Mendime
Dedë Preqi: A do të ishte virusi një lloj ndëshkuesi
E diele, 12.09.2021, 09:42 AM
A DO TË ISHTE VIRUSI NJË LLOJ NDËSHKUESI
Nga
Dedë Preqi
Pse
po ndëshkohet njerëzimi në këtë mënyrë dhe po përballet i tëri me një armik, që
quhet Covid, i cili në përbërjen e vet posedon edhe grimca dhe bërthama të
tjera të rrezikshme, si Delta, MU dhe tjera, që po eksplodojnë njerëzimin mbarë
në gjitha këndet e botës.
Dhe
kjo formë pamvarësisht se si u arritë për të eleminuar njerëzimin në këtë
mënyrë, si duket edhe shkencëtarët do ta kenë vështirë të ia gjejnë fijen për
ta vërtetuar zanafillën, por nuk mund ta mohojmë ekzistencën e tij të dhunshme,
sa që do e pyesim vetën, si do të shpëtohet jeta njerëzore nga ndëshkimi i
këtij armiku.
Domethënja
bazë e shkakësisë, sipas së cilës asgjë nuk ndodh pa një shkak të ndërlidhur,
dhe sipas asaj se, çdo element i reales
organizohet sipas marrëdhënies të së pjesshmes ndaj të tërës, duke
u plotësuar në kuptime të veçanta të
formave dhe funksioneve të ndryshme, që pastaj hasen në kontekstet fizike,
kimike dhe biologjike, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ambientin njerëzor.
Pohimi
i shkencës ndaj këtij virusi jep teori dhe variante të gjëra dhe të ndryshme,
ku nisma e tyre i jep shumë dimensione vetë këtij pushtuesi, i cili është i
gatshëm në çdo moment për të na nënshtruar dhe ndëshkuar.
Por,
nuk do të ishte sikur e njëjta gjë që ndodh me energjitë natyrore, në një
zingjirë shkaqësh të domosdoshme dhe të përcaktuara, duke u formuar në një
mënyrë prej një materje që e formon këtë zingjirë në natyrë.
Ndërsa,
kjo situatë e fundit shihet qartë se, sikur ky lloj virusi dhe të tjerat po
drejtohen drejt një qëllimi të caktuar nga dora e vetë njeriut, duke e kthyer
vëmendjen nga gjërat njerëzore të çrregulluara, ose të organizuara gabim, deri
në atë pikë sa nuk është vështirë të përcaktosh një përgjegjës…
Kjo
do të thotë, nga ana tjetër, se njeriu në marrëdhëniet me natyrën nuk janë të
mira, apo kanë brenda vetës një lloj diference, kur njeriu mund ti përdor dhe
shfrytëzon burimet e saj për qëllime të parapërcaktuara, qëllime që mund të
jenë konstruktive, apo edhe shkatrrimtare.
Prandaj,
edhe natyra e merr domethënjën e vet përmes njeriut që ndërgjegjësohet me
veprimet e veta që i vendos në veprim, duke marrë mbi vete përgjegjësinë
përkatëse.
Dhe
a do të ishte virusi si një lloj ndëshkuesi ndaj njeriut në përporcion me
veprmet e tij ndaj natyrës, shfrytëzimi i tij agresiv me teknikat e zeza, që e
ndyejnë dhe e nxiejnë faqën e saj përditë e më shumë, për të cilën është vetë
njeriu përgjegjës dhe shkakëtarë i mundshëm i virusave dhe gjitha sëmundjeve
tjera, që e sulmojnë dhe e vëjnë, jo vetëm jetën njerëzore në rrezik, por edhe
florën e faunën në përgjithsi.