Mendime
Kimete Berisha: Një thes me fjalë!
E marte, 09.11.2021, 07:11 PM
Një thes me fjalë!
Nga
Kimete Berisha
--
Albin Kurti i ka garantuar shqiptarët se me Arben Vitinë kryetar, në Prishtinë
nuk do të ketë më asnjë qytetar të gjallë që s'do të jetë 'i plotë'.
Të
jesh i plotë, do të thotë të jesh 'i trashë'.
Anipse,
Hëna nuk është e trashë vetëm kur është e plotë.
Sot,
për herë të parë në botë u përdor shprehja 'qytetar i plotë'!
Kur
je i plotë, mbushesh, dhe nuk ke më vend në trup për lumturi shtesë.
Ata
që tashmë janë 'të plotë', të mbushur, atyre ua bëftë Zoti çaren, ata njëherë
duhet të zbrazen për t'u rimburësuar pastaj nga Kryetari.
Duke
ia shfletuar vlerat e Arben Vitisë, sikur kur shfletohet lakra,
Albin
Kurti ka arritur deri te kaçani, në kërkim të një flete të vetme që s'e ka
prekur myku.
Benin,
sot nuk e ka përkëdhelur, por e ka quajtur zyrtarisht - Dr.Arbeni dhe këtë
përmirësim ia pranoj si përparim.
--
Në Gjakovë, Albin Kurti, ka folur për Lirinë dhe për Frikën.
Liria
është Mimoza (që e keqpërdori Lirinë), kurse Frika është Ramushi, (që e solli
Lirinë).
Në
pamundësi për t'ia gjetur Mimozës një virtyt konkret, e ka quajtur me emrin
abstrakt - Lirie.
Duke
folur për ndjenjat, Albin Kurti i ka porositur gjakovarët, pa dallim katundi:
'Njerëzit
duhet të ndihen të lirë, jo të frikësuar'!
Të
jesh i lirë dhe të ndjehesh i lirë janë dy gjendje të ndryshme emocionale!
Ama,
ka Liri Pozitive dhe ka Liri Negative.
Pastaj,
ka Frikë nga Liria.
Ua
kisha shpjeguar këto fenomene, por ende nuk jeni të gatshëm ta lexoni të
vërtetën.
--
Sot Albin Kurti ka folur edhe për koftorin dhe për për drutë.
'Kur
e ndezim koftorin, duhet t'i mbyllim dritaret, sepse hyn të frohtit, e nëse nuk
i mbyllim dritaret, drutë digjen kot'.
Të
gjithë katundarët e Gjakovës e kanë përqafuar mësimin e Kryeministrit dhe i kanë
mbyllur dritaret.
Menjëherë
e kanë vërejtur ajrin e ngrohtë në sobat e tyre!
Kryeministri
ka rekomanduar që pa marrë parasysh se sa i keni këmbët e mërdhirra, në asnjë
rast nuk duhet t'i fusni furrë të kaftorit për t'i shkrirë, sepse ekziston
rreziku të flakëroheni!
--
Dikur kur kemi pasur ideale e qepnin flamurin e Marigonës, e tash ministrat e
Albin Kurtit po jetojnë në lagjen luksoze Marigina, kurse Albini po e qep
thesin tonë të shqyer.
Thesin
e zbrazur nga paret po e mbush me rrena.
--
Veç Besnik Bislimi ia ka tejkaluar sot Albin Kurtit.
Bislimi
e ka shpjeguar detajisht se si ekspertët e Vetëvendosjes nuk mund t'i shtinë
turshi, se s'kanë kohë derisa të vijnë turshia, prandaj po i përdorin të
pagatuar.
--
Qeveria Kurti gjithmonë ua shpjegojnë gjendjen popullit, duke marrë shembuj
banal (koftori, thesi, turshia eth), shembuj fiks për nevoja të njerëzve
primitiv.
Kaq
të paemancipuar u duken shqiptarët!
Flasim
me Ju si me budallenjë që nuk marrin vesh!
Mund
t'ua tregoni qejfin nëse 'mendoni' se s'jeni budallenjë!
P.S. I Am Free, That Is Why I'm Lost
(Franz Kafka)