| E merkure, 05.01.2022, 05:12 PM |
Opinion rreth librit: ”Një kullë nëpër shekuj” të autorit Faik Tafolli
NJË MONOGRAFI ME TEMË E
ÇËSHTJE TË VEÇANTË
Nga
Beqir Cikaqi
Kështu mendova ta
quaj opinionin tim rreth librit që sot
po promovohet, dhe që në fillim dua të citojë një thmendim (thënje) të Betrand
Rusellit, sipas të cilit:
“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të
shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij”,kështu ndihem
me librin që sot po promovohet, e që pata mundësi, pse jo edhe nder ta lexojë
këto ditë, për të paraqitur opinionin tim në këtë promovim.
Libri monografik
NJË KULLË NËPËR SHEKUJ . është një studim i veçantë që i kushtohet lagjes
Tafolli të fshatit Çadrak, nga e ka edhe vet origjinën autori i librit,
profesor Faiku. Vet fjala monografi si gjini letrare ka kuptimin e një studimi
të gjerë e të hollësishëm shkencor, që trajton një çështje a një temë të
veçantë. Kështu, libri NJË KULLË NËPËR SHEKUJ na jep me kuptuar për peripecitë
e veçanta të një lagjeje nëpër shekuj në veçanti, që simbolizojnë edhe
sakrificën e popullit në përgjithësi. Në
këtë monografi autori ka paraqitur me mjeshtri historikun, origjinën,
mbijetesën, kontributin atdhetar dhe gjithçka tjetër të lagjes Tafolli nga
fshati Çadrak, me karakteristikat qëndresës historike të kullës ndër shekuj.
Monografia NJË KULLË NËPËR SHEKUJ është një burim i
pasur njohurish për lagjen Tafolli, me veprimtarin e sakrificën e pa mohueshme
të njerëzve banor të kësaj lagjeje, nga koha e sundimit otoman, koha e Serbisë
së Krajlit, gjatë dhe pas luftës së Dytë botërore, periudhën e komunizmit,
sundimit millovisheqian, deri te lufta e fundit në Kosovë. Sipas autorit,
banorët e familjeve Tafolli gjithherë ndan fatin e bashkatdhetarëve të tjerë
duke u angazhuan me përkushtim për
çështjen kombëtare deri në kohën e çlirimit
dhe pavarësisë Kosovës.
Gjithashtu autori nuk e anashkalon edhe periudhën e pas luftës deri në ditët e
sotme, me krenarin e lavdishme, por edhe brengosjen për braktisjen e lagjes
nëpër vendbanime të ndryshme,si në Ferizaj, Shtime, Suharekë e fshatrat për
rreth, në shtetet perëndimore, deri në Amerikën e largët, me qëllimin e vetëm
për të siguruar një jetë më të mirë.
Vlerësojë, se kjo
monografi përmbush edhe kriteret shkencore me interes për historiografinë
shqiptare, ku autori, profesor FaikTafolli, si i lindur e rritur në këtë lagje
ka arritur t’i sistemojë në formën më të mirë të mundshme, krejt natyrshëm,
historinë, gjeografinë, ekonomin , bujqësinë, artizanatit, arsimin, folklorin,
kulturën kombëtare e fetare, por edhe humaniteti e sakrificën e banorëve.
Libri fillon me
shtrirjen gjeografike dhe klimatike të
fshatit me historikun e kullës në shekuj
dhe toponimin e emrit të fshatit, çadër,
çadrat.. – Çadrak. Vazhdon autori ta paraqet trungun gjenetik të lagjes nga i
pari Aliu, dhe me emërtimin e lagjes
Tafolli nga emri i trashëgimtarit të vetëm që ishte Tafa. Autori, vazhdon me
shpërnguljet ndër vite të familjeve nga Lagjja Tafolli, si dhe veprimtarit
bujqësore e blegtorale. Nuk anashkalohet edhe kontributi i banorëve të lagjes
gjatë Luftës së Dytë botërore, dhe në fund të sajë( luftës Dytë Botrore ) me
theks të veçantë Masakren e Tivarit, ku pjesëmarrës ishin disa banor të lagjes, ku fatkeqësisht ka edhe
viktima nga kjo lagje, por fatbardhësisht edhe të mbijetuar.
Libri
monografik NJË KULLË NËPËR SHEKUJ, nga autori është kompletuar edhe përmes
biografive me personalitete e shquara të lagjes ndër shekuj, mandej këngëtarëve
e rapsodëve me origjinë nga Lagjja Tafolli, veteranët e arsimit që nuk janë të
pakët, në mesin e të cilëve është edhe vet autori i librit, si dhe veteranët
e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Autori , në këtë
monografi nuk i anashkalon duke i falënderuar
ata që i afruan të dhëna e dëshmi që ky libër të jetë sa më i kompletuar, si
dhe donatorët që mundësuan ta shohë dritën e botimit libri NJË KULLË NËPËR
SHEKUJ –lagjja Tafolli e fshatit Çadrak.
Se, autori përveç që është një profesor e familjar i
dinjitetshëm, një atdhetar e veprimtar i devotshëm, .... është edhe një poet i
mrekullueshëm, këtë e dëshmon edhe me poezitë e përzgjedhura në fund të këtij
libri monografik. të cilat kanë motiv atdhedashurinë, mallin e pashuar për
vendlindjen, për paraardhësit dhe jo vetëm për
familjarët, për bukurit natyrore, për zogjtë e shpezë shtegtar përmes të
cilëve i përcjell në formë poetike i përcjellë porosit me emocione të veçanta e
gjithçka shqiptare, pasi për vite të tëra jeton e vepron jashtë atdheut.
Fare në fund, dua të citojë një thënie nga J.D. Salinger:
“Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar
mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh...” Unë e
konsiderojë jo vetëm fat por edhe
privilegj ta kem mik tani, sepse prej kohësh autorin e librit e kisha profesor,
mandej kolegë profesioni e bashkëveprimtar në Itali. Ky bashkë punim vazhdon,
edhe pse tani jemi ne distanca të caktuara
gjeografike në Evropë, serish na
bashkon ideali, atdheu, e së fund edhe krijimtaria letrare.
Autorit të librit
i urojë shëndet me inspirime e libra tjerë të rinjë, derisa monografisë NJË
KULLË NËPËR SHEKUJ, i urojë depërtim të dinjitetshëm te lexuesi. Urime
profesor.
Fund/ Dhjetor 2021, Therandë/Suharekë
Beqir Cikaqi