Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Union Brothers
E marte, 16.11.2021, 07:55 PM
Union Brothers
Nga
Edison Ypi
Para
se të vërshonin hordhitë osmane trualli ynë qeverisej me Kanune, popullohej nga
princër, mbretër, Kisha, Monastere, kështjella. Aso kohe, në trevat tona
zhvillohej ekonomia, biznesi, tregëtia. Njëra nga këto treva, ajo që pas
mësymjes së barbarëve turq për shkak të vështirësive për ta mposhtu u quajt
"Vilajeti i Çartallozit", pra vilajeti i krenarit, vilajeti i
kokëkrisurit, i atij që nuk nënështrohet kollaj, shtrihej nga Gora në Elbasan.
Prej aty, nga fshatrat Lenie, Strelcë, Lozhan, Moglicë etj. niseshin për në
Europë karvanët me lëndë drusore, bagëti, mish, lesh, lëkurë, fruta, drithëra
etj. Silleshin nga Europa mallra në Korçë, Selanik, dhe më larg, deri në Rusi.
Transportet bëheshin përmes luginës së famshme dhe të frikëshme të Devil-it si
e pagëzuan latinët, pra Djallit, Devollit. Nga Valamara në derdhje të
Shkumbinit ku prisnin të ankoruara anijet për në Venecia, Trieste, Napoli,
Genova, Marsejë etj, karvanët koordinoheshin me teknologjinë e kohës: zjarre
dhe flakadaj në maja malesh.
A
ka sot tregëtarë apo sipërmarrësa nga ata që punën e kanë në ADN dhe
zengjinllëkun në Gen, nga ata që i kanë rrënjët thellë në shekuj në kohët kur
stërgjyshët e tyre merreshin me veprimtari ekonomike ndërkontinentale ?
Po.
Ka. Janë Union Brothers. Katragjyshët e tyre ushtronin veprimtari ekonomike
pikërisht në ato treva, me shtrirje gjeografike mahnitëse nga Rusia në
Adriatik.
Gjatë
lëngimit nën zgjedhën otomane, një numur i konsiderueshëm shqiptarësh
kristianë, të tmerruar nga dyndjet barbare lindore, u çvendosën, muar arratinë
sa më larg në perëndim. Nëpër male, rrjedha lumenjsh, lugina të thella, kanione
të frikshëm. Ku ndërtuan fshatra, qyteza, Kisha, Monastere, që janë ende sot
vende pelegrinazhi si për shembull Shën Marena etj, me energji sugjestive të
pashterrshme, jo vetëm për besimtarët kristianë, por për të gjithë.
A
ka sot kristianë shqiptarë që kanë bërë rrugën e kundërt, rrugën e
normalitetit, pra që janë kthyer nga vendet e egra malore të arratisjeve, në
vendet fushore kodrinore ku normalisht shqiptarët kanë jetuar e punuar prej
shekujsh që nga kohët ilire ?
Sigurisht
ka. Janë Union Brothers.
Prototipi
i biznesmenit të sotëm shqiptar është një injorant, një krriç, një gic, një
dem, një buall, që në jetën e vet s'ka prekur libër me dorë, një barkderr
kokërruar me zinxhira floriri në qafë, një llapaqen që merr nëpër gojë dynjanë,
flet vetëm për kurva, trafiqe, droga, ecën si kalë, llafoset si kafshë, qesh si
shtazë.
Morpo
a ka sot në Shqipëri biznesmenë që të mos jenë të tillë ? A ka afaristë me të
cilët të pish një filxhan kafe a një gotë raki që të mos mbeten në fyt, të
llafosesh normalisht si njeriu me njeriun, pa rrezik se fundosesh në sherr, të
flasësh për Histori, Kulturë, Art, libra, romane, Hygo, Balzac, Shekspir,
Pushkin, Çehov, Turgeniev, Lasgush, Kadare ?
Duket
e pamundur. Ama ka. Janë Union Brothers. Me ata mund të llafosesh urtë e butë
për gjithçka. Nga problemet e përditshmërisë, tek Parlamenti, Qeveria,
problemet rajonale, politika, gjeopolitika, Arti, Letërsia, e deri tek
ndryshimet klimatike apo fluturimet kozmike.
A
egzistojnë sot në Shqipëri mecenatët, ata që ndihmojnë autorët seriozë të
talentuar për realizimin e veprave cilësore dinjitoze, ata që shpenzojnë për ngritjen e nivelit kulturor të
shqiptarëve, botimin e veprave me interes kombëtar, për shembull albume apo
katalogë të rëndësishëm, por që, si në të gjithë botën, nuk mund të kenë sukses
komercial ?
Ka.
Por fatkeqësisht, derisa të dalin të tjerë, Union Brothers janë të vetmit.
Po
sipërmarrës që zbatojnë meritokracinë, nuk marrin kurrë në punë me rekomandim,
por vetëm me garë, vetëm me konkurs, a ka sot në Shqipëri ?
Megjithse
pak, ka edhe nga këta. Ndër më të shquarit e tyre janë Union Brothers. Në
bizneset e tyre ata selektojnë dhe mbajnë vetëm të merituar. Prandaj edhe të
punësuarit e tyre janë të sjellshëm, të njerzishëm, të këndshëm. Madje, në
ndërmarrjet e tyre aty-këtu vërehen ca tipa nga ata që gjatë Diktaturës ishin
surratskutha. Por sot, pasi kanë përjetuar metamorfozën e duhur përmes kudhrës
kapitalistike të Union Brothers, u është ndrequr surrati, janë bërë të
pranueshëm, paraqiten të normalizuar.
Ta
shpifin zengjinët e rinj, barkderrat belbanë që sot merren me biznes dhe kanë
vënë një farë pasurie. Ata lugetër kapardisen sikur kanë kapur qiellin, sikur
kanë shpikur karrotën.
Po
pasunarë të kundërt me këta idiotër, pra të kamur që nuk fryhen si gjela, që
nuk ta shurdhojnë bythën me autolëvdata të krrupëta, a ka sot në Shqipëri ?
Pa
dyshim që ka. Mes tyre, Union Brothers janë ata që kurrë nuk mburren, kurrë nuk
ngrifen, kurrë nuk përpiqen të bien në sy. Vetëm punojnë. Vetëm zgjerojnë
biznesin. Vetëm punësojmë shqiptarët.
Edmond
Leka dhe Niko Leka, Union Brothers, u mësojnë shqiptarëve kapitalizmin,
rendimentin, efikasitetin, disiplinën, u ngjallin dellin e vdekur të punës,
shijen e jetës.