| E merkure, 27.10.2021, 03:37 PM |
PËSHPËRITJE HËNËS, ISHTE NJË DRITËSIM – FRYMËZIM MË VETE
Nga
Giuseppe Napolitano
Shënimi hyrës
(Shënim i autorit
për librin “Sytë e liqenit”. Botim dygjuhësorë: italisht – shqip. Shtëpia
botuese “Beqir Musliu”, Gjilan 2021)
Në këtë
përmbledhje – “Sytë e liqenit” – janë përfshirë pjesa më e madhe e poezive të
mia të përkthyera në shqip, me përjashtim të dy përmbledhjeve të vogla, të
botuara disa vite më parë: “Përgjërimi i kohës”, të përkthyer nga Remzi Salihu,
dhe “Faleminderit Pejë”, të përkthyer nga Ilire Zajmi.
Në pjesën e parë
janë poezitë që i kam paraqitur në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Ditët e
Naimit”, që mbahet tashmë një çerek shekulli në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut.
E falënderoj poetin, Shaip Emërllahun, i cili më ftoi 12 herë të marr pjesë,
duke më dhënë mundësinë jo vetëm ta njoh vendin e tij, Kosovën dhe Shqipërinë,
po dhe t’i takoj një varg poetësh të tjerë nga të gjitha anët e botës. I
falënderoj edhe përkthyesit, që mundësuan vlerësimin e punës sime nga lexuesit
e gjuhës shqipe: Elvana Zaimi, Arjan Kallço, të ndjerin Agim Maton, sidomos
Anton Nikë Berishën, që u përkujdes për përgatitjen e kësaj përmbledhjeje “Sytë
e liqenit”.
Gati të gjitha
poezitë e botuara këtu janë marrë nga librat e mi të ndryshëm, edhe pse disa
dalin në variante me ndryshime të pakta. Në tërësinë e tyre ato bëjnë një
përmbledhje të rëndësishme, që më paraqesin në mënyrë të mirëfilltë, meqenëse
përfshijnë temat më të veçanta të krijimtarisë sime poetike. Në këto faqe është
jeta ime, në pikat themelore, por e gjitha, dhe uroj që duke e lexuar këtë
përmbledhje, do të mund të sqarohet kuptimi i kam dhënë në “të bëhesh poet”.
Në fund të
përmbledhjes përfshiva dhe poemthin që është botuar në Kosovë në vitin 2014, që
më intereson shumë, e cila është shitur shpejt. Më duket se me këtë mund ta
plotësoj kuvendimin rreth “jeta e poetit” që kam si synim: Pëshpëritje hënës,
ishte një dritësim – frymëzim, që pastaj e përpunova më vonë, kushtuar muzës së
fshehtë, të cilën secili poet e ruan në shpirtin e vet, qiellore dhe e
panjohur, nëse jo midis pikërisht vargjeve të poezisë së tij.
Pranverë 2021
Giuseppe Napolitano
TRI POEZI
VALLËZIMI I FUNDVITIT
Lavjerrë si
manekine vallëzojnë
fjalët, gati të
birrën po e lëshove
prenë, si buratin
mendjelehtë,
para se t’i kesh
peshuar
Dhe rri, si
dordolec vuv, ndërsa pret
kush të rregullojë
me zgjuarsi fijet, aq sa
të të lëvizë –
nëse të japin një detyrë
që për çastin
s’mund t’i thuash jo
Në kërkim të një
autori apo roli
në ty jeton ti
prapë, duke distiluar
shije dhe dije të
tjera të ditura tashmë,
duke ngopur
mendjen që të mendon
E butë kjo inerci
në të cilën të varësh
kostumin e hequr
dhe maska të reja
duke nxituar të
blesh me të hollat
e një viti që mezi
u shty.
HISTORI NË KOHË
Do ta shterësh
qiriun e ditës sate
duke rrëmuar në
librin e madh,
në kërkim të faqes
ku zjarrmon
(ose mendohen se
duhet )
përgjigjja e
mbrame e të mbrames pyetje
– ah, sikur me
gishtin tregues, të patrazuar,
të përshkoje duke
zhbiruar ku të jetë shkruar
fjala që mbyll
fjalimin tënd!
Më parë do ta
shterësh qiriun
dhe flakëza do të
vdesë pa e mësuar
– duke u mbytur
pafundësisht në lotin e vet –
të cilin ta lë
trashëgimi për të shkruar
(ose ua lë të
tjerëve e kujtdo qoftë
në terrin që vijon
s’mund ta shquash
kush ishte
në fund – dhe
s’është e sigurt – ia vlen të thuhet
Sa e vështirë të
dalësh prej një përralle!
OUVERTURE
Shpirtëzohet muzeu
i kujtesës …
Lëngojnë pyetjet e
shtresuara
të shqiptohen
frikshëm
korruptohet
qesëndisja e pritjes
Do t’i vihem
“detit të hapur të lartë”
edhe unë një ditë
– që të ndjek
anijen e lehtë
(veçse të “dehur”) të harruar
nga koha në
horizont por jo i humbur
sapo vala të më
shtyjë
Do të kthehem nga
deti i hapur i lartë…
“me barrën e
harrimit” për të harruar
prej kohësh kohën
tashmë të padobishme
veçse i gatshëm të
kujtoj çdo pjesë
të gjallimeve të
ndryshme të përjetuara
– pasi që për
fatin tim të aventurës
kam ditur t’i ruaj
shembujt
(Përgatiti për botim Anton Nikë Berisha)