Kulturë
Poezi nga Atdhe Geci
E diele, 02.01.2022, 12:48 PM
PËRDITËSIM I DASHURISË - poezi nga "Kanuni poetik" i riu
Në
Kodër të Brijës në Roganë
një
kaçubë më ka pas thënë
jam
e vogël e kam pak shtat,
vesë
prej barit pijë çdo natë!...
Ndodhem tek
Shkëmbi i të Vjelave
aty
ku perëndia shikon me emocione
këtë
bukuri të bekuar të Dardanisë.
Hapat
e erës nëpër gjethe të pemëve
e
lajmërojnë një ditë vërtetë të bukur,
ditë,
me tinguj dhe muzikë të gjelbër
ditë
me kitare të zemrës e të shpirtit.
Fjalët
e dashurisë janë ato të lashtat
të
njëjta janë prekjet dhe përqafimet
drama
dashurie ne kemi vazhdimisht
dashuritë
bëhen si në kohët e antikës
gratë
edhe sot zhvishen me ngadale
këmishë
e Ilirianës shumë më pëlqen
me
të zemra ma do që të përqafohem
Nuk
i gjej mangësi rritës në Roganë
gjak
dashurie më pikon në kraharor
një
ushtimë gurësh ngrihet nga toka
nga
një luftë e ashpër e gjithë qenies
Të
jesh poet do të thotë të bësh art
dhe
të kesh fuqinë të krijosh këngë
Takimet
me dashuri janë të ëmbla,
janë
përditësim dashurie për Atikën
Nga
e çdoditshmja i mbushim kupat
që
të mos biem në vetminë e pafund
puthjet
e ditës së sotme mos i leni
për
nesër, të dashurosh do të thotë të
lindësh,
Rogana frymë e ka krijimin,
përpjekjen
për të kaluar në vepra,
unë
nuk di a keni kohë të dashuroni
Roganë
do të thotë, të krijosh për të!...
Një
përmendore e shquar është koha
fara
e të vjelave të kallinjve t´gjelbër
kultura
e të mbjellave për të korrat
udhëtimi
nëpër një botë më tokësore…
Asgjë
s´ka më të përjetshme se gruri
s´e
fruti i mollës nëpër arat me plisa
Roganë,
je pjesë e procesit arbëror
je
bukë dhe mollë, lule dhe kumbull
je
frymëzim për përditësim dashurie.
Atdhe Geci – Dortmund,
2021
HYJNITË E SHTËPISË
Shqipëria
pellazge u lind nga bima e shqipes
nga
e ëmbla dashuri për gratë e për familjen
nga
alfabeti 15 mijë vjet pellazgo - shqipëri
u
lind kur i gjithë Mesdheu ishte vendi ynë.
Çami
kudo që ndërton veten e quan, Çamëri,
veten
e quan pellazg, ilir, epirot dhe shqiptar.
Çamët
në Çamëri dhe gjithandej Epirit, në
pjesët
e shtëpive të tyre me shikim nga lulet,
në
dhomë i kanë nga tri dritare; një dritare
për
Shqipërinë, një dritare për Dardanin, një
dritare
për Iliridën, Preshevën dhe Tivarin.
Çami,
vetë e përditëson Shqipërinë në shtëpi.
Epiri
dhe Iliria kanë ditur të bëjnë lufta, edhe
kur
vendi ishte i kërcënuar e i digjej shtëpia
shumë
fushëbeteja e lufta na i vodhën grekët
Shqipëria
e lindur në foletë më me perëndi
u
kthye në shtëpi te letra e shkruar e Thotit.
Hyjnitë
e shtëpisë s´janë një, por janë disa;
Thoti,
Zeusit, Apolloni dhe Naim Frashëri.
Shqipëri,
nxirre zërin e gjitha kohërave e fol
thuaje
fjalën që e di, mos e mbaj të fshehur
gjysmë
e atdheut fqinjët na e kanë pushtuar
e
ardhmja s´vjen pa guximin e gjithë kombit!...
Atdhe Geci - Dortmund,
Gjermani, 2021
EPOKË E ÇAMËRISË
O
tokë e shenjtë e Epirit, gjelbro
sot
e kemi një lindje që s’vdesë
dhe
një rilindje që
vetëm rilind,
rritën e
Republikës së Çamërisë.
Unë
i di fjalët kthesë të historisë
jeta
e gjthsecilit çamë është luftë,
dhe
mision i kombit për pavarësi.
