Kulturë
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti vdiq në Lezhë, aty ku e bashkoi Arbërinë dhe popullin e tij
E diele, 16.01.2022, 08:48 PM
Gjergj Kastrioti vdiq në Lezhë, aty ku e bashkoi Arbërinë dhe popullin e tij
Me
rastin e përvjetorit të 554 të vdekjes (përjetësimit) të Gjergj Kastriotit
Nga
Gjon Keka
Gjergj
Kastrioti ishte njeriu më i madh i kohës së tij. Sikur që dihte botërisht i
gjithë fokusi kur është folur për të mëdhenjtë është drejtuar tek dy
figura, tek ajo e Aleksandrit të Madh
dhe Cezarit. Ata ishin heronjtë politikë
të së kaluarës. Por, Gjergj Kastrioti
ynë ishte në lidhje me këta personalitete të fuqishme po aq i madh, madje i ka tejkaluar ata në disa aspekte të
qeverisjes dhe vlerave që kishte në veten e tij. Ai e njihte kohën e tij, i shfrytëzoi dobësitë e saj dhe sundoi mbi
to. Kombin që ai udhëhoqi dhe skeptri i
tij ishte po aq i butë dhe i dobishëm për të gjithë pa dallim. Për të ngritur
shtetin e tij të Arbërit në lartësinë e tij të diellit ishte plani i tij.
Edhe
pse pas vdekjes së tij pothuajse u shkatërruan gjërat e vjetra që ai kishte
ndërtuar ose për të cilat ai i kishte hedhur themelet; kështu që vetëm sa
dëshmon më shumë për lartësinë e tij në të cilën e la Arbërinë dhe se sa poshtë
që nga vdekja e tij e deri më sot ka rënë ajo nga kufomat e gjalla që kanë mbetë, nga mbetjet,
renegatët dhe pushtetarët e vëllazëruar me turq.
Në
atë kohë, kur edukata dhe morali u
mbulua me terrë, ai ishte një yll i të
mëdhenjve të parë në Gadishullin Ilirk dhe kontinentin Europian. I gjithë mbretërimi i tij ishte një epokë e
lumtur për Arbërinë, Europën dhe
Njerëzimin.
Ai
vdiq dhe kështu perëndoi dielli përgjithmonë për Arbërinë duke mbetë në terrin
otoman deri më sot. Gjergj Kastrioti zotëronte talent të madh politik, diplomatik dhe ushtarak. Standardi politik që ai aplikoi në kohën e
tij ishte i thjeshtë dhe pikërisht për këtë arsye ishte më i përshtatshmi.
Ndarjen katastrofike të të mëdhenjve ai e kundërshtoi me dinakërinë dhe forcën
e karakterit. Një pasojë e hekurt në ekzekutimin e planeve të tij politike
ishte cilësia e tij e gjithanshme. Jo të
gjithë menjëherë ai mund të përballej me armiqtë e tij së bashku.
Por, ai i mundi ata veç e veç, me strategjinë e tij, që kurrë mos t'i lënte hapësirë që dy apo më
shumë armiq të tij ta sulmonin në të njëjtën kohë. Kudo, si në Arbëri,
ashtu edhe në Itali e kudo ku ai shkonte me qindra e mijëra janë parë
sipas kronistëve duke tundur kokën para madhështisë së tij, para shkëlqimit të dritës së këtij mbreti e
udhëheqësi të papërsëritshëm të kombit tonë arbëror europian.
Ai
promovoi tregtinë dhe ndryshimin. Sidomos me vendet tjera si Raguzën, Hungarinë
Venedikun, Romën etj. Kombet që ishin më larg njëri-tjetrit ishin
bërë miq sikur që ishte rasti i miqësisë së tij me Mbretin e Napolit. Fama e
tij u përhap në të gjithë botën. Princat
më të largët donin që të luftonin nën flamurin e tij, donin të ishin miq dhe aleatë të tij. Ai u kap pas atdheut të tij e jo pas
karriges, ai i dha Arbërisë, identitet,
paqe, begati dhe famë.
