Kulturë
Gjekë Gjonaj: Ekzekutim i shkëlqyer i këngëve dhe valleve dibrane në Ulqin
E merkure, 03.11.2021, 07:33 PM
Ekzekutim i shkëlqyer i
këngëve dhe valleve dibrane në Ulqin
Nga
Gjekë Gjonaj
Tashme?
kur masat kundër Covid-19, kane?
vështirësuar mbajtjen e ngjarjeve kulturore
ne? salla të koncerteve, Ansambli
Artistik “ Hazis Ndreu”, nga Dibra
gjeti mënyrën për te? qene? afër publikut ulqinakë dhe adhuruesve te? këngëve dhe valleve të mirëfillta dibrane. Ky
grupim artistësh të talentuar, që ka lënë kaq shumë gjurmë dhe ka fituar kaq
shumë çmime brenda dhe jashtë shtetit
amë erdhi kësaj herë në Ulqin në organizim të Qendrës
Kulturore të Ulqinit dhe Organizatës
lokale turistike të këtij qyteti.
Koncerti në kohëzgjatje prej një
orë e gjysmë filloi në një
atmosferë gazmore dhe u ndoq
me shumë vëmendje e emocione mbresëlënëse
deri në përfundimin e tij të
suksesshëm.
Ky
ansambël kulturor dibranë shpalosi nga repertori i tij i pasur vlera
artistike dhe traditën folklorike të
kësaj trevë të shquar atdhetare. Valltarët
dhe valltaret e reja të këtij ansambli, të cilat artin e kanë pasion e mision, shkëlqyen në skenë. Ato ne shumë përkushtim, profesionalizëm e atdhedashuri transmetuan
tek publiku vlera dhe tradita kulturore e kombëtare. Me performancën e tyre të shkëlqyer ngritën peshë zemrat e artdashësve që ndoqën këtë koncert i cili lartësoi folklorin,
etnografinë, vallet dhe kulturën dibrane.
Po
me aq mjeshtri artistike, pasion dhe
përkushtim këngëtarja, Lirie Rasha,
mjeshtre e madhe, për të cilën thuhet se dikur në kohën e komunizmit në Shqipëri e dëgjonin “ tinza” se mund të përfundonin në bisedë informative
dhe këngëtari emblematik i Lurës,
Dibrës dhe krejt trojeve tona etnike,
Arif Vladi, i cili u dhuroi artdashësve magjinë e zërit të tij të fortë, gjëmimtar dhe krejt të
veçantë të mbushur me shumë ngjyrime jetësore e kombëtare.
Ky
koncert me këngë e valle dibrane, përveç anës artistike, ka vlerën edhe për
faktin se forcon urat e bashkëpunimit
kulturor midis Ulqinit dhe Dibrës.