Më
quajnë Festim Lato, jam çam,
jam
fis orakulli, nip i
perëndive
fëmiu
i nëntë çam i nënë
Dajés
më
i vogli i 4 motrave dhe i katër
vëllëzërve,
në kokë
kam Pirron,
dhe
15 mijë vjet jetë
shqiptare.
Në
natën e shenjtë të kësaj lindje
ju
premtova që Çamërinë ta dua,
pa
frikën s´e mund të më vrasin!
Çamëria
s´është pa gjuhë shqipe
dhe
pa perëndi ajo është vetvetja
të
bëhet e lirë e t´i mbledh retë,
që
Çamëria të ketë vetimën e saj.
Atë
që e lanë të shkruar pellazgët,
ilirët,
epirotët, albanët e dardanët
janë
qeliza gjaku të kësaj lindjeje
janë
amanet dhe mision i kombit.
Atdhe Geci - Vlorë, 2021
HIMN PËR ROGANËN - Poezi
nga libri, "Kanuni poetik" i riu
Kam
mall për Roganën, për Dardaninë
për
krejt atdheun! Kam mall për rrezet
me
gjak të diellit e të yjeve, për rrezet
me
stinë të gjelbra vere dhe për qiellin
me
kallinj ylberesh. Kam mall për tërë
brezat
e vendlindjes sime, për këngët
dhe
humorin e tyre, për mendjet e urta
kam
mall për të gjithë ata që krijojnë
Mjer
kush fle në këtë kohë aq të pritur,
mjer
kush nuk ndërton në folenë e tij,
mjer
kush nuk e lë mendjen të shkruaj
e
juaja është Rogana e Kosova dardane
Roganë
kam mall për mbrëmjet tua të
magjishme,
për Kodrën e Brijës dhe,
aeroportin
e zogjve në Frakamen, kam
mall
për pranverën me shi e bubullimë
për
dimrin me lundrat mbi borë dhe erë,
E
ndjej hijen e Plakut të Lisit në Cukal
dhe
fëshfërimat e barit me lulet e malit
Roganë,
jam unë, je ti! Jemi një këngë
fuqishëm
e ndjej dashurinë time për ty
tek
ty kam gjakut tim, lidhjet familjare
kjo
poemë të kushtohet ty e atdheut tim.
Le
të çelë ajri, uji, era e stinët me diell
le
të çelë rëra, guri e lulet e shkëmbit
populli
i Kosovës dardane do të ngritët
të
rimerr pjesët e pushtuara të Atdheut
Nëna
ime, Naxhije Geci, e lindur në një
fshat
të pushtuar nga Serbia, prehet e
thyer
te varret, zëri i saj ka kohë që më
troket,
bir, ku mbeti, Çështja e Mollës
së
Kuqe, popull i Roganës, intelektualë,
jepni
liri mendjes e mendimit, shkruani;
e
juaja është Rogana e Kosova dardane!...
Atdhe Geci – Roganë,
Prishtinë, 2021
THËLLËZA E FJALËS
Këndo Rogana
ime e dashur,
mbjell!
Zëri yt
rritet dritareve,
në
kopsht, luadheve, kodrinave
rritet
në libra dhe në mirëqenie.
Kallinjtë
që po
pjeken në ara
janë
nga duart tua, djersa
jote
janë
poema që t´i po i shkruan!
Zemër,
shijoje aromën e luleve
dashuria
nuk ka lindje, as nuk
ka
vdekje, është vetë perëndia.
Roganë,
thëllëzë e fjalës shqipe
te
këngë e ëndrrës do të ndalem.
Çfarë
më takon s´e kam marrë,
do
bëj çmos të rimarr at´që më
takon!
Shpirt, unë do bëj luftën
time,
që këngë e ëndrrës të mos
zbrazët,
por ta fitoj atë që dje e
humba.
Idetë e mendjes dhe të
mendimeve
janë në ngjitje, dhe,
s´pushojnë
së kërkuari tokat e
pushtuara,
Shqipërinë deri në
Prevezë,
në Tivar dhe në Iliridë…
Mbjelli
të mbjellat Rogana ime
përqafoj
lulet që vetë i ke rritë
shqiptar
është kudo atdheu ynë
Çamërisë
ia kemi borxh lirinë!
se
Shqipëri është Molla e kuqe!...
Atdhe Geci- nga libri
“Kanuni poetik” i riu