta sjell dhe për
ta pritur Skënderbeun në Prishtinë, s’e kishte lënë të shquhej vrapi, dashuria
dhe heroizmi neuropsikiatrik i këtij vështruesi qensh. Qen e kudra ishin të
gjithë, përveç tij. Ishin edhe zyrtarët, edhe pjesëtarët e TMK-së, edhe të
ShPK-së, edhe qytetarët-popull. Të gjithë. Nuk ishte vetëm Qosja. Meqenëse
Skënderbeu, megjithatë nuk deshi të ikte dhe të mos rronte asnjë çast të vetëm
në këtë fermë qensh, rrjedhimisht edhe ky, pavarësisht nga “pendimi”, është
bërë një qen. Është bërë qen, sepse nuk deshi të ndahej nga populli i tij. Nuk
janë qen vetëm ata që ndahen nga populli, nuk janë qenë as ata që e urrejnë
popullin e vet qen, siç është lartëmadhëria e tij neuropsikiatrike Rexhep
Qosja. Rrjedhimisht nuk janë qen as serbët e Serbia, as grekët e Greqia, të
cilët ishin frymëzuesit dhe organizuesit e “revolucionit të tij të vonuar
demokratik”.
Ai
thotë se “Gjithmonë e gjithkund mes qenve duhet të ketë edhe qene. Nuk
shumëzohen as nuk frymëzohen pa to”. E shihni? “Babai i kombit” edhe nënat
tona, që lindin fëmijë, “që shumëzojnë” kombin, i quan qene, i quan kudra, i
quan kuçka, kurse pjellën e tyre të shumtë, të zorshme, e quan: numër klyshësh.
Klyshë qensh, klyshë kudrash, e quan rininë e Kosovës! Vetëm nëna e tij, vetëm
gruaja e tij, që ishin nëna, nuk lindën qen, nuk lindën kudra, nuk lindën
klyshë. Nënat e tjera, gratë e tjera lindën qen, lindën kudra, lindën kuçka. E
shihni se ç’thotë ky “baba i kombit” për nënat tona, për gratë tona të
shëndosha dhe të plleshme? Thotë e tha diçka më të rëndë se krimineli Sheshel i
Beogradit. Ai gratë shqiptare nuk i quajti kudra, nuk i quajti kuçka, nuk i
quajti qene, por i quajti lavatriçe. Posa Beogradit do t’i bie në dorë ky libër
i këtij autori patologjik, do ta përkthejë në gjuhën e tij, e cila nuk mbushet
me lehje qensh, siç mbushet, sipas këtij autori, gjuha shqipe me të lehura dhe
me kafshime qensh të popullit të Skënderbeut, i cili, po të mos ishte në bronz,
këtë libër do ta konsideronte si një pordhë të një njeriu, i cili barkun e sëmurë
e jashtëqitës e mban në kokë.
Kush
mund ta shpëtojë nga kjo vetësëmundje këtë njeri? Askush. Le ta lëmë atëherë në
një pavion të veçantë tërbimi, por gjithnjë duke u kujdesur që ai të mos e ketë
asnjë kontakt me “fermën e qenve”, siç e quan ai popullin e vet. Popullit “qen
e kudra” më shumë ia ka ënda të rrojë e të bashkërrojë me Skënderbeun. Populli
“qen e kudra” është shumë i shëndoshë. Edhe më i shëndoshë do të jetë, kur ky
autor patologjik do të skajohet në një skutë pavionesh të të vetësëmurëve mentalë,
i cili ka vendosur ta helmojë popullin e tij “qensh e kudrash”.