Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Ngjarjet në PD të Shqipërisë
E marte, 28.12.2021, 02:54 PM
Rast: Ngjarjet në PD të Shqipërisë
Berisha t’i falenderohet
ambasadores të Amerikës, kurse Basha t’a injorojë atë
Nga
Reshat Nexhipi
Ja
pse: Veprimet e saj antiberishiane dhe antidemokratike, bënë që doktori të
rithemelojë partinë e cila gjendej në ,, komë ‘’ ose në ,,vdekje
klinike ‘’, prandaj emri i tij u dëgjua an e mbanë botës, në konotacion
pozitiv, kurse i Bashës, në kuptim pezhorativ, sepse dëgjoi Juri Kimin dhe
shkeli gjënë më të shenjtë të kombit-besën.
Prandaj,
për të justifikuar gabimin trashanik, Basha, duhet të distancohet një orë e më
parë nga ambasadorja (mikeshë e ngushtë dhe e përbetuar e Ramës, të cilin e
konsideron për profet, të pagabushëm !) dhe t’i bashkangjitet ,, Babait’’
politik, me të cilin do mund të mposhtin qeverinë aktuale që e quajnë kriminale
dhe të koruptuar.
,,
Ndjesa është e domosdoshme kur bëhet fjalë për çështje Kombëtare ‘’ ka thënë
gjeniu i Kombit- Mitat Frashëri, Kryetar i Kongresit të Manastirit dhe i Ballit
Kombëtar. ,, Vetëm idiotët dhe egoistët nuk lëshojnë pe’’ ka shtuar Mitati.
Vetëm i pa ndarë nga lideri historik, Basha dhe militantët e tij të shquar mund
të fitojnë pozita të larta në pushtetin e ardhshëm, përndryshe, do t’a pësojnë
si ata që u distancuan prej tij dhe sot nuk ju dihet emri.