Faleminderit
Lekë Mrijaj: Përjetësohet busti i të përndritshmit, mons. dr. Zef Oroshit
E diele, 09.01.2022, 04:15 PM
Pas 69 vjetësh në Lezhën e Kastriotit e të Besëlidhjes Shqiptare, përjetësohet busti i të përndritshmit, mons. dr. Zef Oroshit
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Busti
i përjetësuar i Prelatit e intelektualit Merditor, mons. dr. Zef Oroshi, veç
tjerash është edhe një mbamendje e rikujtesë e përgjegjësisë për shqiptarët si
dhe për gjeneratat pas nesh për të rikujtuar përjetësisht dhe shprehur
mirënjohjen tonë të thellë ndaj figurës madhore të këtij studiuesi e atdhetari
monumental shqiptar.
Ndaj
sot, me 13 dhjetor, apo pas 69 vjetësh në "Lezhën e Besëlidhjës - Besa
Besë", falë nismës dhe kontributit kyç të studiuesit të mirënjohur, Tomë
Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit, sot,
në sheshin: Papa Gjon Pali II, është përjetësuar në bronz busti i të
përndritshmit, mons. dr. Zef Oroshi.
Një
kontribut tjetër rreth bustit ka dhenë edhe mjedologu shqiptarë e studiuesi i
mirënjohur, dom Nikë Ukgjini etj. Vepra e skalitur në fjalë është realizuar nga
mjeshtri i mirënjohur, maestro prof. Sadik Spahia.
Mons.
dr. Zef Oroshi, ishte bashkëpuntor i ngushtë i Fan S. Nolit, me Arqipeshkvin e
Bostonit, Eminencën e Tij Kardinal Cushing, njëkohësisht edhe klerin e
bashkësisë islame shqiptare të diasporës amerikane si dhe bashk?punonte dhe
kishte letërk?mbime me prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, prof. Rexhep
Krasniqin, prof. Martin Camaj, fra Daniel Gjeçaj O.F.M.. Mons.dr. Zef Oroshi perveq një krijuesi e
studiuesi të rrallë, ishte edhe një poliglot që zotëronte latinishten,
italishten, greqishten e vjetër e të re, serbokroatishten, gjermanishten dhe
anglishten.
Vlen
të thuhet flas nga këndveshtrimi im se mons Zefin, e kam njohur edhe më shumë
përmes bashkfamiljarit tim, veprimtarit e studiuesit, Tomë Mrijaj nga Nju
Jorku, i cili për afro 15 vite të fundit me radhë më ka rrëfyer gjerë e gjatë
për historikun e tij (pasi ishte edhe një njeri besnik e kumbarë të familjes),
i cili përherë më thoshte: "Lekë i dashtun, mons. dr. Zefi, nuk ishte i
lidhur ngushtë veç me besimin fetar të Kishës Katolike Shqiptare, por edhe me
kulturën dhe historinë e re dhe të lavdishme të kombit shqiptar e njer?zimit
vullnetmirë në botë".
Pra,
ky korife, bazuar në plotni me deshmit e hulumtuara dhe të dhënat e studiuesit
Mrijaj, e shohim qartë në majat e një atdhetari tamam të mirëfilltë dhe vertetë
ishte një klerik, katekist e teolog i kishës apostolike, erudit karizmatik e
atdhetar i shquar i kulturës dhe i shqiptarizmit. Veç tjerash, ishte edhe një
Pionier i Bashkimit të Shqiptarëve pa dallim feje (deshmi sipas “New York
Times”), themelues dhe udhëheqës i Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e
Shkodrës" në Nju Jork, përkthyes në gegnishtën shqipe të Shkrimeve Shenjte
- “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujvet”, të cilën vepër menjëherë pas
shqipërimit në vitin 1979, Ati i Selisë Shënjt-Papa Pali VI i dhuroi me
autograf Selisë së Shenjtë në Vatikan ndaj edhe më vonë nga Papa mori titullin
: Monsinior. Veq tjerash përktheu edhe një doracak me uratë “Visarthi
Shpirtnuer”, “Ungjillin e Shen Mateut” si dhe drejtoi për shumë vite
revistën "Jeta Katholike Shqiptare”.
