Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Në Vloçisht u merrnin edhe bukën të burgosurve

| E enjte, 23.12.2021, 08:00 PM |


Në Vloçisht u merrnin edhe bukën të burgosurve

Nga Kastriot Dervishi

Në informacion i datës 13.7.1948 bën të ditur se në Kampin e Vloçishtit (në origjinal shkruhet “Kampi i Maliqit), të dënuarve “reaksionarë” u merrej edhe buka që u vinte nga familjarët. Deri atje ndërhynin, duke kaluar çdo parashikim për ligësi. Kjo kamuflohej gjoja me nisma “konferencash” midis tyre. Ja pjesa e dokumentit (e korrektuar):

“Kampi i Maliqit. Në punë për çdo ditë kanë marrë pjesë 1068 të burgosur. Rendimenti i tyre i ka qenë i mirë. Në një konferencë u vendos nga të gjithë të burgosurit që gjithë sendet ushqimore që ju vijnë të burgosurve nga shtresa e lartë, t’u merren dhe të hahen nga gjithë të burgosurit për arsye të qëndrimit të keq që ata mbajnë dhe të mosdhënies së rendimentit sa duhet”.