Papët
vraponin pas tij dhe jo ai pas papëve. Feja katoliko-romake gjeti tek ai një
mbështetje të dukshme. Ata e panë se ai ishte i vetmi që bashkë me Arbërorët e
tij u bënë mburojë për civilizimin e përbashkët europian. Nga ana tjetër, disa nga papët e kohës së tij ishin
mirënjohës, por jo edhe disa papë e
perandor, princa të tjerë që e shikon më
shumë karrigen papale, mbretrore, e princërore dhe interesat e tyre egoiste se
sa mbështetjen e tij në kohën më të vështirë që ai u gjend sidomos në fund të
vitit 1467.
Vërtetë, ai ka rrëzuar sulltana, tartara,
perandor e ushtarë të armikut dhe i ka dërguar ata që të vdisnin në
inatin e tyre; por, për nga natyra e tij
ai ishte një njeri që e donte më shumë lirinë,
paqen dhe lumturinë e popullit të tij se sa çdo gjë tjetër, prandaj,
ai nuk lejonte që armiqtë kushdo qoftë ata t'ia shkatërronin atdheut të
tij ato që populli i mbanë në gjoksin e tij si vlera të tij të natyrshme.
Gjergj
Kastrioti ishte në çdo aspekt për kombin e tij pa dallim një gjeni që dha fryte
të mëdha. Ai, thuhet se fliste nëntë
gjuhë të ndryshme të kohës. Me një fjalë,
ai ishte njeriu kryesor i popullit dhe kohës së tij në çështjet
politike, ushtarake dhe diplomatike.
Çfarë
brezi mund të kishte mbirë nga gjaku i këtij njeriu të madh i cili në fakt e
zhvilloi një karakter po aq gjigant në botën e vogël si në botën e madhe të
tij. Prandaj duke parë që nga gjaku i tij nuk ka mbetë asnjë, e as nga kombi nga i cili doli që t'i ngjajë
atij dhe botës së tij të madhe të brendshme e të jashtme, ai tani qëndron mbi historinë; sepse ai është
një flijim për kombin e tij, Europën në
përgjithësi dhe të mirën e përbashkët,
dhe të ardhmen e ndritur të popullit të tij. Arbëria e tij dhe ai, si të thuash,
u bënë si një mur mbrojtës kundër otomanëve pushtues.
Sikur
që dihet me rikthimin e tij në Arbëri populli vetë e uli në fronin mbretëror e
thirri si mbret të tyre. Prandaj, ai e
dinte se një mbret i ri në një vend që ishte i ndarë në principata vendase nuk
e bënë shumë të sigurt fronin dhe as nuk do të kishte rezultate lufta kundër
armikut otoman(turk), pa një bashkim të
të gjithë fisnorëve të vendit.
Zëri
i popullit ishte që ai të printe në gjithçka,
sepse ai ishte i duhur për kohën dhe vendin, prandaj edhe u zgjodhë në krye të të gjithë
principatave të vendit i bashkoi ato në Kuvendin e Lezhës(2. Mars 1444) dhe
fitoret ishin pjesë e Betejave përpara tyre kundër armikut të tyre otoman.
Politika e tij në brendësi të atdheut tonë ishte kështu e lehtë për t'u
vlerësuar, sepse flinsin më shumë veprat
se fjalët.
Me
bashkimin e principatave ai e dëshmoi veten se ishte një udhëheqës sikur t'ia
kishte zbritur qielli për të mirën e përbashkët të vendit dhe qytetarëve të tij
arbëror pa dallim. Ky ishte qëllimi i tij që përpos bashkimit që bëri, ai nuk ndërhyri në popull e as në principatat
në asgjë tjetër si p. sh. karakteri i
tij, ligjet dhe sjelljet e mira të
popullit arbëror. Prandaj, ai i la ato
të paprekura, sepse ishin e pjesë e
natyrshme e vetë popullit arbëror. Por,
ai punoi në fusha tjera që e bënë Arbërinë të fuqishme politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht. Edhe pse në
forca të pakta ai me to e bëri Arbërinë të mbante stafetën e fitores në Europën
e asaj kohe.
