Kulturë
Neki Lulaj: Gëzuar
E diele, 16.01.2022, 01:43 PM
Neki Lulaj
GËZUAR
Sot
me fjalën gëzuar nisi dita
Në
këtë bardhësi janari gërmoi data
Ti
trokasim gotat në syrin me drita.
Ku
takohen zemrat si gurrat ujëkristalta.
Me
fjalën gëzuar mbushet zemra e shtëpisë
Si
bredh i zbukuruar me plot drita e dhurata
Çdo
fjalë lavdie le t`na bëhet fener ndriçimi
Në
rrugët e jetës të shkurtëra e të gjata
Le
t`na ushqejë fjala e poetit dashuria me e madhja
Larg,
në vendlindje n`vijë uji dridhet shelgu
Duke
me sjellë mesazh pozitiv për datëlindje
Atje
ku ndezet zjarri i ngrohët fryjnë erërat e janarit përjashta
Nga
hyjnesha tokë ku e bëra hapin
Gurgullima
e gurrave i jap jetë shpatit
Nderime
juve të dashurit e mi fytyrëndritur
Jeni
mjalti i jetës plot gëzim
Ju
përqafoj fort, fort afër e larg
Ju
jeni frymëzimi i vargut majëlartë
Jeni
fildishi ku poeti rrit shtatin
Çasti
ku poeti ligjëron vargun naimjan.
Speyer, 13 janar 2022