Kulturë
Albert Zholi: Flet primo balerini, Danilo Zeka
E diele, 31.10.2021, 10:32 AM
Flet primo balerini, Danilo Zeka: Pjesa e parë që vënë në skenë ka qenë “Romeo dhe Zhulieta”
Në
Teatrin e Operas dhe Baletit të Athinës, mbaj titullin e balerinit të parë
-Profesori
im ka qenë i madhi e i paharruari Agron Aliaj
Nga
Albert Z. ZHOLI
Baleti
është një profesion i bukur, por edhe shumë i vështirë pasi kërkon cilësi të
veçanta. Danielo Zeka e filloi ta dashurojë këtë profesion me këmbënguljen e
prindërve. Pjesa e parë që ka luajtur në skenë ka qenë “Romeo dhe Zhulieta” me
koreografi të të madhit e të paharruarit Agron Aliaj. Ai ka pasur fatin të
prekë disa nga teatrot dhe skenat nga më prestigjozet, në Europë, Azi dhe
përtej Atlantikut. Sukseset e tij janë disa, por njëra nga të gjitha të tjerat
ia vlen të përmendet në amfiteatrin e Athinës ( Irodhio) ku merrnin pjesë disa
nga balerinët më të njohur të botës, ku bënte pjesë edhe Danilo në një mbrëmje
gala. Sigurisht që ndikohet nga disa koreografë ku ka punuar, por mundohet të
jetë sa më shumë vetvetja.
-Si lindi dëshira për
t’u bërë balerin dhe kush janë mësuesit tuaj të parë në këtë profesion?
Dëshira
për t’u bërë balerin ishte më shumë e prindërve. Kishin kohë që shikonin tek
mua që më pëlqente muzika klasike e jo vetëm, e kërceja gjithmonë! Profesorët e
mi ishin disa në shkollën e baletit, sepse ishim në kohën e tranzicionit,
kështu që ndërroheshin shpesh, por veçoj Luan Shtino, Florian Saqillari etj.?
-Me cilën pjesë jeni
ngjitur për herë të parë në skenë dhe ku aktivizoheni për momentin?
Pjesa
e parë me të cilën kam dalë në skenë ka qenë “Romeo dhe Zhulieta” në Teatrin e
Operas dhe Baletit në Tiranë me koreografi të madhin e të paharruarin Agron
Aliaj! Unë tani e gati 20 vjetë jam në Teatrin e Operas dhe Baletit të Athinës,
ku mbaj edhe titullin e balerinit të parë.
-Sa role baleti keni në
repertorin tuaj dhe tek cila ndiheni më mirë?
E
vërteta është se duke qenë në teatër për kaq gjatë kam pasur fatin të jem pjesë
e gjithë repertorit klasik e atij konteporan ku unë kam marrë pjesë pothuajse
në të gjitha. Kur isha më i ri më pëlqenin më shumë baletet klasike, kurse tani
do thoja më shumë ato moderne e kontemporane dhe neoklasike!
-Në sa vende të botës
keni interpretuar si balerin dhe kush është suksesi më i madh për ju jashtë?
Kam
pasur fatin të prek disa nga teatrot dhe skenat nga më prestigjozet, në Evropë,
Azi dhe përtej Atlantikut. Sukseset e mia janë disa, por njëra nga të gjitha të
tjerat ia vlen të përmendet në amfiteatrin e Athinës ( Irodhio) ku mernin pjesë
disa nga balerinët më të njohur të botës, ku bëja pjesë edhe unë në një mbrëmje
gala!
Keni një model si
referencë apo keni modelin tuaj në koreografi?
Përsa
i përket koreografisë është një rrugëtim pothuajse i ri ku unë besoj se kam
shumë për të dhënë, sepse më pëlqen shumë krijimtaria. Sigurisht që ndikohem
nga disa koreografë ku unë kam punuar, por mundohem të jem sa më shumë
vetvetja.
Çfarë do shijojë publiku
gjatë koncertit tek teatri i Liceut Artistik me 18 tetor?
Koncerti
do ketë disa elementë ku ndërthuren disa arie operash, duke u interpretuar nga
këngëtarë të rinj me muzikë live dhe disa pjesë do kenë dhe koreografitë e mia!
Një falënderim shkon për drejtorin artistik dhe njëkohësisht kolegun dhe mikun
tim Andrea Rama dhe bashkëpunëtoren e tij Xeni Alexandrou! Korri udhëhiqet dhe
punohet me mjeshtëri nga pedagogia Nereida Fico dhe në piano e talentuara dhe e
palodhura Ardita Bufaj. Dhe sigurisht do doja të falënderoja balerinët e rinj e
plot energji dëshire e përkushtim: Armando Meci, Eles Resuli, Sabina Maklekaj,
Renato Lleshi. Në këngë?Xhieldo Hyseni,
Marina Kurti, Gerald Murrja, Rovena Xhelili, Najra Qato, Laura Hoxha, Malvina
Likaj, Suada Gjergji, Anjeza Marku, Glerson Hoxha, Anduel Kovaçi, Arbi
Pelushaj,Viola Bakiasi: Baleti, Armando Meci, Eles Resuli, Sabina Maklekaj, Renato
Lleshi.:Drejtuesi artistik Andrea Rama i këtij eventi dëshmon se: “Angazhimi me
artet mund të ketë efekte të thella dhe të qëndrueshme në zhvillimin,
mirëqenien dhe arsimimin tek të rinjtë, duke rritur potencialin e tyre për të
qenë kontribues me pozitivitet për komunitetet e tyre dhe më tej shoqërinë e
gjerë. Kjo ndodh, sepse artet mund të jenë një -Zonë pa gjykim- për Zhvillim
dhe Konfidencë. Programet e artit sigurojnë zhytjen në një hapësirë ku
pjesëmarrësit janë të lirë të zhvillojnë aftësitë e tyre, e cila është pjesë
përbërëse e ndërtimit të bazave solide për të ardhmen e tyre. Projekti, lançon
një program të vlefshëm artistic, i cili do të kontribuojë në çeljen e Tiranës
ndaj kulturave të tjera dhe festimin e shkëmbimit midis kulturave të ndryshme
nga artistë të ftuar kombëtar e ndërkombëtar, veçanërisht në kushtet e
Pandemisë dhe kushtëzimeve të njohura tashmë për mbarë skenën artistike.
Gjithashtu, ky projekt do të mundësojë lidhje të drejtpërdrejta të artistëve të
rinj dhe profesionistëve të tjerë në sektorin përkatës të muzikës, teatrit,
baletit, ndërveprimin midis Tiranës dhe rajoneve të tjera në botë.Aktiviteti
zhvillohet 18 tetor ora 19-oo, në Liceun
Artistik. Liceu tashmë ka një pamje madhështore..