Kulturë
Prend Buzhala: Një kundrim në ditëlindjen time të 70-të
E hene, 01.11.2021, 07:19 PM
NJË
KUNDRIM NË DITËLINDJEN TIME TË 70-të
Përsëri
e përsëri: e çka tjetër mund të numërosh në këto çaste?
Cilat
momente?
Cilën
rrjedhë kohe mund ta zësh?
Përsëri
Një Sekondë Kohe të del përpara.
Dhe
të thotë: hajt, numëroji furitë e stuhisë apo të erës
së
fortë.
Dhe
aty për aty jepesh në meditime.
1.
Ti
gjendesh në rrugë.
Në
një shtegtim pikësynimesh jetësore që nuk pushojnë asnjëherë.
Si
në një pelegrinazh jete.
Ti
ëndërron një Vit të Qetë. Dhe nuk ishte i qetë ky vit jete që e lashë pas.
Një
Heshtje Olimpike. Si ajo Heshtja e Shenjtë biblike...
Karl
Jaspers diku e ka thënë: "Njerëzit që nuk e njohin miqësinë në heshtje,
nuk janë të aftë për komunikim të vërtetë."
Poetët
thonë, ashtu si thotë Perëndia: Mos e vrit heshtjen!
E
ti, ke të drejtë të aspirosh atë Qetësi të Shenjtë, kundruall zhurmës së
përditshme...
Dhe
përsëri koha numërohet para NJË VITI NË DITËLINDJEN TËNDE, koha gjendet në
luftë me zhurmën dhe me ëndërrimin e qetësisë, heshtjes. Krijimit.
Vjen,
pra, Ai Çasti, kur ti e drejton shikimin brenda vetes. Kushedi se kah të ka
shpënë ajo stuhi, si stuhi kohe... kushedi se kah të ka bartë ajo erë, si një
gjethe e rënë që e përplas rrugëve, shtigjeve, maleve, ujërave, hapësirave...
Gjethja,
një gjethe është: era nuk ka ç'i bën më shumë, përpos ta bartë kah të
dëshirojë....
Edhe
njeriu qenka si një re që shprishet, humb, duket, zhduket, kot e godasin
zhurmat politike a ekzistenciale, grushtet e jetës apo të socialitetit të
rëndë...Si ai urtaku indus: Reja ekziston se ekziston. Zhduket e bëhet përsëri
qenie...
2.
Ti
mund t'i numërosh dekadat që kalojnë....
Mund
të mendosh: ato rrjedhin natyrshëm...
Mirë:
madje vitet i numëron më shpesh. Vitet që kalojnë e që hyjnë në rrjedhën e
kohëve.
Dhe
nga pak edhe të zë habia, mbase dhe sëkëlldia:
o
Zot, si rrjedhin kaq shpejt?
Por
të ka ndodhë edhe ndryshe, kur koha është e gjatë, e pafund: Ti ke mbetur
gjallë, Si Dëshmitar Kohe, të paktën dikush të jetojë për të rrëfyer.
"Rrno për me tregue", e shqipton
këtë
urdhër të brendshëm etik e ekzistencial At Zef Pllumi. Rrno për me e përmbysë
heshtjen prej varri të kohëve, që e mbulonin të vërtetën për ngjarje, njerëz
dhe kohë.
3.
...
Eh, sa shumë borxhe paska koha, Koha e Vuajtjeve dhe Mundimeve! Sa shumë i ke
dhënë ti kohës e ajo krejt t’i ka rrëmbyer! Kohë e ngarkuar me borxhe. Ende
Koha hamendet: nuk dëshiron ta shlyejë asnjë borxh. Vetëm të ngarkon barrë të
reja!
Shpalle
edhe këtë vit: Vitin Tënd, sido që të jetë... Shpalle secilën ditë, Ditën
Tënden...
E
pra, gëzuar!
(Prend Buzhala,
rishkrime nëpër vite , 1 nëntor 2021)