Edhe
unë përmes një shkrimi reflektues të artikuluar disa muaj më parë (botuar në
"Bota Sot", në shumë media të tjera shqiptare, me datën, 15 mars
2021), të titulluar: "Mons. dr. Zef Oroshi, kam konstatuar veç tjerash se:
mons. dr. Zefi, ishte një mozaik me vlera shumdimensionale i historisë
shqiptare e qe kishte një taban të lartë fetar, kombëtar e kulturor", qe
do të thotë se në historinë e një vendi, jo të gjithë personazhet, shtetërorë,
apo klerik të kishës katolike që janë pjesë e saj, lënë gjurmë dhe realizojnë
kthesa shumëdimensionale historike, fetare, kombëtare e kulturore. Pra në këtë
mozaik të historisë së kulturës mbarë Shqiptare, hyjnë edhe një nga
personalitetet komplekse siq ishte mons. dr. Zefi, që la një protokol e arkiv
historik, kulturor, patriotik, diplomatik në historinë tonë të lavdishme. Për
këtë korife të fesë e shqiptarizmit siq ishte mons. dr. Zefi ( i cili kishte
kerkuar statusin e azilit politik qe vëndosur i plagosur në trajtim në
Mitrovicë), kam dëgjuar edhe nga axha i babait tim-Nikolla (Zyrtar i Lartë në
Zyrën e vendit në ish Komunën e Zllakuqanit) i cili sbashku me françeskanin,
fra Tom Xhaja, famullitar i Kishës “Shën Gjon Pagëzuesi” e kishin vizituar në
fund të vitit 1952 në Mitrovicë. Madje Nikolla, edhe me krenari nëpë shumë
takime thoshte: "Dom Zefi, ishte një antikomunist i përbetuar kundrejt
bandave enveriane e pasardhësve të tij komunistë", sepse edhe vet
familjarët e tij - mons. Zefit, ia kanë burgosur, persektuar, internuar e vrarë
në kampet e përqëndrimit në shumë skëterra mesjetare.
Në
Amerikë mons. Zefi, bashkëpunonte me personalitet të shquara të diasporës
antikomuniste duke veçuar shtëpin e Kapidanit të Merditës- Ndue Gjon Markut si
dhe me shumë të tjerë, prof. Zef Luka, prof. Zef Neka, Rexhep Krasniqi, kolonel
Xhemal Laçi, Kolë dhe Pal Mirakaj, Pal, Nue e Martin Lalaj, Bardhok Ndreu, Ndue
Mëlyshi, Kolë Çuni, Gjon Gjini, Gjon dhe Zef Çupi, Pjetër Gjoci, Pjetër Kimza ,
Llesh Tarazhi, Nikollë e Pjetër Shkoza, Kolë Bajraktari, Prendush Gega, Fran
Sokoli etj. Njëkohësisht pas kalimit në amshim të mons. Zefit, autorit e
studiuesit Tomë Mrijaj, (bazuar në librin "Një jetë i përgjuar" f. 14,15),
i cili ishte edhe kumbarë me dom Zefin, vetë Kapidani i Merditës-Ndue Gjon
Marku, ia kishte shtërnguar dorën duke i thenë: "Tomë, ti me kumbarën tand
mons.dr. Zef Oroshin, ke krye nji detyrë sa njerëzore aq edhe hyjnore. Të kam
shqetësue shumë herë në netë e vona, për me përcjell meshtarin tonë deri te
Kisha katolike dom Zefin,, sepse e disha se asht në vezhgim të vazhdueshëm nga
spiunat e enverit këtu... Nëse do ta kishin vra dom Zefin, do tu bante nji
gjakderdhje e madhe mes shqiptarve në Nju Jork, gjakderdhje qe do ta gëzonte
Qeverin Komuniste në Tiranë. Edhe pse u vritshin njerëzit e tyne aty këtu
(spiunat), ata nuk kanë pas problem, vetëm që të vritet dom Zefi dhe të
nderpritet veprimtaria e tij antikomuniste në ShBA..."
