| E hene, 27.09.2021, 07:37 PM |
Eagle Ranch, fole e shqiponjave në Koshutan!
Fotoreportazh
nga Rugova 2!
Shkruan:
Florim Zeqa
Më
tepër se përgjigje ndaj një ftese për pjesëmarrje në inaugurimin e Restoranit,
ishte motivi i një respekti dhe
mirënjohje të veçantë që kemi ndaj kësaj familje atdhetare me tradita të pastra
kombëtare, të familjes Muriqi, tek e cila, familja ime gjatë periudhës së
luftës çlirimtare ka qëndruar për disa muaj rresht. Në familjen e Malë Muriqit
(vëllait të Ramizit), familja ime përveq pritjes së ngrohtë vëllazërore e ka
shijuar qetësinë shpirtërore ngjashëm sikurse në shtëpinë dhe truallin e saj në
Bokshiqin e bërë shkrumb e hi nga barbarët serb.
Kështu
pra, si rezultat i familjarizimit me familjen Muriqi, diku rreth orës 10 të, të
së shtunës së 31 Korrikut 2021, së bashku me vëllaun Ismetin vendosem të nisemi
për Koshutan, në vendin ku do të bëhej inaugurimi i Restoranit Eagle Ranch.
Me
t’u nisur grykës së Rugovës hasëm në kolona të gjata të veturave që ishin nisur
për të njëjtin destinacion. Meqë ishte vapë e madhe dhe “Crysleri” amerikan nuk
ishte mësuar t’i përballoj një rruge me tapjeta të gjata, e bëmë një pushim të
shkurtër tek burim i një uji që rrjedhte nga thellësia e bjeshkës për t’u
freskuar. Në atë moment aty arriti edhe makina e vëllëzërve Fetah dhe Shaip
Rudi, ku më pastaj vazhduam rrugën deri në majen e Koshutanit pitoresk.
Me
të arritur aty, në hyrje të hapësirave të Restoranit Eagle Ranch u mirëpritëm
nga nikoqiri Ramiz Muriqi, familjarët dhe stafi organizativ i këtij evenimenti
inaugurativ, të cilët na akomoduan në një vend të përshtatshëm, ku kishim
mundësi të shijonim bukuritë e natyrore të kësaj treve të pasur të Rugovës.
Edhe
përkundër të ngrohtit ekstrem që mbretëronte atyre ditëve, ne në Koshutan
shijonim freskinë e pishave të larta dhe erën e freskët që vinte si aromë
pranverore, plotë shpresë dhe gjallëri, e shoqëruar nga cicërrima e zogjëve dhe
blegërima e bagëtive luginave dhe shpatijeve të gjelbëruara të bjeshkëve të
Koshutanit.
Ardhja
e mysafirëve nuk kishte të ndalur, dalëngadalë u mbushën të gjitha tavolinat me
miq dhe dashamirë të Ramizit dhe familjes Muriqi, të cilët kishin ardhur nga të
gjitha trevat e Kosovës.
Në
mesin e mysafirëve kishte miq dhe bashkëluftëtarë të Ramizit, politikan,
artist, gazetarë, analist, muzicient,
këngëtarë dhe vallëtarë të Grupit Autokton Rugova të cilët e madhështuan në
plotninë e saj ceremoninë festive të inaugurimit të Restoranit Eagle Ranch.
Pas
prerjes së shiritit inaugurues nga personalitete të shquara të jetës publike
dhe private, fjalën e mori nikoqiri dhe pronari i restoranit, z. Ramiz Muriqi,
i cili i përshendeti të gjithë të pranishmit me këto fjalë; “Të dashur miq,
mysafir të nderuar mirë se kini ardhë, ju falenderoj nga zemra për pjesëmarrje
në këtë inaugurim, argëtim të mirë dhe me të mira ua kthefshim të gjithëve,
Zoti ju bekoftë!”.
Njëherit
pas kësaj fjale përshendetëse filloj dreka e pasur me ushqime tradicionale
rugovase e përgatitur nga kuzhina e Eagle Ranch dhe pije nga më të ndryshmet,
të përcjellura me këngë patriotike nga këngëtari i mirënjohur Shaban Demaj dhe
grupi i valleve autoktone nga treva e Rugovës.
Në
fund ia vlenë për të theksuar se, afaristi Ramiz Muriqi, me të filluar lufta në
Kosovë, bashkë me vajzën e tij 16 vjeçare, Elinda Muriqi (ish trupëroje e
presidentit Rugova) nga Amerika erdhen në Kosovë dhe ju bashkangjitën radhëve
të ushtrisë çlirimtare të vijës institucionale. Ramizi ishte komandant i
Shtabit Rajonal të Rugovës (i formuar nga vet ai), nën udhëheqjen e Komandantit
Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), Presidentit
Ibrahim Rugova. Asokohe ka punuar në Resorsin e Mbrojtjes në Pejë, e cila për
detyrë e kishte mbrojtjen e shkollave shqipe nga paramilitarët dhe huliganët
serbë. Komandant Ramiz Muriqi në Rugovë kishte dalë me rekomandim të Kolonel
Ahmet Krasniqit dhe Rrustem Berishës, duke qenë komandant operative në Rugovë
deri në rënjën e Dukagjinit, për të kaluar më pas në Shqipëri në përcjellje të
Tahir Zemajt dhe Nazif Ramabajës. Me të arritur në Shqipëri, me Tahir Zemajn e
formojnë Brigadën e famshme Mërgimi (pseudonimi i Ilir Konushevcit), e cila ka
qenë e përgatitur në mënyrë profesionale me ushtarak të shkolluar me akademi
ushtarake. Kjo brigadë ka qenë e gatshme për luftë dhe ishte në pritje të
urdhërit, por në ndërkohë hynë forcat e NATO-s dhe bashkë me ta edhe Brigada
Mërgimi e cila e ka bërë pastrimin e Pejës dhe rrethinës nga hordhitë serbe.