| E premte, 07.01.2022, 09:11 PM |
Difekte
Nga
Edison Ypi
Një
gramshak ndezi një qiri. Pas pak qiriu u fik. E provoi disa herë me shkrepse,
çakmak, eshkë. Meazallah. Prej asaj dite nuk ndezi dot asgjë. Shkakun e këtij
Difekti e mësoi pas shumë vitesh: Gjyshi nga nëna kishte hedhur në erë me
dinamit një Kishë në Myzeqe.
Një
durrsak sot e kësaj dite ka neveri nga reçeli. Në kohën e kurvit brenda një
kavanozi me reçel gjeti një buburrec. Prej atëhere ka mbetur me Difekt. Nuk fut
reçel në gojë.
Një
elbasanlliu, duke kafshuar një cop bukë, j'u ngatrrua nëpër dhëmbë një spango e
trashë nga ato të thasëve të miellit që e bënin brumë duke e shtypur jevgjit me
këmbë. Mezi ja hoqën spangon pasi ja prenë me gërshërë gjysmën e gjuhës dhe ja
shqyen gojën ja bënë si të Guimplenit. Për shkak të këtij Difekti elbasanlliu
nuk vë bukë në gojë, ha vetëm biskota.
Kam
njohur një lapraks që ka tmerr ujin. As me sy nga larg nuk e sheh dot bregun e
liqenit dhe detit. I ka mbetur ky Difekt qëkur po shetiste një ditë buzë detit
me një radio në dorë duke dëgjuar kanconeta. E pa një polic. E mori me gjithë
radion, e zhdëpi në hu për lakra mikroborgjeze në kokë. Prej asaj dite ka
mbetur me Difekt. Nuk prek kurrë dorë radio me dorë.
Një
skraparlli kur kishte qënë kalama pat' parë therjen e një qingji në oborr. I
mbetën në mendje thikat e kasapit, çengelat, përpëlitjet e qingjit, rropullitë,
qëntë e macet duke lëpirë gjakun. Prej asaj dite nuk vë mish në gojë, as
sallam, as qofte, madje as peshk. Nga natyra është mishngrënës, por nga halli,
për shkak të Difektit që i shkaktoi kjo ngjarje, ha vetëm jeshil'llëqe.
Një
vlonjati që e ka shtëpinë te sheshi Avni Rustemi i thanë se Esat Pash Toptani
ka qënë tradhëtar, dhe e besoi. E besoi për të besuar, por të nesërmen mori
haberin se gruaja dhe çupa i ishin bërë kurva, pra në familje kishte pësuar
Difekt. U deshën vite derisa u bind se Esat Pasha ishte një Shqiptar i madh.
Por Difekti nuk u ndreq.
Një
dardhar kishte ndjesinë e gabuar, pra Difektin, se kurrë nuk ishte aty ku
ishte, por diku tjetër, gjetkë, në Bilisht, Pojan, Maliq, Lozhan. Një mik i tha
se që të ndjehej si në katundin e vet duhej të ikte në një katund tjetër
tjetër. Ashtu bëri. Dhe Difekti iku.
Një
të përndjekuri që llafoset sikur ka ngrënë bythë turtulli dhe shkruan si
surrati vet, nisi t'i krruhet bytha. S'la dermatolog pa vajtur për tu shëruar
nga Difekti i krruajtjes së bythës. Asnjë s'ja gjeti shkakun. Derisa një ditë i
tha një mik: Ti dhe shokët e tu jeni me Difekt. Ju i cilësoni të
përndjekurit me fjalën më poshtëruese që
kurvi e ka shpikur enkas për t'ju ofenduar, poshtëruar; "Shtresë".
Shtresë e mbulesë janë dysheku, jorgani, çarçafi, jastëku, jo të përndjekurit.
Për shkak të këtij Difekti të tmerrshëm të krruhet bytha o idiot. Që nga ajo ditë nisi ta krruaj bythën më pak.
Por ende ja kam frikën se mos e përfytyron veten batanie si shtresë e ngrohtë
për të mbështjellë komunistat të mos mërdhifin.
Me
gjithkëto Difekte zor se do bëjmë ndonjëherë zgjedhje pa hile, shtet,
administratë.