| E premte, 24.12.2021, 07:49 PM |
GËZUAR KRISHTLINDJET
DARKA
E BOTES
Nga
Sadik Bejko
Libri
“Krishtlindjet në botë”, botim i L’Archipel, Paris 1994) është një antologji e
teksteve më të bukura të letërsisë botërore për kërshëndellat.
Në
këtë libër janë përfaqësuar vendet kryesore të Europës sipas rendit
kronologjik, sipas viteve kur janë shkruar tekstet prej autorëve. Në këtë
renditje, Shqipëria, si vend i hershëm i krishterimit evropian, zë vendin e
katërt.
Vendin
e parë e ka Bizanti, me Simeon Métaphraste (shek. X), të dytin Spanja me Lope
de Vegën (1562-1635), të tretin Anglia, me Ben Jonhson (1572-1637), të katërtin
Shqipëria, me Jul Varibobën (1724-1788), të pestin Gjermania, me Gottfried
Bürger (1747-1794) e kështu me radhë Suedia, Italia, SHBA, Danimarka,
Norvegjia, Rusia, Belgjika, Çekia, Kanadaja, Afrika e Jugut, Hungaria,
Portugalia etj.
Midis
autorëve të mëdhenj janë dhe: Giacomo Leopardi, Charles Dickens, Fedor
Dostojevski, Oscar Wilde, Anton Çehov, Fernando Pessoa etj).
Arbëreshi
ynë, Jul Variboba, i thuri poezi shqip festës së Kërshëndellave. Poezia
"Kalimera e Nataleve", përfshihet te poema e tij "Gjella e Shën
Mërisë Virgjër", 1762.
Këtu
më poshtë po japim "Kënga e të
zgjuarit", e cila sjell skenën e zgjimit të Krishtit të sapolindur.
Barinjtë e Betlehemit festojnë, si në
një fshat arbëresh, i sjellin Krishtit
dhurata fshati : gjengja, gjela, gjizë etj
KANKA E TË ZGJUARIT
Zgjou,bir,jo
më gjumë,
ngjou,se
mi fjëjte shumë.
Jeta
ime,xha m'u zgjo,
zgjou
se bëre nino.
Vjen
një legë pekurar'
pruçesion
ti vizitar.
Gjegj
si loznjin,si këndonjin,
dhenë
e detin e gjëmonjin,
Karramunxa
e fishkarole,
surdullina
e rusinjole,
mirë
bukur e ngular, -
o
çi vjersh! Ti rikriar.
Gjegji,bir,e
iu gëzo,
me
kto duars i beko.
Ruaj
rigale çi ti sualltin,
gjithë
mandrën e rëzuatin.
Nga
me dorë ti kit qengje,
çi
ësht' e bardh' si nji skamëngje.
Çi
ësht' e tener këjo gjiz'!
Ruaj
e suall ki kaçiapriz.
E
kaciqin me kit dhi
e
suall ki buzëzi.
E
gastratin pjot lesh
e
suall ki këmbëlesh.
Ç'ësht'
i ëmbël ki huall!
Erdh
Nikolla e t'e suall.
Nji
manure pratunere
e
njo zok si kaçjulere
e
nji t'egërith pëllumb
e
suall Ngjisku me nji tumb
Via,bir,zgjou,pravoi,
pekurarët
bekoi.
Erdh
edhe nji leg' divote
tue
kënduar parambote.
Ruaji,bir,e
i gëzo,
zgjou
se bëre nino.
Vjen
Xhudita me nji gjel,
zunë
fill ajo kangjel.
Suall
Malita nji kapua,
e
e motra nji pagua.
Pesë
bracë xagarele
suall
e ve Rutiçele.
Suall
e bija ca këstanja,
kirgorina
edhe milanja.
Suall
Rakelea nji brez
se
t'e ngjeshinj nd'atë mes.
Me
nji fash rikamatë
erdh
Suzana çi me natë.
Lia
suall dica skutina,
e
ca ve Carafina,
e
Dilusha,çi u martua,
suall
nji kez',m'e suall mua.
Ruaji
gjith' e i beko,
zgjou
se bëre nino.
(1762)