Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Sulova Socjaliste
E enjte, 16.09.2021, 06:50 PM
Sulova Socjaliste
Nga
Edison Ypi
Ç'janë
ata male me Devoll te këmbët ?
Cilët
janë ata trima që jetojnë atje ?
A
e shkrepin pushkën ?
A
e zhgrrapsin penën ?
A
e ngasin parmëndën ?
Nga
Dumreja deri në rrëzë të Tomorrit, nja 30 e ca katunde, male, kodra, pyje,
përrenj, liqere, shtrihet e shtriqet, e ulet e ngrihet, madhështorja Sulova.
Gjithajo
Sulovë nuk shetitet me duar në xhepa duke vërshëllyer.
Sulova
shetitet me lodhje shenjtërore, me sakrifica dashurie.
Sulovën
mund ta depërtosh nga disa drejtime.
E
mira është nga Tunja, nga Mollasi, ose nga Lapardhaja.
Po
e provoj nga Mollasi.
Mollasi
ndodhet rrëzë maleve të Sulovës, 12 kilometra nga Ura e Gostimes.
Ura
e re mbi Devoll është aq e bukur dhe e dobishme sa të bëhet ta puthësh, ta
përqafosh, ta dashurosh.
Me
Dumre më të djathtë, Devoll në mes, katundet e Sulovës më të majtë duken si
gjerdan me perla në gushë të malit.
Kudo
ku hedh sytë, shtëpitë, vilat, oborret, lokalet, bizneset, janë ujdisur dhe
qëndisur në mënyrë aq të admirueshme, gjithçka është e ndrequr nga dora dhe
mendja sulovare me aq kujdes, sa pamjet duken si kryevepra të piktorëve
rinascimentalë.
Mirë
Sulova, po sulovarët ku janë ?
Pretendim
i tepërt. Sulovarët nuk ja kanë një aventurieri ku rrafsha mos u vrafsha si
unë. Sulovarët janë në punë. Nëpër ara, nëpër vreshta, nëpër ullishta.
Nëpër
katundet e Shqipërisë së sotme nuk ka më njerëz që enden kot si në kohën e
traktorave që çanin arat. Megjithatë tek-tuk edhe sheh ndonjë banor anës
rrugës. Në Sulovë jo. Në Sulovë nuk gjen asnjë. Të takosh sot një sulovar në
rrugë është Fat si me të ra Llotaria e Brazilit.
Ka
një arësye pse rrallë e për mall mund të dëgjosh nëpër televizione apo gazeta
ndonjë haber për Sulovën. Shkaku është i thjeshtë. Sulovarët, meqënse punojnë
shumë, nuk kanë nge' të vrasin tjetrin ose veten. Duke mos prodhuar krim por
vetëm perime, fruta, rrush, mjaltë, mollë, dardha, qershi, mana, pekmez, verë,
raki, Sulova nuk bën lajm. Madje, duke mos bërë lajm, Sulova duket sikur nuk
ekziston.
Bëj
si bëj mezi gjej dy diva sulovarë në një lokal duke pirë kafe më këmbë. U them
të më orientojnë si dal që këtu për në Lapardha.
Lënë
kafetë mënjanë. Ua zura në fyt. Eja, pas nesh, më thonë.
Sulovarët
para me makinën e tyre, unë nga pas me timen. Ndalemi në Mollas. Më japin
udhëzimet përkatëse. I falenderoj. Buzëqeshin me njerzillëk. Para se të ndahem,
i pyes:
-Ore,
me kë jeni ju ?
-Me
socjalisten, njëzëri të dy duke ngritur duart përpjetë sikur donin të thonin,
ja po deshe na kontrollo xhepat, s'kemi tjetër, vetëm me Socjalisten jemi.
Ndahem
miqësisht me divat e Socjalistes sulovare.
Sa
me fat jam që rrugën ma tregojnë sulovarë të sjellshëm dhe jo GPS-të ose hartat
e ftohta.
Sipas
sulovarëve të urtë që për qefin tim braktisën kafenë, kjo rrugë do ta preki
rrugën Tunjë-Lapardha diku në Lumas.
