| E marte, 11.01.2022, 09:06 PM |
Ohri, qyteti i dritës
Shkruan
Fahri Xharra
“
Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e
arbanasve, e cila ndoshta kishte mundur të paraqes mundësinë që shqiptarët të
kenë jetuar në lokalitetet e përmendura që para ardhjes së Sllavëve.” (Bogumil
Hrabak “Širenje arbanaških sto?ara po ravnicama i slovenski ratari
srednjovekovne Albanije”Burimi): “Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji”
– Zbornik radova sa me?unarodnog nau?nog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i
23. juna 1990. godine) Nga ky paragraf i cekur shihet se sa sllavët , janë
plagjiatorë të historisë dhe okupatorë të një toke të huaj , ,por në shkrimet e
tyre nuk e kanë të mundëshme që t`ikin krejtësisht e të mos e tregojnë të
vërtetën.
“
Jemi te Ohri dhe historia e tij shqiptare , por e stërvjedhur nga ardhacakët.Në
antikitet (shënime sllave) qyteti njihej me emrin e vjetër “Lychnidus” që
ndoshta do të thoshte “ qyteti i dritës” ose “ guri i çmuar që lëshon dritë”.
Por pas vitit 879 psK nuk quhej më Lychnidos , por sipas sllavëve Ohrid,që
ndoshta rrjedhë nga fjala sllave “ “vo hrid “ me kuptimin “ në breg” sepse
qyteti i vjetër ishte në maje të bregores buzë liqenit”.
E
shifni , një rrenë tjetër e zakonshme sllave me qëllim të humbjes së çdo
përgjurmje shqiptare .
Por
është e pamundur!
Banorët
e hareshëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit (Bogumil Hrabak… Disa
emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e
arbanasve…) ishin Dasaratët dhe Enkelejt ( fise Ilire).
Zbulimet
në vazhdimësi tregojnë që qyteti banohej edhe nga Filip i II-të i Maqedonisë
(Origjina ilire e Aleksandrit të Madh
Më
lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga
fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i
Lynkestëve.
Filipi
ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir.
Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh
se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri
ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e
fisit ilir të Epirotëve.
Emri
i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të
dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit
shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është:
MIRË JAM UNË.
Aleksandri
ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe
trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve – Zeusi. Më vonë këtë
Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjuha
që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të
Maqedonisë.
Aleksandri
greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli. )(.Përgjat pushtimeve Romake kah
fundi shek III -të dhe fillimi i atij të II-të ( prK) përmendeshin Dasaratët
dhe regjioni Dasaratia.
Zbulimet
tregojnë që “Fortifikata e Samuilit” ishte mbindërtuar mbi një kështjellë të
mëherëshme që datonte nga shek IV ( prK).
Edhe
studjuesi aspak i drejtë për qështjen shqiptare J.J. Wilkes në librin e tij
“The Illyrians, 1992,” shkruan” ,”the Illyrian Enchelei, the ‘eel-men’, whose
name points to a location near Lake Ohrid” ( Enkelejt Ilirian , “njerëzit-
njalë”, përputhet me lokacionin afër Liqenit të Ohrit).
Bullgarët
, rreth vitit 867 e pushtuan Ohrin, dhe Ohri ishte qendër e fortë dhe krteqytet
i Imperatorisë Bullgare . Prej vitit 990 e deri në vitin 1018 ,Ohri ishte
qendër edhe e Patriarkati Bullgar. Historia e shënoi këtë epokë si epokë
bullgare ,por ata aty e gjetën Ohrin dhe aty është ende.
Shkrimi
është kryesisht për Kështjellën e “Samuilit” dhe sipas bullgarëve kjo
kështjellë u zgjodh nga Cari Samuil i Bullgarisë si kryeqytet i tij, por aojo
ishte aty eshe më herët para ardhjes së sllavëve,Kështjella është edhe vetë
historia e Ohrit prej shek .IV prK e deri në ditët e sotit.
Edhe
Kalaja e Prizrenit ishte Ilire ,pastaj sllave , pastaj turke dhe sot është e
Kosovës . Historia e jonë është e papërfunduar, ajo “rrëshqet” si njala.
Pra
“ Kështjella e Samuilit” përmendet edhe nga Livy në vitin 209 prK e kjo gjatë
mbretërimit të Filipit të II-të Maqedonisë. Pyetje , amos e gjeti Samuili të
gatshme?
Kështjella
e “Samuilit”
“Pamja
e sotme e kështjellës dhe madhësia e saj sipas të gjitha gjasave u formuan në
shekullin IV psK” shkruan në shënimet për këtë margaritar historik. Pra Samuili
e gjeti të gatshme ,500 vjet pas. ” Teknika e ndërtimit është “opus mixtum” –
tulla të shtrira në tre dhe katër rende dhe lidhura me llaç gëlqeror. Kjo
kështjellë e kishte rolin e madh në mbrojtje dhe sipas shënimeve historike
Theodorik Amali ,Mbreti i ostrogotëve në vitin 479 në fushatën e tij okupuese
të Maqedonisë dhe Epirit ishte i pasuksesshëm në robërimin e Lychnidus-it ,
sepse ishte i ndërtuar fortë dhe kishte burime të mbrendshme të ujit ,mbrenda
mureve.
