E shtune, 21.12.2024, 11:52 AM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Ballina e Prospektit 5 ditësh i Shkollës Katolike të Pejës (Ipek, 1867-1918)!

E shtune, 18.12.2021, 04:07 PM


Ballina e Prospektit 5 ditësh i Shkollës Katolike të Pejës (Ipek, 1867-1918)!

Nga Jahja Drançolli

Peja, Lulja e Dukagjinit, është qytet i pasur me histori dhe kulturë, siç dëshmojnë monumentet e shumta, si gjurmët parahistorike në grykën e Rugovës, rrënojat e qytetit dhe fortifikimi antik dardan, monumentet e kultit të krishterë dhe mysliman, kullat e shumta, shtëpi tipike urbane dhe rurale, muzeume dhe imazhe të Alpeve Shqiptare, të cilat përveç bukurisë përrallore shquhen edhe për mbrojtjen nga sulmet e armikut.

Krahas disa shkollave osmane, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur qyteti kishte rreth 20 mijë banorë, në vitin 1867 u themelua edhe shkolla katolike e qytetit, ku nxënësit mësonin edhe gjuhën shqipe. Shkolla në fjalë, e cila lidhet me emrin e Franz Jozefit I, perandorit austro-hungarez kishte funksionuar të paktën deri në kohën e krijimit të Mbretërisë SKS (1918)!

Ilustrimi: Ballina e Prospektit të Shkollës Katolike të Pejës (IPEK)!

Burimi: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (kopje nga Vjena)!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora