Mendime
Xhevat Rexhaj: Kosova.com, zëdhënëse e qeverisë Thaci
E premte, 12.12.2008, 08:25 PM
QIK- (E TË NDJERIT E MALOKU)- TANI KOSOVA COM, ZËDHENSE E QEVERISË THAQI
N. KELMENDI DHE A. GASHI- SPIKER TË THAQIT
Nga Xhevat Rexhaj- Cerrca
Politika në komunizëm ka pasur vërtet një kuptim tjetër, ahere ishin dy shtresa të njerëzve që merreshin me politikë, flasë për kampin komunist marksist-leninist-stalinist-kastroist-titist-enveristë e ista të tjera majtiste, njëra që vërtet merrej me politikë legale dhe pasurohej, mbahej si i madh, merrte rrogë dhe punonte për shtetin e ia kante n... popullit, shtresa tjetër ishte ajo që në mënyrë ilegale apo gjysmë ilegale i kundërvihej atij sistem-aparati, por prapëseprap si brumë dhe ideologji kishte , Ce Gevarat e ndryshëm.
Derisa të parët pra pasuroheshin, të dytët dënoheshin dhe e fundit ishte se edhe familjet pësonin nga ata të parët për aktivitetet e këtyre të dytëve. Pra politika kështu thënë shkurtë bëhej në vitet e lulëzimit komunist, dikush përfitoi ahere dhe fatkeqësisht po ia vazhdon edhe tash, sikush pësoi ahere e po pëson edhe tash. Mirëpo ka edhe një ndryshim në kuadër të këtyre dy grupimeve të atëhershme, disi kohëve të fundit kanë filluar të bashkëjetojnë dhe të bashkë-dashurohen si as në ëndërr mos me ta marr mendja, shumë asi të grupit të parë pas lufte u futën në partitë e të fortëve dhe të atyre që ishin të vështirë apo trima, derisa disa nga ata të grupimit të dytë mbeten anash askund, pra nuk përfituan ahere dhe nuk po përfitojnë as tani kur ishte dashur diç të kenë më mirë se kishin humbur rininë dhe shumë të tjera.
Na ishte njëhere |
Tani në politikën e pluripartizmit, sidomos sa i përket skenës sonë politike në Kosovë po defilon një “ marifete” i pashpjegueshëm, po duhen dhe po e ruajnë njëri tjetrin ata që në debatet televizive të para disa viteve vjellnin vrerë kundër njëri tjetrit e... . Nganjëherë shumë njerëz po pyesin vetveten, e aty këtu edhe njerëz të tjerë që merren pak a shumë me këtë zanat-politikë-, se ku qëndron mëshehtsia e kësaj “ idile” mes LDKsë dhe PDKsë. Përgjigjet e shumta sjellin si rezultat, sindromin e nënshtrimit të shqiptarit shpejtë dhe pa kurrfarë kriteri njerëzor ndaj të fortit dhe të pasurit, të jemi të sinqertë e kemi këtë veti ne shqiptarët( kuptohet me përjashtime), të tjerë mendojnë se shqiptari vetëm për emër e pushtet e shet edhe veten dhe moralin e vetë njerëzor dhe profesional, disa thonë se është shitja e disave të LDKsë te Thaçi për përfitime momentale materiale e edhe politike në kierarkin e Qeverisë. Një grup i madh i njerëzve( LDK) është i mendimit se figurat e dobëta për realitetin, figurat që ishin minoritare disa vite të fundit, figura të shkokordhuara dhe pa mundësi të ndryshimit për tregun e ri pluripartiak, figura që për interesa të veta duan ta shkatërrojnë LDKnë, figura që falen nga 5 herë¨në ditë si islamistë të fortë, figura që synim e kanë fshirjen e LDKsë nga lista e partive politike, me porosi dhe qëllime të caktuara pra konkretisht si kundër Rugovista, janë ata injorantat dhe të shantazhuarit nga i “ forti”
Koha do të tregoi shpejtë se cili grup ka të drejtë, edhe pse të gjitha lidhen në mes veti dhe kanë vetëm një të përbashkët; shkatërrimi i LDKsë.
KOSOVA. COM- QEVERIA ( jo LDK)
Ishte një herë një agjenci lajmesh, një dritare, një mrekulli ishte pra QIKu, mund të shkruanim ne, jo vetëm LDKista, opinionet tona, ndërsa ka vite, prej vdekjes së Presidentit tone Rugova kjo agjenci kinse lajmesh, thënë më mirë servil i E. Kryeziut dhe F. Sejdiut, e tani kohëve të fundit servis dhe zëdhënëse lajmesh e H. Thaçit, nuk lejon shkrime për dhe rreth LDKsë.
Ne që ishim dhe jemi në LDK prej themelimit e sot nuk lejohemi pra censurohemi nga disa “hakera” që punojnë në Kosova com, pra nuk na i botojnë shkrimet dhe opinionet tona, e ahere na duhet të i dërgojmë te faqetë tjera, ku kemi dhe na ofrohet hapësirë. Pra ju që mbani faqen të cilën e ka hapur dhe e ka dërguar në tërë botën mbarë i ndjeri E. Maloku, keni kujdes, se keni përgjegjësi të madhe jo vetëm ndaj atij burri të madh të LDKsë dhe mbarë shqiptarisë, si një nder bashkëpunëtorët më të sinqertë të Presidentit Rugova, por edhe ndaj nesh njerëzve të LDKsë që e kemi financuar këtë agjenci me djersën dhe mundin tonë keni kujdes se mbusheni mëkate te Zoti.
Pas servisit dhe zëdhënëses së qeverisë- kosova.com; në mënyrë tragjikomike po dalin edhe dy figura të ish LDKsë së Rugovës( ka edhe të tjerë) por dy për të cilët askush nuk ka menduar nga LDK-istët e vërtet se janë aq të dobët e e edhe... si spikerë të H. Thaçit, Zonja, ish e nderuar shumë në LDK në, Z. N. Kelmendi dhe ish i nderuari në ish LDKnë e përparme të Rugovës, se tani nuk po dihet se a është LDK-ja e F. Sejdiut apo e H. Thaçit, duke ditur se ma shumë se gjysma e Kryesisë së PDK-së dikur ishin funksionar të LDKsë, Zotëriu A. Gashi, këta të dy po luajnë mirë në muzikën që nuk e adhuronin dikur se ua prishte veshët e tani?!.
Pra, në politikë te ne shqiptarët nuk ka ndryshuar thuaja asgjë, me thanë ma katundarçe për të mos u shprehur troç, “ lujma qysh të duash vetëm më jep pozitë( karrige)”, kështu po ndodh me figurat e LDKsë, vaj halli ku ka rënë LDK-ja, a ka kush ta reformoj , o ju burra e gra të LDKsë, o ju anëtar të Këshillit të Përgjithshëm a jeni gjallë apo jeni ba edhe ju spiker të qeverive komunale të PDK-së, ku ju me punën tuaj ndihmuat fitoret e PDKsë.
Tani pra po shihet se kemi vetëm një grupim politik, atë enveristë, përparim për Kosovën! Apo jo?
Ka një zë që ju bën të fala ju kinse LDK –cave, ruani dy gishta fytyrë, nëse ende i keni, ndryshe njërin vëreni në kokë e tjetrin në...