Faleminderit
Lekë Mrijaj: Pushofsh në paqe Imam Dr. Rexhep Boja
E merkure, 15.09.2021, 05:53 PM
Imam dr. Rexhep Boja, luajti një rol të rëndësishëm në orientimin tonë kombëtar, diplomatik e kulturor në Republikën e Kosovës
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Misionin
e misionarit, atdhetarit, kulturologut ndër epoka të ndryshme e kanë ushtruar
me shumë devotshmëri e atdhetarizëm shumë shqiptarë, teologë të besimeve të
ndryshme të besimeve monoteiste.
Një
nder ta ishte edhe ish kryetari i BIK-ut, myftiu dr. Rexhep Boja, i cili, dje,
pas një ataku kardiak ndërroi jetë për në amshim, duke u angazhuar për të
drejtën tonë për liri të shqiptarëve si dhe për një shtet tamam shekullar
euroatlantik, e qe ka lenë shumë vepra si në rrafshin human, diplomatik
nderkombëtarë, poashtu edhe në atë kombëtar e shkencor.
Gjatë
viteve '90-ta imam Rexhep Boja, veq tjerash ishte i pranishëm në të gjitha
ngjarjet më të rëndësishme të jetës politike të vendit tonë i cili luajti një
rol të rëndësishëm në orientimin kombëtar të Republikës së Kosovë si dhe ka
dhenë një kontribut tejët të çmuar në falje të gjaqeve dhe bashkëjetesës së
shqiptarëve në përgjithësi.
Në
gjirin e kësaj lëvizje apo kauzës kombëtare, ai ka bashkëvepruar me miqtë e tij
të ngushtë pikërisht me këto figura të rëndësishme të levizjës sonë kombëtare
siq ishin Dr. Ibrahim Rugova, President Historik i Kosovës, prof. Anton Çetta,
Lider i Pajtimit të Gjaqeve të Kosovës, imzot Nikë Prela, Ipeshkëv i Kosovës,
imzot Mark Sopi, Ipeshkëv i Kosovës etj., i cili me plotë shkathtësi
bashkëveproi me të gjithë këta intelektualë të spektrit kombëtar, kulturor dhe
atij shpirtëror të Kishës Katolike në Kosovë, e qe luajti një rol të
rëndësishëm, pra kishte karakter të fortë, moral dhe fetar, pra duke dhënë një
shembull si si duhët të bashkëjetohet dhe si duhet të ndertohet Republika e
Kosovës dhe njëherë e përgjithmonë në mënyrë të drejtë të zgjidhet çështja
Kosovës.
Ishte
një shembull i veçantë pra në mënyrë të shëndoshë dhe të shkelqyeshme i
përfaq?soj shqiptarët denjësisht, kudo në Evropë e Amerikë në sensibilizim të
kauzës sonë kombëtare si në rrafshin politik, diplomatik në cilësinë e
ambasadorit si dhe në atë këshilldhënës në institucionet tona në Republikën e
Kosovës.
Imam
Rexhep Boja ishte pjesëmarrës i shumë takimeve dhe Sesioneve Shkencore si dhe
ishte autor i shumë artikujve të tjerë, artikuj që janë botuar në libra, gazeta
e revista vendore e ndërkombëtare në gjuhën shqipe si dhe gjuhë të tjera
botërore qe mbetet një testament përjetësije.
Pushofsh
në paqe bashkëvëndësi ynë klinasi, dr. Rexhep Boja. Ngushellimet me te thella
per familjen Boja dhe miqte e shumtë të tij të panumërt.