Vlen
të potencohët se falë fisnikërisë, bujarisë e atdhetarizmit të Kapidanit të
Merdites-Gjomarkajve, ishin ata të cilët mons. Zefit i ofruan garanci
administrative, financiare e ligjore për ta zhvendosur në mënyrë legale nga
Kosova për Itali e deri në Amerikë. Ai, pas shkuarjës në Amerikë e kishte
themeluar edhe Kishën e parë katolike shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mirë”, sot
“Zoja e Shkodrës” Nju Jork dhe pas plotë shtatë vitesh arriti që në Natën e
madhe-Krishtlindjes së vitit 1969 të bejë kremtimin e Meshës së Shenjtë të përuruar
në Kishën e parë katolike shqiptare në Amerikë, atë të “Zonjës së
Shkodrës” . Mons. Zef Oroshi, kaloi në amshim me 15 mars 1989 në
Bronx të Nju Jorkut. Ndaj bazuar edhe në librin "Monsinjor Zef Oroshi, Një
jetë e shkrirë për fe e atdhe" të autorit Tomë Mrijaj, pikërisht aty
gjejmë veq tjerash edhe të dhenat e ish të burgosurit politik e studiuesit të
mirënjohur shqiptar , Bep Kuqani, të cilit po ia citoj fjalët e tij për
veprimtarin e dom Zef Oroshit, i cili veq tjerash thotë:- E tash në lidhje me
nji shënim të Z. Ndue Melyshi, ku thuhet: “Meqenëse ishte Komitet klandestin,
nuk mund të zgjidhej kryetari me vota të lira të popullit, prandaj antarët në
brendësine e Komitetit caktojshin nji kryetar…”, dishroj të plotësoj këtë
mendim, tue shtue, se ne “brendësinë e këtij Komiteti”, kje zgjedhë si Kryetar
Dom Zef Oroshi dhe Sekretar Jak Perjaku, i cili, kje vra në mal, në përpjekje
me forcat e ndjekjes të Sigurimit. Këtë ma ka thanë përveç të tjerëve, që do
t’i permendi ma poshtë, edhe vetë i vëllai: Gjon Perjaku, që u kap n’atë
përpjekje, i plagosun randë dhe me të cilin kam ndejtë në burgun e Burrelit.
Veç kësaj, kam pasë rastë me njohë personalisht edhe katër antarë të këtij
Komiteti, nga të cilët per Karlo Çoben, avokat, i biri i Ndoc Çobës, që ka kenë
Kryetar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe Sulë Hafizin, Kryemyfti
i Lezhës, nuk e kam ditë se ka kenë Antar i Komitetit të Maleve; ndërsa për
Haki Bushatin, i vëllai i ish – Kryeministrit Maliq Bushati, që u pushkatue
bashkë me At Anton Harapin O.F.M, dhe Lef Nosin dhe Ndrek Kakarriqin e kam
dijtë dhe, edhe këta më kanë thanë se “kena pasë për Kryetar Dom Zef
Oroshin”. Njëkohësisht e ka përmendur
edhe Haki Bushatin të cilin thotë se e kam njoh vetëm për nji periudhë të
shkurtë kohe në burgun e Tiranës; ndersa Ndreken e kam njohë qysh se kam kenë
në moshë adolishente, se ka kenë mësues në Kolegjin Saverian, kryetar i
Shoqatës “Rrethi Don Bosco” (krijue nga At Pjetër Meshkalla); kam ndejt në burg
të Burrelit, mbasi kje denue 17 vjet si antar i atij Komiteti, i arrestuem në
Lezhë, vetëm pak muej mbasi kishte fillue punën si avokat. Miqësinë e kena
vazhdue edhe mbas daljes nga burgu, deri në ditën që vdiq. Për Dom Zef Oroshin,
duhet dijtë edhe kjo: Qysh nga dita e arratisjes, që hoqi veladonin e doli në
mal, e deri që iku në Jugosllavi, banorët e Mirditës dhe të malësisë së Lezhës
e kanë njohë ma fort se prift, si Kryetar të Komitetit të Maleve, si
organizator i “Çetave të Shpagimit”, si luftëtar shumë trim dhe si antikomunist
i vendosun” (pjesë e një deshmie studimore nga ish i burgosuri, studiuesi, Bep
Kuqani)
Edhe
njëherë mirënjohje për të gjithë mbështetësit e sipërpërmendur, pa perjashtuar
edhe Bashkinë e Lezhës, e gëzofshim bustin e këtij kleriku, katekisti, i cili
ishte një personalit shumdimensional qe mbetet një enciklopedi e gjallë e qe
pas 69 -vjetësh kthehet vëndin e tij qe aq shumë e deshti pra Lezhën e
Gjergj Kastriotit - Skendërbeut e të
Besëlidhjes Shqiptare.