E premte, 27.12.2024, 04:30 AM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Marrëzi nga një kryesi e marrë...

E hene, 08.12.2008, 04:22 PM


MARRËZI NGA NJË KRYESI E MARR – DERI KU DO TA KATANDISNI LDK-n¨- JU ATJE?!

Nga Xhevat Rexhaj
 
E kam të dëgjuar herët, qysh sa isha i ri se nuk duhet të kruhesh nëse nuk e lyp lëkura. Mirëpo duke ditur se shumica e ne shqiptarëve jemi rritur në kushte të vështira, standardi jetësor i ulët, mundësit materiale të kufizuara, fukarallëku për një shtresë të popullatës ishte në lartësi, gati sikur se tani kur e kemi edhe shtetin me institucione” të dala nga vota e popullit” të dalë në zgjedhje dikund- 35% të votuesve, nganjëherë e lypte lëkura të kruhej se jo ishte zhuga, jo ndonjë lloj majesili siç  i thoshin e çka jo tjetër. Pra duhej të kruhej lëkura dikund më shumë e dikund më pak, sa për ta qetësuar trupin për pakëz. Andaj kur duhej edhe kruheshim, e edhe në jetë në përgjithësi në momente të caktuara njeriu duhet të kryej ato për çka e sheh vetë njeriu se është e nevojshme apo e domosdoshme.

Problemin që më mundon është se edhe në këtë rast po kruhem të shkruaj për një sëmundje që e ka kapluar rrethin tim, andaj edhe unë si individ¨ nuk po jam imun ndaj kësaj sëmundjeje sepse është, jo vetëm afër por mu në trupin tim dhe mendjen time, sëmundja e rëndë që e ka kapluar një subjekt me një histori mahnitëse, me një vlerë të dëshmuar historike, me një elitë historike me një masë të pashoqe, të pahile, të drejtë, të angazhuar me mundë dhe shpirte e me çka jo tjetër, për kombin në përgjithësi e për Republikën e Kosovës në veçanti, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sëmundja, kur është në fillim ka mundësi të shërohet me shpejtësi, kur atë e vëren edhe individi ashtu edhe mjeku, mirëpo këtë “ epidemi shkatërrimtare” që e ka përfshi LDK, edhe pse patën kohë” prindërit e LDKsë” të mos e lejojnë të shndërrohet në epidemi pas gripit të parë të rëndë të cilin e sollën me qëllim edhe këta vetë,sikur ata tjerët që morën me vete në një shtëpi tjetër. Pra fatkeqësisht epidemia ka përfshirë tërë familjarët e një shtëpie vërtet të madhe dhe të fortë, ama problemi qëndron aty se në këtë shtëpi të fortë të dikurshme ka shumë zot shtëpie, ka shumë “ kuleta”, ka shumë dredhi, ka shumë marri dhe së fundmi ka shumë panjerëzi dhe padrejtësi ndaj familjarëve, të cilët pa fajin e tyre ndihen të sëmurë, sepse ata që u dashtë të kujdeseshin për ta u bënë vetë shkaktarë që ta sjellin epideminë shkatërruese në shtëpi.

Kjo sëmundje po vazhdon dita ditës, familjarët po vdesin ngadalë, ndërsa, kryefamiljarët po ndërtojnë pallate për veten e tyre që familjarët të mbesin në karantinë, dhe Zoti ua bëftë çarenë, mendojnë ata vetëm të sigurohen për vete.

Pra kështu po ndodh me LDKnë, kështu po luajnë k... ish  LDK-istat e pazëvendësueshëm qe 18 vite, kështu po njollosin më shumë se 600 000 shqiptarë aktivistë të denjë, njerëz  të thjeshtë që e deshën dhe e duan ende LDK-në, e duan se gjithherë e kanë në mendje,Kryetarin e LDKsë, Presidentin Ibrahim Rugova, e duan LDK-në se presin ende të jetë afër aty ku dhanë kontribute më shumë se 15 vite. E duan shqiptarët emrin LDK, këtë emër që ishte 3 shkronjësi i parë i një partie demokratike-nacionale-evropiane në ish kampin socio-komunist-stalinist-leninist-titist-enverist. Këto 3 shkronja simbolizuan dhe simbolizojnë një faqe të re në lëvizjen për çlirim nga Serbosllavia, këto 3 shkronja futën modelin e bashkimit dhe dashurisë ndërshqiptare, për  të dërmuar armiqtë tanë, andaj të dashur” të marr,anëtarë të kryesisë së LDK-së” pas marrive ditore dhe javore që po bëni me LDK-në, shtëpi ku ju u rritët dhe u bëtë dikush, shtëpi ku ju, u bëtë patriotë, të mençur, fatkeqësisht tani u bëtë hajna, dhe shpërndarës të virusit epidemik ndaj familjarëve tuaj”, prekni vetëm njëherë kokën dhe mendoni se sa marri jeni duke bërë, sa të vegjël jeni dhe se edhe ato merita që i patët dikur, vetë ne anëtarësia e fortë e LDK-së do mundohemi të ua tregojmë vendin, në shportën e marrive?!.

Nëse keni pakëz moral dhe dy gishta fytyrë, skuquni pakëz, marre...

Pse ia bëni këto marri Partisë që e udhëhoqi Ai në të cilin ju ende rrejshëm po betoheni, marri

Po kruhem të shkruaj se LDK, ishte dhe është lëkura ime, nuk mundë të më ndalë askush të mos kujdesem për lëkurën time.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora