Kulturë
Atdhe Geci: Cikël poetik
E diele, 31.10.2021, 11:54 AM
Atdhe Geci
Cikël
Poetik
1
Në
Prishtinë e gjithandej atdheut
vetëm
populli e dinë se si fryhet
lumi,
e ç´guxim ka dora tij, dhe
sa
fuqi ka pavarësia e tradhëtuar!
2
Ekziston
populli, ndaj jemi dhe ne
Ekziston
atdheu, ndja jemi dhe ne
ekziston
gjuha, ndaj jemi dhe ne
ekziston
flamuri, ndaj jemi dhe ne
3
Fryj frymë
e Atdheut tim, fryj
zemra
ime po shkruan një ëndërr
në
njëmijë të mira që ka kjo tokë
Rogana nuk është
pa zërin e saj!...
4
Shqiptarët
s´kanë pse të frikohen
nga
rrjedhshmëria pellagzo-ilire
e
vërteta është materje dhe atom
grusht
i rëndesës mbi gënjeshtrën…
5
Në
Roganë është një vend ku hëna
është
më afër tokës dhe afër yjeve
më
afër eukinoksit e shndërrimeve
dhe
më afër frymës më të prajshme
6
S´
dua të më bëhesh armiku im
por
shndërrim i gjelbërt! Unë ta
dëgjoj
heshtje e ëmbël të syve tu
po
kali yt po rend për në askund!
7
Nuk
është e pakët drita e diellit
që
i jep gji tokës dhe oqeaneve
librat
që i botojmë janë krijim
në
bibliotekë prehen sot kohërat
8
S´
dua të më bëhesh armiku im
por
shndërrim i gjelbërt! Unë ta
dëgjoj
heshtjen e ëmbël të syve
po
kali yt po rend për në askund!
Atdhe Geci - Dortmund,
Gjermani, 2021