Nga
dita që ai shkeli në atdheun e tij, nga
ai moment i parë, interesimi për
atdheun, nuk u harrua kurrë nga ai. Ai
në veten e tij, në brendësi të tij ishte
një njeri i lirë, me ide të thella
iluministe e humaniste dhe vizionar që e shihte atdheun e tij nga e kaluara me
syrin drejt të ardhmes duke punuar me djersë dhe llambën me dritë në dorë për
Arbërinë e tij. Kjo është një dëshmi e qartë se ai donte të punonte me gjithë
energjinë e tij dhe dijen e tij, për
kombin e tij.
Gjergj
Kastrioti si një komandant i madh për kohën e tij e krijoi ushtrinë e fuqishme
arbëror me të gjitha kapacitetet, gradat
ushtarake, pozita tjera brenda
hierarkisë së ushtrisë.
Kështu
p. sh. grada e luftëtarit në
ushtri, lloji i armës me të cilën ishte
i armatosur dhe cilësia e detyrave të tij vareshin nga shkalla e komandës së
tij. Mbështetja e ndërsjellë në pajisjen
dhe sigurimin e tyre u bë e detyrueshme si për ata që ishin në pozita të ulët
ashtu edhe për ata me pozita më të larta. Në ushtrinë e tij nuk kishte cili
mbanë atë pozitë apo këtë, aty ishin të
gjithë të barbartë dhe të respektuar. Madje sikur që thuhet Gjergj Kastrioti si
komandant i tyre i njihte të gjithë me emra dhe fytyra të gjithë ushtarët e
tij.
Me
pakë fjalë ai jetoi, veproi dhe dha
djersën e gjakun, dhe dijen e tij për të
mirën e Arbërisë për lirinë, paqen dhe
pavarësinë e saj deri në vdekje. Kështu më 17. Janar 1468 vdiq nga ethet e
egëra të cilat e kishin kapluar pas rikthimit të tij nga Roma dhe të cilat e
mbajtën për disa ditë në shtratë, në
fakt deri në atë ditë kur edhe vdiq.
Edhe nga shtrati ai korrte fitore,
emri, fryma e tij, shpirti i tij heroik ishte ai që i printe
ushtrisë arbërore. Kështu ai vdiq në
Lezhë, aty ku edhe e bashkoi Arbërinë
dhe popullin për të mirën e përbashkët në luftën kundër pushtuesit otoman(turk).
Nga
dhimbja e madhe për këtë humbje të madhe për Arbërinë princi arbëror Lekë
Dukagjini doli në rrugë dhe i mbuluar nga lotët e dhimbjes së shpirti
bërtiste, gjamonte sipas traditës së
vjetër duke nxjerrë këto fjalë: “Ejani këtu o qytetarë, e princa fisnikë arbëror! Mbrojeni veten!
Sepse, sot muret e Arbërisë janë bërë
pluhur, u tretë e tërë forca e
jonë, u varrosën fuqia dhe shpresa
jonë, froni i mbretërisë është përmbysur
me vdekjen e këtij njeriu".
Ndërkaq
trupi i tij u ekspozua sipas traditave dhe u varros në Kishën e Shën Kolit. Në
varrimin e tij ishte i gjithë populli,
të gjithë qytetarët derdhnin lot e me dhimbje të thellë e përcollën
trupin e tij në varrin prej nga ai do t'i frymëzonte rilindasit dhe neve deri
më sot. Varri i tij u bë vend i
pelegrinazhit për arbërorët që i mbetën besnik idelit të tij dhe gjakut të tij
të pastër iliro-arbëror europian.