| E merkure, 01.12.2021, 09:04 PM |
“HAJDUTI I NDERSHËM” - SOT NË “QENDRËN TREGTARE”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Zakonisht, sipas
masave Qeveritare, pasi nuk kisha marrë asnjë vaksinë antikoronavirus?!
Arsyeja: nëntë vite kisha pi tambël te Nana ime, dhe e kisha marrë gati gjithë
jetën vaksinën e Natyrës, raki rrushi mes vreshtave . Edhe, Dy shtama verë të
Mikes Di, nuk kisha leje pa vaksinë të hyj në Hotele dhe restorante publike.
As, edhe të dalë dhe hyj nga kufinjtë jashtë Shtetit të “përbashkët”. Liria
ime, ishte te Kopështi Shtëpisë, rrugëve të Shkupit, dyqaneve për bukë, dhe te
“Parku i Grave”. Po, jo edhe te Gratë Besnike. Faleminderit, Qeverisë. Që, së
paku m’i lanë: dyqanet e hapura për bukë, dhe “Parkun e Grave”. Edhe,
pse: ua pash “hajrin” këtyre masave Qeveritare, si nga ana materiale, ashtu
edhe artistike. Nuk shpenzoja pa nevojë mjete materiale tavernave të mia të
proferuara me Gratë Besnike, dhe i publikova gjatë këtyre viteve me Koronavirus
dhe Pandemi pesë Libra: Zonjën Vdekje do ta marr për Grua (poezi), Rrugaçja
(poezi), Koronavirusi (poezi), Hënorja (antiroman mistik: me Tri
Nuse në koçi), dhe Burri Grave (poezi, Libër autobigrafik për Nesër).
Sot, vendosa ta pi
një kanaçe birrë “Rrapi” te “Parku i Grave”. Rrugëdalje, e kisha vetëm një
dhiare: “Parkun e Grave”. Parkun, në “Qendrën tregtare”, që nga sistemi
komunist, si nxënës i Shkollës Mesme Normale mes pishave dhe dëllinjave, ku e
kaloja Natën me cuca “maqedonase”, “turke”, “boshnjake” e rome nëpër disko
klube nate, dhe te ‘”Parku i Grave” deri në Agim. Shkaku, se: cucat shqiptare e
kishin vetëm Ditën. Nënat e tyre dhe baballarët, asaj kohe sipas traditave
shqiptare u kishin vënë kufinj lirie familjare branda katër mureve, më së voni
liri kishin deri në ora19.00, në Qytet. E, ne rrugëçët e prisnim agimin nëpër
diskoklubet e asaj kohe, edhe te “Parku i Grave”, në “Qendrën Tregtare”.
Padashtas, kthehem
prapa te rasti Sotshëm: Edhe, pasi e kontrolloj në bankomat gjendjen materiale
të pensionit të Gruas besnike, përderisa e paguaj kanaqen e birrës, në hyrje të
“Qendrës Tregtare”, pas shpine më paraqitet një person i panjohur me gjybe mbi
kokë (haxhuxhe): “Zashto se turkash”?! (Pse shtyhesh)?! “Kakov problem ti
imash”? (?farë problemi ke ti)?
Ia hudhë një sy në
fytyrë: “haxhuxhe”, me kapuç turko-arab. Dhe, kur e pash “hajdutin” pas shpine,
iu përgjigja; “Da imam problem so tebe: sakam da se tepam”! (Po, kam problem me
ty: dua të vritemi)! Kamarierja, ndërhyri matanë shanku: “Gospodine, treba ta
pllatite ushte deset denari”! (Zotëri, duhet të paguani edhe dhjetë denarë)!
“Hajduti ndershëm” i rastit, ndërhyri: “jas çe platam za nego”! (Unë do të
paguaj për të). Jo, u përgjigja Unë: Borxhin e paguaj vetë. Dhe, e zgjidhëm
“problemin” e qytetarit rastit në “ Qendrën tregtare”.
Ditën e nesërme,
përsëri shkoj në bankomat për ta kontrolluar gjendjen finiancare. Pensionin, e
Gruas besnike. E shoh, se: nuk e kam kartelen me vete?! Aty e për aty, mu
përkujtua shtyerja e “Hajdutit ndershëm”, në “Qendën Tregtare”.
Në mbrëmje, i them
Djalit: Vjedhin politikanët me dy duar e katër këmbë... Le t’i vjedhin
qytetarët, edhe “hajdutët e ndershëm” të rastit, në Shtetin e “përbashkët”...