Kulturë
Dafina Selimi: 'Rrënjët e Kujtesës', një roman i fuqishëm
E diele, 16.01.2022, 07:18 PM
Vepra “Rrënjët e Kujtesës”, një roman i fuqishëm
Nga
MBa Dafina Selimi
Në
ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë u promovua libri i parë i
autorit e Kujtesës”.
Gjerë
më tani Ramiz Selimin e kemi njohur si aktivist, humanist, por edhe si gazetar
e publicistë. Dhe, tani me botimin e romanit “Rrënjët e Kujtesës”, do ta njohim
edhe si shkrimtar. Ai me vite të tëra u kujdes të na informoj nga dora e parë
për organizimin dhe jetën e mërgimtarëve në Austri. Pastaj botën tonë të
shkrimeve na e begatoj, me opinione, komente dhe intervista të shumta, jo vetëm
me personalitete shqiptare, por edhe me shumë figura të njohura evropiane. Sot
kjo vepër letrare e vlerësuar jashtëzakonisht nga kritikët është qershia mbi
tortë, pasi romani është unik dhe i veçantë në globin tonë. Shenjat e para nga
lexuesit të cilët e kanë lexuar librin para promovimit janë tepër mbresëlënëse.
Në
mungesë të moderatorit, i cili ishte infektuar me virusin Covid-19, ashtu krejt
papritur udhëheqjen e evenimentit e mori përsipër gazetari dhe publicisti i
mirënjohur zoti Sabit Jaha. Si mysafirë i ftuar nuk i kishte ndodh asnjëherë që
i papërgatitur ta udhëheq një promovim, tha ai. Madje ky spontanitet edhe
autorit i kishte pëlqyer pasi Sabit Jaha me qetësinë, përvojën dhe fjalët që
zgjodhi, jo vetëm që e begatoj, por i dha ngjyrë të këndshme asaj dite.
Lidhur
me veprën dhe autorin foli Safet Gërxhaliu, i cili tha se botimet e tilla duhet
të jenë një motivim shtesë për gjithë ne.
“Dhurata
më e mirë e që ka marr Kosova në këtë kohë është libri i Ramiz Selimit. Një
libër i tillë dëshmon më së miri së njeriu në jetë ballafaqohet me shumë
sfida”.
Ai
tutje foli për autorin dhe rrugëtimin e tij në mërgim dhe sfidat me të cilat
është ballafaquar. Tha se Ramizi me aktivitetin e tij ka kontribuar në shoqata
dhe klube që edhe shqiptarët të jenë mirë të organizuar atje ku jetojnë. Pos
këtyre që kishte cekur Safet Gërxhaliu tha se Ramizi me hulumtimin i tij nëpër
arkiva historike kishte hasur në një leksikon gjerman nga viti 1844 për
shqiptarët, të cilin e kishte përkthyer në shqip. Dokument i rëndësishëm për
historianët shqiptarë.
“E
shfletova me kënaqësi këtë libër dhe i pash sfidat e një mërgimtari dhe
zakonisht në kulturën dhe traditën tonë ai që flet duhet të duartrokitet”.
“…autori
në një kohë të vështirë i dha Kosovës një libër kaq të rëndësishëm”. e
përfundoi bisedën Safet Gërxhaliu.
Ndërkaq
kritiku letrar Prof. Prend Buzhala tha se kjo vepër është një roman social dhe
historik që paraqet me realizëm përjetimet e familjes së Ilirit. Tha se, romani
tregon për një periudhë shumë të rëndësishme në historinë e Kosovës, pasi është
mirë që edhe ato tregime të shkruhen dhe të mos mbesin vetëm gojëdhëna. Për
këtë arsye tha se libri “Rrënjët e Kujtesës”është i rëndësishëm jo vetëm për
lexuesin, por edhe për vet historianët. Buzhala tregoi se romancieri është
fokusuar në përshkrimin e karakterit, emocioneve dhe detajeve.
