Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Në traget

| E merkure, 29.12.2021, 03:58 PM |


Xhevahir Cirongu

NE TRAGET

Sa dhimbje ndjeva atë çast,

dhe lotët  tretën mbi qerpikë,

një gur që ishte aty pranë

filloi sërisht të fliste prapë.

Nuk di se ç’ndjeva atë çast,

e gjithë bota m’u  drodh nënkëmbë;

vështrimet e tim bir flisinin shumë

edhe gurët e zemrës s’fjetën gjumë!

Nuk di as vetë seç më mbeti në grykë,

një lemëz malli u tret me valën e detit,

edhe ai më zgjati dorën e përqafimit

sipër tragetit  edhe  yjet lanë  shikimin.

Le të ishte natë me erë që frynte

dhe dallgët e detit  s’kishin qetësi,

u nisën edhe ëndrrat me target diku

pas kësaj nate filloi të binte një shi.

Durrës  14 dhjetor 2021