Pas
nja gjysëm nëpër një të përpjetë plot me dredha, lart në mal para sysh më
doli...Bota.
Dumreja
e ergjëntë si nuk e kisha parë kurrë.
Krraba,
Peqini, Rrogazhina, Divjaka, Lushnja, në pëllëmbë të dorës.
Kur
ngjitja ka mbaruar, rruga me dredha shkon përmes një lugine të begatë me
vreshta, ullishta, koshere bletësh.
Anës
rrugës, mbi ullishtat dhe pemishtat, kanë ndërtuar rezervuarë të panumurt
betoni me uji shiu që bie nga Qielli ose ujë përroi që e ngrenë me pompa.
Në
thellësi të Sulovës nëpër male e gryka, vazhdon kujdesi i sulovarëve për arat e
pjerrëta me ullinj ose vreshta. Impiantet e vaditjes dhe përkujdesjet e tjera
janë perfekte. Bujqit sulovarë punëve u rrinë te koka.
Zonjë
sulovare me të bijën te dera e shtëpisë së re jep spjegime për rrugën:
Pas
1 kilometri, thotë Zonja, jo djathas por majtas. Kujdes kur të zbresësh në
përrua. Po rrëshqite gjen belanë. Pas 2 kilometrash, jo majtas por djathtas.
Pastaj s'ke më ngatërresa. Drejt e në Lumas.
Faleminderit
Zonjë sulovare me pamje serioze dhe përpikmëri kompjuterike.
Pyll
i dendur me driza dhe lisa.
Zbritje
dramatike në rrugë argjilore rrëshqitëse me kthesa të ngushta në një përrua si
në filmat hollividianë me ndjekje policore nëpër xhungël.
Çoban
dhish me kërrabë, pagure, nagaçe, jep udhëzime të sakta. Por jo sa të Zonjës
kompjuterike.
Thotë
çobani:
-Kam
30 dele,
Dhe
pa e pyetur shton:
-Jam
me Socialisten.
Mbi
rrugë ka shenja gomash makine. Por, as përballë as pas, asnjë makinë.
Aty-këtu
majtas e djathtas, rrugë të ngushta që të degdisin nëpër fshatra ose mëhalla
prapa maleve ose buzë përrenjve.
Rretheqark
sa të ha syri, asnjë shtëpi
Te
një vreshtë, matanë gardhit, rrush.
Tundim
i pa përballueshëm.
Zbres
nga makina. Kapërzej gardhin. Marr dy vile rrush.
Të
kishte qënë aty afër i zoti i vreshtit do më falte rrush me arka. Por rrushi i
vjedhur është më i ëmbël se rrushi i falur. Dhe prej shumë vitesh s'kisha
provuar rrush kaq të shijshëm. Më kujtoi kohët e kalamallëkut.
Nëpër
brinja e lëndina, koshere bletësh.
Larg
mbi faqe mali, stane surrealë të vetmuar.
Rruga
vazhdon drejt jugut.
Tomorri
në horizont.
Në
lindje po nxihet qielli. Kërcënim serioz. Jo me llafe. Me shi Sulove.
Ku
është kthesa më të djathtë drejt perëndimit për ti ikur shiut që po afrohet nga
lindja ?
Vrundujt
e shiut kanë mbërritur. Aktivizoj fshesat e xhamit.
Un'
para, shiu pas, ose e kundërta, nëpër gryka e gërxhe me kilometra e kilometra
të tëra.
Ja,
më së fundi, rruga Gramsh-Lapardha.
Prej
aty drejt perëndimit, shiu që vjen nga lindja dhe e kam vetëm nga pas, herë më
tërheq pas qafe për të më lagur, herë më lëshon të iki në të thatë.
Prezenca
e gjurmëve të gomave dhe mungesa e makinave, e paska pasur një spjegim.
Sulovarët me makina ja njohin nazet Motit. Mund të duket thatë, si sot, por ata
e nuhasin shiun, dhe nuk nisen.
Anës
rrugës, nën shi, me kasketë në kokë, pa dhjamë në bark, ecën i kërrusur një
sulovar i moçëm.