Kështjella
, mvarësisht prej rrethanave historike ishte gjithnjë në fokus ,dhe
shkatërrohej dhe rindërtohej në vazhdimësi. Përndryshe hapësira sipërfaqësore
ka mbetur e njejtë që nga koha e antikuitetit.
pas
vdekjes së Samulit më 1014 ,Kështjella u muarr nga Mbreti Bizantin Basili i
II-të. Në shek. e 14-të gjysma e dytë e këtij shekulli pra, shënohet me një
përforcim dhe rindërtim i Kështjellës në kohën e bujshme të familjes shqiptare
të Andrea Gropës e cila ishte mbretëruese e regjionit të Ohrit. Pra historia
nuk e ndalet e as nuk mëshifet e aq më pak të vidhet.
Edhe
turqit e patën pushtuar Ohrin dhe njësitet ushtarake ishin vendosur mbrenda
kështjellës , e cila në atë kohë e mori një emër tjetër. Xheladin -Beu (1880)
ndërroi ,meremetoi edhe ai diçka dhe e bëri Sarajin mbrenda saj.Në vitin 1934
,mbreti Aleksandër i ish Jugosllavisë ,edhe ai çapuriti diçka këndej pari për
ti lënë gjurmët e tija. Por origjina nuk i humbi kurrë.
Në
kuadrin e hulumtimeve të vazhdueshme (2001-2002) mbrenda kështjellës janë
gjetur varreza të vjetra , maskat e arta të varrosjes si dhe dorëzat e arta ,
që janë unike vetëm për këto anë e që datojnë që nga shek 6-5 -të para
Krishtit.
Pra
një histori e vjedhur nga ardhacakët , të cilët nuk kanë mundësi t`a mëshehin
krejtësisht hajninë e tyre.
Për
të dëshmuar se kjo anë ishte ortodokse shqiptare ja edhe dis shënime;Autorët 2.
Shukarova, Aneta; Mitko B. Panov, Dragi Georgiev, Krste Bitovski, Academician
Ivan Katardziev, Vanche Stojchev, Novica Veljanovski, Todor Chepreganov (2008)
dhe Todor Cepreganov në librin e tyre ”History of the Macedonian People”
(20011) ndër tjerash shkruajnë :” Kryepeshkopi i Ohrit , Dorotej në vitin 1466
me të gjithë priftërinjt e tjerë u dërgua në Stamboll , sepse gjatë luftës së
Skënderbeut kishin treguar antiosmanizëm” .
Të
njejtën e thot edhe ” Srpsko arheološko društvo (1951), Starinar, Beograd:
Arheološki institut”: ”Sulltani pas vdekjes sëSkënderbeut , i shpërnguli një
numër të madh të banorëve të Ohrit si dhe kryepeshkopin Dorotej”
Vallë,
Kisha e Shën Naumit a nuk ishte ortodokse shqiptare ?Maskat e arta të varrosjës
që u gjetën në Trebenishtë -Ohër Maskat e arta të varrosjës që u gjetën në
Trebenishtë -Ohër
Kemi
ende të flasim për Ohrin , qytetin e dritës. Shpesh e kam thënë se historia e
jonë edhe nëse është zhdukur mbi dhe , ajo me krenarinë e saj qëndron nën te.
Kemi
mrekullira të ruajtura të cilat vetëm se e dokumentojnë autoktoninë tonë në
këto toka. Historia e ynë është e artë , është e praruar dhe i ka bërë ballë
mijëravjeqarëve ; edhe pse është zhbërë, por ishte edhe e mençur dhe me dinakri
qëndronte ndër dhe duke pritur momentin që të çfaqët dhe ta tregon vetvetën.
Dy
mijë e pasqind vjet pas, u gjetën maskat e arta të pavdekshme të engjujve për
të cilët ishin bërë. Mrekullia së cilës vështirë e kemi të ia vemë çmimin u
gjetë në fshatin Trebenishtë .në rrugën Kërçovë- Ohër: Varrezat Antike nga
mileniumi i parë i para Krishtit ,të mbushura me ari , argjend dhe dhurata
tjera të ndryshme të varrosjes.
Ishte
39 Shtatori 2002 kur u gjet maska e artë e pestë me rend në një kohë më pak se
një shekull.( Maska e parë ishte zbuluar para 94 vjetësh) . Shenjë e gjallë e
një toke me pasuri të madhe arkeologjike në Europë.
”
Mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën , se me ate çka do të gjejnë do
të iu rritet krenaria , e mandej e kemi vështirë të qeverisim me `ta”- thoshin
turqit në vazhdimësi. Pika arkeologjike Gorenci-Trebenishtë që daton nga
shekulli 6 -të prK u zbulua për herë të parë më 1918.
U
gjet nekropoli, gjëja më interesante arkeologjike e Epokës së Hekurit në këto
anë. U gjetën 12 varret mbretërore, e tërë dinastia e varrosur në atë vend.
Historia
e maskave të arta në nekropolin e Trbenishtës ( 10 km nga Ohri) e kanë traditën
e tyre të gjatë.
Maskat
e para të arta u gjetën në kohën e sundimir bullgar të Maqedonisë(1918) . Nnjë
vjet pas erdhi Mbretëria SKS, ku një pjësë e rrethinës së Ohrit me 22 fashtra
iu dha (?) Shqipërisë . Në vitet 1930 – 1934 , arkeologu serbe H. Vuliç , e
vazhdoi zbulimin e tij me ç`rast i gjeti edhe 6 varre tjera në të njëjtin vend,
dhe e tëra që u gjet aty shkoi në Muzeumin Kombëtar të Serbisë.
Të
shtojmë edhe një herë që banorët e parë regjionit të Ohrit ishin fiset Ilire të
Enkelejve dhe Desaratëve.
“Mos
i lejoni shqiptarët të shkollohen, mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë
nëntokën e tyre se pastaj na behën të rrezikshëm.”
Fahri Xharra 08.01.22