Mendime
Enver Bytyçi: Shume gjurme te cojne te ai, Basha!
E enjte, 16.12.2021, 06:03 PM
Enver Bytyçi:
“Sali
Berisha nuk është përgjegjës për 21 janarin, ai ka qenë në zyrë dhe urdhri
është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha”. Kjo eshte
deklarata e mbremshme e ish-ministrit te Mbrojtjes ne kohen e ngjarjeve te 21
janarit 2011, Arben Imami. Ai ishte deshmitar okular i ngjarjeve dhe i
veprimeve te kryeministrit dhe qeverise!
Nga
dita kur Lulzim Basha leshoi akuzen per perfshirjen e shefit te tij, Berisha,
ne ato ngjarje kam menduar se ketu ka dicka qe lidhet me Lulin, asokohe
minister i Brendshem. Kamerat e kane fiksuar te vetem ne taracen e
kryeministrise me nje radio ne dore. Nese Berisha ka qene ne zyre me ministra
dhe bashkepunetoret e tij, atehere perjashtohet mundesia qe ai te kete dhene
urdher per te qelluar mbi demonstruesit.
Por
a ka mundesi qe Basha te ishte korruptuar ne grupin e zjarrit politik te asaj
date?! Shperthimi i tij ndaj Sali Berishes keto kohe, nuk lidhet thjesht me
reagimet politike. Shperthimi i tij deri te akuza per vitin 1997, per vrasjet e
21 janarit, per "korrupsion" shkojne pertej emocioneve te momentit.
Por
ka edhe nje element tjeter qe duhet marre ne analize: Perpjekja e Bashes per te
pervetesuar meritat e kryeministrit Berisha per nenshkrimin e Marreveshjes se
Stabilizim-Asocimit me BE-ne, per pranimin e Shqiperise ne NATO, per
liberalizimin e vizave etj. Ky Luloja duket se paska jetuar prej me shume se
nje dekade me kompleksin e humbjes se "meritave"!
Nderkaq
Ben Imami ben edhe nje lidhje tjeter: Per merite te 21 janarit, kater muaj me
vone Luli u be kryetar i Bashkise se Tiranes, ndersa me pas Edi Rama
kryeminister. Per shkak te bashkepunimit me 21 janar, Lul Basha terhoqi ne
koalicionin me PD-ne Bamir Topin dhe po e perdor sot si top obuz kunder
Berishes!
Shpresoj
te mos jete i vertete bashkepunimi i Lulzim Bashes me Edi Ramen, Bamir Topin
dhe Ina Ramen me 21 janar 2011. Por shume gjurme te cojne te ai! Vrasjet u
kryen kur protesta ishte qetesuar. Kush qe i interesuar te ndodhnin ato ne kete
moment kur nuk rrezikohej godina e kryeministrise?!
Kush
ka ndjek filmin per Abdyl Hamitin e di se brenda oborrit tradhtaret shiten si
heronj!