E
marr.
Sulovari
i lagur është i muhabetshëm. Thotë se ishte te çupa e martuar në Sarasel. Shkon
në Lumas ku ka bërë shtëpi të re të madhe me dy kate. Është 91 vjeç. Nga
Belesova. Ka pesë bij e bija. Të gjithë të martuar këtej rrotull. Asnjë në
emigracion. Numuron punët që ka bërë: Brigadier, postier, korrier, stallier,
karrocier, roje, kuzhinier etj. I qeshuri dhe i këndshmi Leonardo sulovar i
gjithë këtyre profesioneve mburret se s'ka punuar asnjë ditë në Kooperativë,
dhe se është me Socjalisten.
Në
Lumas është thatë. Mesa duket shiu u lodh duke më ndjekur. Mbeti në Sarasel.
Ose u kthye në Katërlis.
Të
isha nisur nga Mollasi nja gjysëm ore më vonë, do kisha ngecur në mes të
kurrkundit kushedi sa ditë e netë në ndonjë përrua a gropë derisa të vinte NATO
të më nxirrte me helikpter. Në mos, do kisha mbetur andejrrotull duke ngrënë
arra, rrush, fiq, mjaltë, a duke zjerë ndonjë supë me gjethe ferre si Robinson
deri në beharin e ardhshëm sa ta thante Dielli rrugën sulovare.
Ujvara
e Sinecit nuk është larg. Por ta nakatos idilin bukolik sulovar me muhabete
protestash dhe burokratësh, sikur nuk shkon. Mos mu zemëro Sinec. Do vi
përsëri.
Drejt
Lapardhasë, mesogrua në shi. Thotë:
-Le
të lagemi. S'ka problem. Shyqyr që bie shi.
-Me
kë je ?
-Me
kë të jem ? Me Socjalisten jam.
Një
sulovare me kosore në sup dhe sozinë e saj që ngiste një Nissan pickup, nuk i
pyeta me kë janë.
Në
një kafene, ulur në një kolltuk të trashë, një "Sula" sulovar 14
vjeç, kafe, cigare, ujë të gazuar përpara, shkruan mesazhe në celular.
Te
një dyqan ku bëra dhe hëngra një përshesh të vogël, shitësi, pasi tha me
kranari se është me Socjalisten, shtoi, ose më këshilloi, të mos pyes kot se
këtu të gjithë me Socialisten janë.
Lugina
e Lapardhasë është aq e bukur dhe e begatë sa për nga rregulli dhe begadia, i
vetmi konkurrent që ka, është Roskoveci i bishës së punës, Majlinda Bufit.
Duke
u kthyer, diku në Myzeqe, pa kimikate, pa kungull, sharqi Bio. Për të udhëtuar
edhe pak në kohën e kalamallëkut, pasi hëngra një të tërë si i babëzitur, pyeta
lëkurat e shalqinit:
-Edhe
ju me Socjalisten jeni ?
Afër
Rrogozhinës kam një mik që ka një Servis. Ky mik, që nuk është as me
Socjalisten as me Komunisten, ka një huq. Punën nuk e lyp, nuk e blen, nuk e
shet, nuk e vjedh, nuk e këmben. Ky punën e shpik. Ja se si: Pronari i këtij
Benzit të madh që sapo ka ardhur në servis, një Lac nga Lekli, për tu tërhequr
vëmendjen dashnoreve të panumurta, ka ardhur ta bëjë Benzin të nxjerrë zhurmë
të skëterrshme duke i hequr marmitat.
Kaq
ishte ky udhëtim. Jo fort i pasur në kronikë. Por i pafundëm në emocione dhe me
plot sulovarë që janë me Socjalisten.
S'ëshë
hera e parë që nisem me diell dhe vazhdoj me shi nga pas që më thotë:
-Do
të kap, do të lag, do të kalb.
E
un ja kthej:
-Shi
budalla. Më ndiq e më lag sa ke fuqi. Un' prap e prap do vi. Qoshe e rrëzë s'do
i lë pa parë të bukurës Shqipëri.