Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Miqtë t'i ruajmë si sytë e ballit
E marte, 14.09.2021, 05:48 PM
Ndue Ukaj:
Një
udhëheqës i mirë kurrë s' mund të jetë ai që grindjet dhe konfiktet i ka parime
të punës e të veprimit politik. Sidomos kjo vlen për vende të vogla. Në rastin
tonë, ndërkaq, logjika e veprimeve të tillë politik mund të jetë fatale.
E
mjerisht, Kosova sot ka në krye të saj udhëheqës kryeneçë e të papërgatur, dhe
që udhëhiqen nga mendësia grindavece e konfliktuoze e ngjizur dhe formësuar
gjatë rrugëtimit të tyre si opozitë.
Pa
mundur ta tejkalojnë këtë mendësi, të tillët bëjnë çmos që t' i stimulojnë
grindjet e konfiktet politike si formë për të zotëruar e dominuar më tej
hapësirën publike.
Asnjë
mendje racionale s' mund ta besojë e as të arsyetojë se si Amerika, Gjermania,
Shqipëria e vendet tjera na qenkan kundër Kosovës e gjoja një aksh lideri po na
shpëtoka Kosovën. Këto janë marrina të pastra politike.
Në
të vërtetë "fajet" e këtyre keqkuptimeve duhen kërkuar të mahallat e
vogla politike në Prishtinë që intrigat dhe thashethemet i kanë ushqim politik,
e të cilave shpeshherë verbërisht u shërbejnë edhe mediat e ndihmuara nga
tallavat në rrjetet sociale.
Marrinat
e tilla politike s' kanë të bëjnë asgjë me interesa jetike të Kosovës, por
lidhen kryekëput me inteteresa për pushtet dhe ata që duan pushtet e dinë se
pushteti mbahet duke i mbajtë turmat e përndezura rreth tyre.
Por
për Kosovën - sot dhe nesër - raportet me Shqipërinë, Gjermaninë, Amerikën,
s'janë raporte të natyrës politike, siç mund të jenë raportet me shtetet tjera,
por raporte ekzistenciale, prandaj ruajtja e tyre është obligim dhe detyrim
shtetëror përballë historisë dhe sidomos përballë të ardhmës. Sepse ne vetë, në
kushtet e sotme globale, s' mund të ndërtojmë të ardhme në paqe e demokraci.
Prandaj, na duhen miqtë dhe ata duhet t' i ruajmë si sytë e ballit.