| E merkure, 08.12.2021, 08:15 PM |
Kosova e jonë hallemadhe, Shqipëria gjithashtu!
Shkruan
Fahri Xharra
Sa
të kotë që jemi , sa të papërmbajtur që jemi , sa të vegjël kalamaj që
jemi . Ore kur do të përfundojnë këto debate pa kurrë far` rezultati se
cila cilës i ka ndihmuar më shumë ? Kosova . Shqipërisë apo Shqipëria Kosovës?
Një
oh !!! i madh nga zemra e plasur.
“Pa
Shqipëri nuk ka Kosovë e as pa Kosovë nuk ka Shqipëri ” ! Fat i madh historik ;
u bënë dy shtete shqiptare.
“E
ashpër dhe e sertë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hir,
si pemët dhe lulet e maleve ku flitet, gjuha shqipe – edhe pse e varfëruar nga
një mungesë lëvrimi shumëshekullore – është e aftë të shprehë, me një ndjesi të
mrekullueshme të ngjyrimeve, konceptet më të holla të mendjes njerëzore,
dridhjet më të pakapshme të nervozizmit, përballë të folmeve serbe, bullgare e
greqishte të re, ku përpjekjet për ngjyrime shpesh herë shpien vetëm në disa
përafrime trashanike… “e thotë Faik Konica për gjuhën shqipe.
Si
andej ashtu edhe këndej – shqip ore shqip flasim !
Shqiptar
100% është ai nga Kosova, njëlloj si edhe ai nga Shqipëria. Kosova ime
hallemadhe , Shqipëria gjithashtu !
“Kemi
armiq. Për atë, të gjithë bashkohen në nji zë. Vetëm për këtë ndahen, që të gjithë
nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris’ së dikujt, ca
dëftojnë gjarpërimin e të tjerëve, ca të tjerë emërojnë, me zë të unjtë,
trashërin’ e Halldupëve.” Kur dëgjojmë të tilla, neve na vjen nji i pambajtur
gas. Armiqt’ e Shqipërisë janë Shqiptarët, jo të tjerë “ “Sa është
Shqipëria politike nënë, nënë është edhe Kosova edhe të gjitha viset shqiptare
të copëtuara. Aq sa për mua është Shqipëria nënë, edhe për ty është Kosova ,
edhe pjesët e tjera. Koncepti nëna Shqipëri nuk e nënkupton veç Shqipërinë
politike, por Shqipërinë që nga Tivari gjer në Prevezë”. ( Fadil Lepaja )
“Pa
Shqipëri nuk ka Kosovë e as pa Kosovë nuk ka Shqipëri ” ! Fat i madh historik ;
i kemi dy shtete shqiptare.
“Mbani
mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq
poshtë sa edhe sot.”……E thënë para njëqind viteve nga aristokrati i mendimit
shqiptar i madhi Faik Konica.
Dhe
për të dale nga kjo gjendje mbistrukturat gjithëshqiptare duhet te bëjnë
një kthesë historike,kulturore dhe politike. Kjo kthese konsiston ne
përpilimin e Programit Nacional,i cili do të jetë ne diskontinuitet të plotë me
modelet kulturore dhe politike te viteve 1878-1997. Përpilimi i këtij programi
duhet te mbështetet ne kujtesën historike te popullit, ne antiken e tij modeste, ne mesjetën e tij
te shkëlqyeshme, ne Kastriotizmin e tij kreshnik dhe krenar, ne te drejtën
zakonore penale shqiptare, ne latinizmin iluminist shqiptar, ne letërsinë e
vjetër shqipe dhe ne idetë madhore te Rilindjes Kombëtare. Vetëm nga ky program
ka mundësi te dale modeli kulturor dhe politik kombëtar i cili me siguri se do
te çoje ne zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, politike dhe ekonomike .Madje
,ky është i domosdoshëm për rindreqje morale te popullit shqiptar, për
krijimin e njeriut autonom, kritik e autokritik dhe me pozitivitet profesional
dhe shkencor, për kultivimin e kulturës se punës, për kultivimin e
atdhedashurisë dhe shtetdashurisë dhe për rikthimin e prototipit pozitiv për
popullin shqiptar personifikuar ne figurën Kreshnike te Heroit Kombëtar Gjergj
Kastrioti -Skënderbeu. Për më tepër ,pasi kodi moral shqiptar, për dallim
nga gjendja e tij ne shkalle kombëtare, në shkallë familjare ende është në
gjendje te lakueshme”
Por
si do që të jetë: ” Pa Kosovë nuk ka Shqipëri e as pa Shqipëri nuk ka Kosovë “
Referenca:
E domosdoshme Faik Konica, ”Armiqt e Shqiperise”
– Dr. Kajmak Gazidede, “Flaka e Vellazerimit” Shkup me dt.
20 Maj 1997