“Autori
na jep alternativën e vërtetë të familjes dhe të djalit të tij, pastaj
martesën. Çështja e identitetit nacional, mënyra e jetesës dhe qëndresës në atë
kohë dhe jeta patriarkale, janë makro tema e romanit”.
Ai
tha se dialogu është mjeti kryesor i ballafaqimit të personazheve dhe të gjitha
ngjarjet sillen rreth Dardanit dhe babait Ilirit. Skenat e dhunës nga pushtuesi
e zëvendësojnë njëra tjetrën, deri sa romani përfundon me dhunën dhe vrasjet në
ushtrinë jugosllave.
“Gjatë
leximit të romanit të duket sikur kohët i merr përdore, si fëmijën dhe
bashkëbisedon me personazhet. Si Iliri ashtu edhe Dardani dinë për të kaluarën
vetëm nëpërmes rrëfimeve gojore, prandaj rrënjët qëndrojnë në kujtesë.
Ky
roman i fuqishëm ruan fillin e komunikimit me lexuesin, ani pse me stërzgjatje
që e kërkon ky zhanër.”
Ndërsa
një fragment nga romani “Rrënjët e Kujtesës” e lexoi njëri nga gazetarët më të
njohur që kishte dhe ka Kosova zoti Asllan Bajrami. Zëri i tij i
jashtëzakonshëm ngriti vëmendjen e mysafirëve dhe njëkohësisht edhe vete vlerën
e evenimentit. Ngjarjen e asaj nate me kukuvajkën Rinën dhe Dardanin, kur Iliri
i sëmurë gjendej para vdekjes e lexoi në mënyrë brilante.
Kurse
autori i librit Ramiz Selimi pasi ka përshëndet mysafirët ka treguar arsyet se
pse ka filluar të shkruaj dhe rrjedhën e letërsisë deri në botimin e këtij
libri. Tregoi rrugën sesi kishte filluar të merrej me shkrime, sesi kishte
nisur të shkruante opinione, sesi erdhi deri tek shkrimi i këtij romani.
“Disa
aktivistë dhe kolegë në Vjenë më kërkuan ta botojë një libër të publicistikës,
meqenëse i kisha botuar mbi 500 shkrime. Ato vite kur pata probleme të mëdha
shëndetësore me 9 ndërhyrje kirurgjikale, kur pata mendime jo të mira për
shëndetin, thash me vete, më mirë është ta shkruaj një biografi, që së paku ti
mbetet familjes, sepse shkrimet mund ti bëjë libër kur të dua”.
Tha
se atëherë kur i kishte shkruar 200 faqe biografi një miku i tij austriak i
kishte thënë se zakonisht në perëndim më tepër lexohen biografitë e
personaliteteve të shquara, kurse tjerat vështirë se dalin mbi sipërfaqe.
Megjithatë miku i kishte propozuar të provonte që këtë biografi ta kthente në
roman, sepse ashtu ishin gjasat më të mëdha që të lexohej.
Tutje
shtoj se vëllimi i dytë me emrin “Udhëtimi i Dështuar” pritet të dal nga shtypi
në muajin tjetër. Janë gjithsejtë katër vëllime, ku do të përkthehen edhe në
gjuhen gjermane, angleze dhe suedeze.
Autori
i falënderoj miqtë që ndihmuan në përgatitjen e librit, duke filluar me
shkrimtaren Zonjën Violeta Allmuça, e cila bëri redaktimin dhe lekturimin e
librave, pastaj shkrimtarin dhe profesorin e nderuar Zotin Prend Buzhala, që
bëri një analizë letrare profesionale. Gjithashtu ai falënderoj edhe shkrimtarin
nga Shkodra Zotin Ragip Dragusha, i cili shkruajti një recensim për ueb faqen e
tij, si dhe dizajnuesin e ballinave zotin Altin Qyqalla.