| E enjte, 09.12.2021, 07:16 PM |
Shteti me aftësi të kufizuara, qytetarët e getoizuar!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ditë
më patë në Ditën ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të
kufizuara, drejtuesit e shtetit të Kosovës, vitin 2022 e shpallën Vit i
personave me aftësi të kufizuara! Ndonëse është ky një premtim publik i tyre
për përmirësimin e kushteve të lëvizjes së personave me aftësi të kufizuara,
gjegjësisht për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë, në vete e
ngërthen një realitet të hidhur të shtetit të Kosovës.
Ndryshimi ende nuk
vërehet nga qytetarët
Ngase,
shteti i Kosovës, jo vetëm që nuk është i barabartë dhe i çasshëm për të
gjithë, është largë të qënurit shtet që ofron kushte të njëjta për të gjithë
qytetarët pa dallime partiake. Edhe përkundur “ndryshimit” të shumëpritur,
përseri qeverisja e vendit po vazhdon me avazin e vjetër të keq-qeverisjes,
nepotizmit dhe formave të diskriminimit të qytetarëve.
Emërimi
apo caktimi i personave në poste të larta shtetërore ende bëhet sikurse më
parë, përmes lidhjeve nepotike, partiake apo patriarkale, duke harruar se
Kosova nuk është mbretëri por republikë parlamentare.
E
keqja kur pushtetarët bëjnë emërime patriarkale bëhet më e madhe kur mbështetet
nga qytetarët, duke e kthyer kështu Kosovën në kohën mesjetare të fiseve dhe
bajraqeve. Kur fare nuk i kushtohet rëndësi përgatitjes së individit e më shumë
prejardhjes së tij, atëherë vetëvetiu kthemi në një shoqëri patriarkale, për
shkak të dhënjes prioritet të birit apo bijes së “filanit” më shumë sesa
përgatitjes profesionale të individit.
Një
çasje e tillë e emërimit të individëve në poste të larta shtetërore, përveqse
nuk është produktive, është e dëmshme dhe më pasoja zinxhirore për shtetin e
Kosovës. Liderët shtetërorë dhe partiakë për interesa personale të fuqizimit të
pozicionit politik më qëllim harrojmë se ne nuk jemi në shekullin e 18-19, por
jemi në dekadën e tretë të shekullit 21, kur bota e lirë dhe demokratike ka
bërë hapa të mëdhenjë në emancipimin e dhe zhvillimin e shoqërive të tyre.
Ndërsa
ne ende bëjmë garë se cili familjarë i yni do të vendoset në krye të një bordi
apo agjensioni, komune apo shteti pa përgatitje paraprake profesionale.
Pasojat e emërimeve me
aftësi të kufizuara intelektuale
Pasojat
e emërimit të individëve me aftësi të kufizuara intelektuale në krye të
institucioneve publike, e kthen institucionin në çerdhe të injorantëve, ndërsa
shtetin e kthen në shtet me aftësi të kufizuara dhe të parespektuar në arenën
ndërkombëtare.
Nëse
niveli intelektual i një doktori të shkencave apo i një gjenerali nuk është i
barasvlershëm së paku me homologët e shteteve të rajonit, atëherë ballafaqimi
ynë si shtet me homologët e shteteve të zhvilluara do të jetë sa i mundimshëm,
po aq edhe i turpshëm.
Numri
i titujve shkencorë dhe gradave ushtarake e nivelizon Kosovën me të gjitha
shtetet e zhvilluara dhe demokratike, por kur është në pyetje cilësia dhe
shkathtësia profesionale, ne mbetemi në margjina dhe shumë prapa të tjerëve!
Në Kosovën e kapur nga
mafia kriminale, qytetarët ikin prej saj
Politikanët
kosovarë pa dallim, pushtetarë dhe opozitarë, përveç humbjes së besimit tek qytetarët,
më nuk janë të besueshëm as për ndërkombëtarët dhe çdo gjë që bëjnë po u
kthehet bumerang Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Me
këtë çaqsje të gabuar dhe pa vizion për të ardhmen nuk do të ketë asnjë
përparim sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në INTERPOL, e as
liberalizim të vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.
Sikurse
veprimet e pushtetarëve, ashtu edhe të opozitarëve, nuk bëhen për të mirën e
shtetit dhe qytetarëve, por vetëm për poenë politikë, çdo veprim të tyre e
ndërlidhin me karrigen e tyre! Kësisoji, edhe kryeministri dhe presidentja
veprimet e 'mëdha' i bëjnë për t'i rritur reitingun vetes e jo përmirësimin e
jetës së qytetarëve".
Aspak
më mirë apo në të njëjtën mënyrë po vepron edhe opozita, pa e bërë asnjë veprim
të mençur e pragmatik, sikurse 'shiu pas të vjelave' iniciojnë debate “shterpe”
parlamentare të cilat nuk e kanë asnjë vlerë sa i përket përmirësimit të jetës
së qytetarëve.
Për
shkak se opozita debatet i bën vetëm për poenë elektorale, ngase po këto parti
politike parlamentare asnjëherë nuk debatuan në Kuvend për drejtësinë e
dështuar dhe të kapur nga politika, për të pamundësuar realizimin e kriterit
kyç për vizat që është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.
Kosova
është e kapur dhe ne duar të mafisë kriminale dhe e tërë klasa politike është
në shërbim të mafisë kërcënuese për qytetarët dhe rrënuese për vendin, ndërkaq
që qytetarët po kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë për të ikur sa më parë dhe
sa më larg Kosovës.
Pres
nga drejtuesit shtetërorë që vitin 2022 ta shpallin Vit të zhvillimit ekonomik
dhe mirëqenjes qytetare, pa i harruar asnjëherë personat me aftësi të
kufizuara. Rritjen reale ekonomike kurdo që ndodhë e ndjejnë qytetarët, kurse
nga rritja virtuale përfitojnë vetëm pushtetarët dhe oligarkët ekonomik.
03.12.2021